<b>Linja e Jetës /</b> Shumë shtrenjtë psikologu, keq pa u konsultu me të

Linja e Jetës / Shumë shtrenjtë psikologu, keq pa u konsultu me të

11.05.2022 22:24

Shëndeti mendor mbetet një nga temat më tabu në Kosovë. Mungesa e vetëdijesimt të qytetarëve për kujdesin ndaj shëndetit mendor, ka bërë që shumë sulme paniku dhe episode depresioni të kalohen në heshtje.
Sipas Bind Skejës, bashkëthemelues i Linjës së Jetës, nuk është mungesa e vetëdijes kolektive ajo që po mungon, por mungesa institucionale. Pritjet e gjata në QKUK, për një konsultim me psikolog, kanë shtyrë shumë qyetetarë që t'i drejtohen institucioneve private, e ku një seancë kushton nga 20 deri në 50 euro, duke mos llogaritur edhe terapinë me medikamente.

"Një vizitë te psikologu një individi mund t'i kushtojë deri në 100 euro, ndërsa paga minimale në Kosovë është 170 euro", thotë Skeja. Ndoshta kjo është një nga arsyet pse kemi kaq shumë nevojë që të shkojmë te psikologu! Linja e jetës është qendër telefonike për parandalim të vetëvrasjes, që funksionon çdo ditë nga ora 10 e mëngjesit, deri në orën 2 pas mesnate. Thirrja është pa pagesë, në numrin 0800 12345.

Tjera nga autori:
1