<b></b> Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

24.06.2022 07:37

Ngjarjet e ditës: 24 qershor 2022

10:00 – Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencë, ku do të lansohet punimi “Ide për diskutim: Sugjerime për Strategjinë e ardhshme të Punësimit”. (Hotel “Prishtina”)

10:00- Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së bashku me Institutin EdGuard organizon diskutimin publik për Projekt Ligjin për Tekste Shkollore . Në takim do të jetë prezente edhe Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci. (MASHT, kati i 4-të)

10:45 – Nënshkruhet marrëveshja tripalëshe në mes të DE të MFK-së, përfaqësuesve të Shoqatave të banorëve të Soliterëve dhe KE të NPB-së, për Projektin e Renovimit të Soliterëve. ( Selina qendrore e Millenium Foundation Kosovo)

12:00 – Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

12:00 – Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë mban konferencë për media lidhur me hapjen e kongresit “Nisma e Eksperteve shqiptar ne Emigracion për Rikthmin e TRURIT”, merr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. (Sëis Diamond-Prishtinë)

10:00 – Mbahet seanca plenare, në rend dite shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës)

10:00-16:00 – Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Hekurudha në Fushë Kosovë)

13:00 – Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) shqyrton kërkesën për dhënie të licencës për Furnizim me Energji Elektrike për “Drustvo Elektrosever”. (Zyrat e ZRrE-së)

13:00 – Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet (Pranë objektit të “Neëborn”)

Tjera nga autori:
1