<b>Me pec fytyrës: </b> Mjeku nga Shqipëria vjen në Kosovë me reklamë bizare seksuale

Me pec fytyrës: Mjeku nga Shqipëria vjen në Kosovë me reklamë bizare seksuale

25.05.2022 16:23

Një reklamë morbide seksiste dhe jashtëzakonisht pa shije, është lëshuar nëpër rrjete sociale duke paralajmëruar ardhjen e një doktori për ndërhyrje estetike nga Shqipëria, në një klinikë në Kosovë. 

Dr. Skerdi është emri i këtij doktori që një klinikë në Kosovë e ka ftuar për të kryer disa konsulta për operacione estetike. Por forma të cilën e kanë përdorur për të reklamuar ardhjen e tij është jashtëzakonisht seksiste. 

Doktor Skerdi që më shumë ngjan në një emër të ndonjë këngëtari nga Shqipëria sesa një doktor, shihet në këtë video promocionale duke ia mëshuar me “patëllxhan” në fytyrë, më saktësisht në hundë një gruaje. Patëllxhani si emotikon ose si shenjë në rrjete sociale, zyrtarisht ka konotacion seksual. 

Sipas përshkrimit të një punimi që merret me shpjegimin dhe domethënien e emotikonëve “Emoji Symbols: Background Data Background data for Proposal for Encoding Emoji Symbols”, i publikuar në vitin 2010, shpjegohet se patëllxhani ka kuptimin e penisit në gjuhën e shenjave në internet. 

Shenja e patëllxhanit debutoi në rrjete sociale në vitin 2010 dhe shpejt u bë një simbol për penisin. Sipas një artikulli “Among the New word”, të botuar në revistën amerikane “American Speech” shenja e patëllxhanit ka qenë më e përdorura në “Twitter” në vitin 2011. Viteve të fundit kjo shenjë apo siç njihet me shprehjen në gjuhën angleze “emoji” ka qenë disa herë më e përdorura në rrjete sociale dhe platforma të tjera të komunikimit. 

Përdorimi i kësaj shenje për të reklamuar vizitat dhe konsultat për vajzat dhe gratë kosovare është një nga reklamat më seksiste të para viteve të fundit në Kosovë. Për shumëkë mund të jetë edhe fyese.

Tjera nga autori:
1