Javën që po e lëmë pas, Policia e Kosovës ka bërë me dije se janë gjithsej 20 raste të dhunës në familje, që kanë raportuar për këtë dukuri, gra e burra.
Gjatë ditës së sotme, gjithsej janë dy raste të dhunës në familje, në Prishtinë dhe Mitrovicë të Jugut. E në të dyja rastet, burrat në gjendje të dehur, kanë sulmuar gratë e tyre.
Ndërsa nga gjithsej 20 raste në qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës, gjatë intervalit një javorë, 18 nga to janë kur gratë e kanë pësuar dhunën psiqike e fizike, nga burrat e tyre apo edhe nga babai. Ndërsa dy rastet e tjera janë të përleshjes së vëllezërve.
Prishtina dhe Prizreni janë qytetet që prijnë me nga 4 raste, Gjakova me 3 ndërsa qytetet e tjera me nga një rast.
Në Gjakovë babë e djalë të cilët ishin në gjendje të dehur, janë përleshur në mes vete.
Përderisa, në Gjilan babai ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të moshës 21 vjeçare. E njejta është dërguar dhe vendosur në strehimore.
Në Prizren babi në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë një vajzë ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, ku me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Në Pejë, djali ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të tij të familjes. I njejti është dërguar në mbajtje. Në Gjakovë, vëllau ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëlluat të tij.
Raportet e papërpunuara të Policisë së Kosovës:
5 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj/ Prishtinë
5 qershor: Gruaja dhunohet psiqikisht nga burri i saj/ Mitrovicë e Jugut
4 qershor: Gruaja dhunohet fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Prizren
4 qershor: Babë e djalë janë përleshur mes vete/ Gjakovë
4 qershor: Vajza e mitur është sulmuar fizikisht nga babai i saj/ Leposaviq
3 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Prishtinë
3 qershor: Vajza 21 vjeçare sulmohet fizikisht nga babai i saj/ Gjilan
3 qershor: Vajza sulmohet fizikisht nga babai i saj/ Prizren
2 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj/ Fushë Kosovë
2 qeshor: Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Suharekë
2 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Gjakovë
2 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj/ Rahovec
1 qershor: Vajza sulmon fizikisht nënën e saj/ Prishtinë
1 qershor: Gruaja sulmohet nga burri i saj/ Prizren
1 qershor: Djali ushtron dhunë ndaj anëtarëve të familjes/ Pejë
31 maj: Gruaja sulmohet nga burri/ Prishtinë
31 maj: Arrestohet i dyshuari mashkull/ Gllogoc
31 maj: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Prizren
31 maj: Vëllau ka sulmuar fizikisht vëllaun/ Gjakovë
31 maj: Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Mitrovicë