Shumë ngacmime në shkollat kosovare, podcast me kryetarin e nxënësve të Kosovës - NACIONALE

Shumë ngacmime në shkollat kosovare, podcast me kryetarin e nxënësve të Kosovës

1 vit më parë

nga Anita Nikaj

Shkollat e mesme në Kosovë, ende përballën më shumë probleme esenciale.

Sipas Denis Krasniqit, nxënës në shkollë të mesme dhe njëherit kryetar i Këshillit të Nxënësve të Kosovës, ka treguar për problemet më të cilat ai dhe çdo nxënës përballet çdo ditë.

“Mungesa e kurrikulave të duhura, bullizimi nga arsimtarët që iu behët nxënësve, bullizimi i vetë nxënësve nga shokët e tyre, mungesa e hapësirave të sigurta për nxënës, ka bërë që të mos na shkohet në shkollë”, thotë Krasniqi.

Ajo se çfarë është edhe më shqetësuese për Denisin dhe bashkëmoshatarët e tij, janë profesorët ngacmues.

Sipas një publikimi të bërë nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës, 34% e mësimdhënësve në shkollat e mesme kanë ngacmuar seksualisht se paku një herë nxënësit e tyre.

Po ashtu përballja më ankthin, stresin e depresionin ka shtyrë më shumë se 50% të nxënësve të konsumojnë cigare brenda hapësirave të shkollës, thekson hulumtimi.

Lajme të ngjashme