Qyteti më i pëlqyer në Kosovë: Peja i rri në bisht Prizrenit, Ferizaji i rri në bisht Pejës - NACIONALE

Qyteti më i pëlqyer në Kosovë: Peja i rri në bisht Prizrenit, Ferizaji i rri në bisht Pejës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sondazhi i Ditës në Nacionale/Viber po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, ndërsa pyetja e sotme shkaktoi një mori reagimesh përkundër që nuk kishte të bënte asgjë me politikën ditore: “Cili qytet i Kosovës ju pëlqen më shumë?”

Nga 1786 vota të grumbulluara deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, pra për katër orë, qyteti më i pëlqyer nga qytetarët ishte Prishtina.

Në vend të dytë ishte – siç mund të merret me mend – Prizreni. Vendi i tretë, me jo shumë dallim nga Prizreni, ishte Peja megjithëse në bisht kishte Ferizajin me vetëm gjashtë vota më pak.

Qyteti më i papëlqyer në këtë dhjetëshe ishte Lipjani, i cili nuk mori vota në numra treshifrorë. Nuk e dimë pse admini (administratori) i grupit, Berat Buzhala, vendosi ta fuste qytetin e vogël në periferi të Prishtinës mes kandidatëve për qytetin më të pëlqyer. Sidoqoftë, pakënaqësitë shtriheshin më gjerë se sa te Lipjani.

Te komentet pati shumë ankesa për mos-përfshirjen e qyteteve të tjera në këtë sondazh. Është fjala për Malishevën, Vushtrrinë, Rahovecin etj. Mund të ju themi se Viberi lejon vetëm 10 opsione/qytete si mundësi, siç ishte edhe përgjigja e administratorit ndaj një komenti.

Një keqkuptim i madh lindi në grup, megjithatë, në lidhje me pyetjen. Përkundër natyrës subjektive të saj (pëlqimi), shumica e komentuesve – e si duket edhe votuesve – e kuptuan sondazhin si një përzgjedhje të qytetit më të mirë në Kosovë.

Po për ju, cili është qyteti më i pëlqyer i Kosovës?

Për të votuar, ju ftojmë të klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme