<b></b> Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy familjarëve në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy familjarëve në Mitrovicën e Veriut

27.05.2022 08:46

E PËRDITËSUAR (10:40) - Është arrestuar një person i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti rajonal i Policisë, Besim Hoti.

Ai ka thënë se ngjarja tragjike kishte ndodhur brenda banesës, ku i dyshuari me thikë e ka lënduar vëllanë e pastaj edhe babain.

Përleshje në një familje në veri të vendit: Vdesin babë e bir

Në orët e hershme të mëngjesit në veri të Mitrovicës, ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku të vdekur kanë mbetur babë e bir.

Nacionale merr vesh se personi i dyshuar brenda familjes, ka therur me thikë duke lënë të vdekur vëllain dhe babain e tij.

Me të marrë informacionin, zyrtarët policorë në pjesën veriore të Kosovës, kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar.

Nacionale ka kontakuar me zyrtarët policorë në veriun e vendit, dhe atje zëdhënësi i policisë rajonale, Besim Hoti, ka konfirmuar rastin.

Hoti ka thënë se policia është në vendin e ngjarjes dhe se për motivet e rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë, ende nuk dihet.

Megjithatë, nga burime të Nacionales, e gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të familjarëvë mes vete, të familjes Bigoviq në veri të vendit. Aty u përfshinë disa anëtarë të familjes, ku djali ka sulmuar me thikë babain dhe pastaj vëllain.

Viktima u dërgua në spital, ku nga ana e mjekëve u konfirmua vdekja e tyre.

Nacionale shpejt do t’ju sjellë detaje të reja për këtë rast tragjik.

[E përditësuar 9:10]

Nacionale mëson se babai i vrarë është avokati Millan Bigoviq dhe djali i tij Uros.

Përderisa i dyshuari për vrasjen, është djali tjetër i familjes, 29 vjeçari, i cili është i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike.

Tjera nga autori:
1