<b></b> Brightoni e turpëron Man Unitedin dhe e lë përfundimisht jashtë Ligës së Kampionëve

Brightoni e turpëron Man Unitedin dhe e lë përfundimisht jashtë Ligës së Kampionëve

07.05.2022 20:21

Brighton ka bërë befasinë ditën e shtunë duke shënuar fitore shumë të thellë në shtëpi ndaj Manchester Unitedit.

Brighton triumfoi me rezultat të thellë 4:0, në kuadër të xhiros së 36-të në Premierligë.

Pas vetëm 15 minutave lojë, Moises Caicedo realizoi një eurogol nga distanca që t'i jep epërsinë vendasve, rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.

Brighton në përgjithësi ishte skuadër shumë më e mirë dhe me plotë meritë e mbylli në avantazh rezultatin, të cilin pastaj e thelloi në 45 minutëshin e dytë.

Kur pritej që "Djajtë e Kuq" të këndellen dhe të bëjnë ndonjë përmbysje, Brighton vazhdoi me lojën e bukur duke iu shënuar edhe tre herë tjera.

Pas vetëm katër minutave të pjesës së dytë, Marc Cucurella realizoi gol të bukur me një super gjuajtje nga afërsia pas një asistimi të Trossard (49').

Nga një aksion shumë i shpejtë përfitoi Trossard që dhuroi një tjetër asistim, këtë herë te Gross që shënoi lehtësisht në portën e De Geas (58').

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë, Brighton kompletoi pokerin përmes Trossard, që edhe pas rishikimit të VAR-it, doli që nuk kishte prekje të topit me dorë pavarësisht dyshimeve në shikim të parë.

Man United gjeti golin përmes Edinson Cavanit, por rezultoi që ishte pozitë jashtë loje, andaj u anulua.

Me këtë humbje, Man United edhe matematikisht më nuk ka gjasa të ‘luftojë’ për pozitën e katërt, pasi renditët në pozitën e gjashtë me 58 pikë, derisa Brighton ngritët në pozitën e nëntë me 47 sosh.

Në ndeshjen e radhës njëkohësisht të fundit për Unitedin do e zhvillojnë si mysafir i Crystal Palace, derisa Brighton do udhëtojë të përballet me Leeds.

Tjera nga autori:
1