<b></b> A jeni meraklinj të Counter Strike? Më 14 maj në Kosovë fillon turneu për CS:GO

A jeni meraklinj të Counter Strike? Më 14 maj në Kosovë fillon turneu për CS:GO

25.04.2022 21:49

Dje u shënua një fitore e rëndësishme në e-sport për Kosovën. Ekipi i Kosovës u kualifikua për garën elitare të Counter Strike, një video lojë mjaft e popullarizuar nga të rinjtë në Kosovë.

XPortal E-sport ka njoftuar sot që së shpëjti fillon edicioni i dytë në sportet virtuale.

"Bashkangjituni për kualifikimet online nga 14 maji, ndërsa LAN nga 27 Maji!”, kanë shkruar ata.

Ata kanë treguar se këtë vit, XP Game Fest vjen me katër turne. Ndërkaq, vëmendja kryesore do të jetë në lojën më të luajtur në Kosovë, CS:GO.

“Këtë vit përsëri vëmendja do të jetë në lojën më të luajtur dhe më të shikuar në Kosovë, CS:GO, ku janë ftuar ekipet më të mira të vendit, e disa edhe të rajonit. Për fund, do të ketë edhe Kualifikime Online”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që djelmoshat kosovarë nga ekipi Bad News Eagles gjatë ditës së djeshme kanë arritur ta mposhtin skuadrën çeke, Sinners, duke u kualifikuar kësisoji për herë të parë në një kompeticion të madh siç është ai që do të zhvillohet ne Antwerp të Belgjikës gjatë datave 9-22 maj, PGL.

Skuadra e BNE-së përbëhet nga lojtarët Flatron Halimi, Dionis Budeci, Genc Kolgeci, Sener Mahmuti dhe Rigon Gashi, si dhe të udhëhequr nga trajneri Klesti Kola. BNE zhvilloi sot lojën e pestë dhe vendimtare, duke arritur ta sigurojë kualifikimin në rundin e fundit për rezultatin përfundimtar 2:1.

PGL është kompeticioni më i rëndësishëm në botë për CSGO dhe që këtë vit mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Për të ardhur deri këtu, ekipi kosovar mposhti ekipin nga Rusia, Entropiq në në ndeshjen e parë më 21 prill.

Mirëpo, kosovarët u mposhtën në dy ndeshjet e radhës, fillimisht nga ekipi NIP nga Suedia dhe G2, para se të triumfonin në dy përballjet e radhës.

Gjithsesi, në lojën e tretë, Bad News Eagle mposhtën rivalët nga Rusia, ASG, derisa sot u treguan te fortë për Sinners nga Çekia

Ndërkaq, nërundin e parë të zhvilluar në 'Mirage', BNE e filloi keq duke humbur me rezultat 16-10, pastaj filloi këndellja që pasoi me një debakël në 'De_Nuke', ku i mposhtën me epërsi të thellë 16:6.

Në rundin e fundit ishte lojë shumë e nxehtë dhe taktike. Sinners po avanconte në fillim, por një rikthim në çastet e fundit të ndeshjes nga djelomshat tonë, bëri që takimi të fitohet me rezultat të ngushtë 16:14

Kujtojmë se fituesi i garës në Antwerp fiton plot 500 mijë euro, por shuma totale që ndahet për ekipet është një milionë euro. 

Partner sponsorisues i BNE-së është kompania Gjirafa, e cila ka qenë përkrahësja kryesore e ekipit kosovar në rrugëtimin drejt këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

Tjera nga autori:
1