<b></b> Ministri Latifi shtrihet urgjent në QKUK, i nënshtrohet një operacioni

Ministri Latifi shtrihet urgjent në QKUK, i nënshtrohet një operacioni

10.06.2022 07:32

Një operacioni urgjent i është nënshtruar mbrëmë në sallat e QKUK-së, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Latifi në orët e vona të së enjtes me urgjencë është drejtuar drejt QKUK-së me dhimbje nga apendiksi, apo siç njihet ndryshe “zorra qorre”.

Më këto simptoma, Ministri i Shëndetësisë, Latifi, i është nënshtruar një operacioni urgjent nga mjekët e QKUK-së.

Kështu ka bërë të ditur MSH-ja duke njoftuar se pas operacionit, gjendja e Latifit është stabile.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, është stabile. Ministri Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, nga apendiksi.”

Latifi është paraqitur mbrëmë në orët e vona me dhimbje barku në Emergjencën e QKUK-së. Pas ekzaminimeve radiologjike ai është pranuar në kirurgji ku është operuar nga mjekët. /Nacionale.com/

Tjera nga autori:
1