Dhuna në familje, nga java në javë ka filluar të bëhet edhe më shqetësuese. Kjo pasi që rastet e raportimit për këtë fenomen, po shkojnë duke u rritur.
Vetëm gjatë kësaj jave në qytete e fshatra të ndryshme të vendit, janë raportuar 40 raste të dhunës në familje. Ku thuajse në të gjitha rastet e lajmëruara, viktima të dhunës janë gratë.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, veç gjatë ditës së sotme janë raportuar 10 raste.
8 nga këto raste janë kur gratë janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre. Ndërsa njëri rast, është kur djali ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, si dhe një djalë tjetër ka sulmuar fizikisht nënën dhe dy motrat e tij.
Përderisa gjatë ditëve të tjera, në Prizren djali ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, një tjetër nënë dhe motrat e tij.
Në Suharekë djali ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Në Zveçan, nënë ka raportuar se ia kanë sulmuar fizikisht dy djemë vajzën e saj.
Dhe një rast tjetër në Prishtinë, ku vajza dhe burri i saj kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës në Prishtinë.
Raporti i plotë i PK-së:
19 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Lipjan
19 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Graqanicë
19 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Obiliq
19 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj/ Kaçanik
19 qershor: Djali ka sulmuar fizikisht prindërit e tij/ Prizren
19 qershor: Nëna dhe vajzat e saj janë sulmuar nga djali/ Prizren
19 qershor: Nëna është sulmuar fizikisht nga djali i saj/ Prizren
19 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Prizren
19 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Gjakovë
19 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj/ Mitrovicë
18 qershor: Djali ka shkaktuar dhunë në familjë/ Prizren
18 qershor: Burrë e grua janë përleshur mes vete/ Dragash
18 qershor: Djali ka sulmuar fizikisht babain/ Suharekë
18 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj/ Rahovec
17 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj/ Prizren
17 qershor: Burrë e grua janë përleshur mes vete/ Gjakovë
17 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Malishevë
17 qershor: Një grua është sulmuar fizikisht nga dy burra/ Zveçan
16 qershor: Nëna është sulmuar fizikisht nga vajza dhe burri i saj/ Prishtinë
16 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Deçan
16 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Istog
16 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Skenderaj
16 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Mitrovicë e Veriut
15 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Fushë Kosovë
15 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Graqanicë
15 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Obiliq
15 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Prishtinë
15 qershor: Është arrestuar mashkulli kosovar/ Prishtinë
15 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Prizren
15 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Rahovec
15 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Gjakovë
15 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Malishevë
15 qershor: Nëna është sulmuar fizikisht nga djali i saj/ Mitrovicë
14 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga një mashkull/ Prishtinë
14 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Prishtinë
14 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Prishtinë
14 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga dy burra/ Prizren
14 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga një burrë/ Pejë
14 qershor: Gruaja është kanosur nga burri/ Malishevë
14 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Mitrovicë e Jugut