Serie A

LIVE:

Milan me mund triumfon ndaj Cagliarit, Koke hero për Atleticon

Cagliari 0:1 AC Milan (Bennacer 60')

Rayo Vallecano 0:1 Atletico Madrid (Koke 49')

Përditësuar 4 muaj më parë

<b></b> Milan me mund triumfon ndaj Cagliarit, Koke hero për Atleticon

Koke hero për Atleticon, triumfon me vështirë te Vallecano

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

22:52

4 muaj më parë

22:52

Atletico Madrid ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Rayo Vallecano.

"Los Rijoblancos" triumfuan me rezultat minimal 0:1. Golin e vetëm në takim, e shënoi mesfushori Koke pas një asistimi të bukur të Joao Felix.

Pas kësaj fitore, Atletico ngritët në pozitën e tretë me 54 pikë, derisa Vallecano renditet në pozitën e 13-të me 32 sosh.

 

Renditja tabelore

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

22:38

4 muaj më parë

22:38

AC Milan me këtë fitore rrit distancën në krye me 66 pikë, tre më shumë se pozita e dytë, Napoli, derisa Cagliari qëndron në pozitën e 17-të me 25 sosh

Mbyllet ndeshja - AC Milan largohet me pikët e plota

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

22:37

4 muaj më parë

22:37

AC Milan ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e vështirë ndaj Cagliarit. Pavarësisht që dominuan në tërë ndeshjen, rezultati përfundimtar doli të jetë 0:1.

Eurogoli i Ismael Bennacer në stilin vollej i dhuron Milanit fitoren në këtë takim, që doli të jetë i vështirë.

Katër minuta e ndajnë Milanin nga fitorja

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

22:32

4 muaj më parë

22:32

90' - AC Milan është shumë pranë të arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Cagliari. Kanë mbetur vetëm katër minuta shtesë, që i ndajnë "Rossonerët" nga fitorja.

Skuadra e Stefano Piolit ishte gjatë tërë ndeshjes më e mirë se Cagliari dhe ka mundur shumë lehtë të shënonte edhe disa herë të tjera, nëse portieri vendas nuk do bënte disa super pritje.

Më pak se 15 minuta të mbetur, Milan afër fitores

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

22:20

4 muaj më parë

22:20

78' -  AC Milan vazhdon të dominojë edhe pas golit të shënuar ndaj Cagliarit. "Rossonerët" kanë shtuar presionin në sulm dhe janë duke provuar të gjejnë golin e 'qetësisë'.

Ndërkohë, vendasit përfituan nga një kundëraksion me Pedron që kishte një rast të shkëlqyeshëm, por që mbrojtja e Milanit ishte në vendin e duhur dhe arritën ta largojnë topin në momentin e fundit.

Eurogol nga Bennacer, Milan në epërsi

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

22:04

4 muaj më parë

22:04

AC Milan ka kaluar në epërsi ndaj Cagliarit pas plotë 60 minutave lojë.

Ishte mesfushori Ismael Bennacer që kaloi "Rossonerët" në epërsi, pas një asistimi të shkëlqyer nga Olivier Giroud (60').

Francezi ktheu topin për Bennacer që me një goditje vollej la të ‘shtangur’ portierin vendas.

 

Fillon pjesa e dytë

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

21:48

4 muaj më parë

21:48

46' - Ka nisur pjesa e dytë e takimit mes Genoas dhe Milanit. Meqenëse në 45 minutat e parë, dy skuadrat dështuan të gjenin golin, tani do mundohen që të gjejnë golin.

Mbyllet pa gola pjesa e parë

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

21:32

4 muaj më parë

21:32

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola ndërmjet Cagliarit dhe AC Milanit.

Dy skuadrat zhvilluan lojë të shpejtë me Milanin që ishte më e mirë në fushë në të gjitha aspektet.

Olivier Giroud dhe Brahim Diaz kishin disa raste të arta, që nuk i konkretizuan.

Ndërkohë, Cagliari në këtë pjesë nuk arriti të bënte ndonjë gjuajtje në kornizë të portës, mirëpo provoi përmes kundëraksioneve disa herë.

Lojë e zbehët - dy skuadrat në kërkim të golit

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

21:20

4 muaj më parë

21:20

32' - Kanë mbetur më pak se 15 minuta para se të mbyllet pjesa e parë dhe ende nuk ka gola në sfidën mes Cagliarit dhe Milanit.

Dy skuadrat tani janë duke zhvilluar lojë më të zbehët, me më pak raste shënimi. Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli vazhdon të jetë më agresive dhe tenton më shumë në portën e vendasve, por deri me tani kanë qenë të pasuksesshëm.

Dominim i plotë i Milanit, por ende pa gola

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

21:06

4 muaj më parë

21:06

20’ - Kanë përfunduar 20 minutat e parë të takimit Genoa - AC Milan. "Rossonerët" kanë dominuar në çdo aspekt, por që nuk arritën assesi të shënojnë.

Rastin më të mirë e kishte Olivier Giroud që dështoi nga gjashtë metra distancë, por afër të shënonin ishin edhe Brahim Diaz dhe Franck Kessie.

Rast i artë për Milanin, Giroud dështon nga gjashtë metra distancë

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

20:56

4 muaj më parë

20:56

7' - AC Milan e ka nisur në mënyrë fenomenale takimin ndaj Cagliarit. "Rossonerët" menjëherë kanë nisur me aksione të bukura dhe kishin një rast të artë pas vetëm shtatë minutave.

Sulmuesi Olivier Giroud ka humbur një rast të rrallë, duke dështuar të shënonte vetëm nga gjashtë metra largësi prej portës edhe pse ishte e zbrazur.

 

Nis ndeshja: Cagliari - AC Milan

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

20:46

4 muaj më parë

20:46

1' - Ka nisur ndeshja mes Cagliarit dhe AC Milanit

Pavoletti: Jemi të përgatitur, shpresoj të shënoj ndaj Milanit

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

20:38

4 muaj më parë

20:38

Sulmuesi i Cagliarit, Leonardo Pavoletti ka folur për "Sky Sport" para se të nis përballja ndaj Milanit.

Pavoletti beson se janë përgatitur në mënyrën më të mirë dhe shpreson që të gjejë sërish golin ndaj "Rossonerëve".

"Zhvilluam dy ndeshje të këqija, por ndodh, e dinim që së shpejti ose më vonë humbjet duhet të vinin. Kemi mësuar dhe jemi përgatitur në mënyrën më të mirë për Milanin".

"Shpresoj që të shënoj sërish, është e rëndësishme që dikush të shënon për Cagliarin. Pastaj nëse e bëjë unë, do jem i lumtur"

Saelemakers: Do jetë ndeshje e vështirë, duam tre pikët

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

20:15

4 muaj më parë

20:15

Pak para se të nis ndeshja ndaj Cagliarit, ylli i AC Milanit, Alexis Saelemakers ka folur për “MilanTV”.

Saelemakers theksoi se do jetë ndeshje e vështirë, por janë të përgatitur mirë dhe duan pikët e plota.

“Do jetë ndeshje e vështirë, Cagliari ka ardhur për fitore. Ne jemi gati, të përgatitur mirë dhe me mentalitetin e duhur. Do provojmë të marrim këto tre pikë”, deklaroi shkurtimisht ai.

Formacionet zyrtare:

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

19:45

4 muaj më parë

19:45

Cagliari e nisi me këtë formacion:

Cagliari (3-4-2-1) - Cragno; Goldaniga, Lovato, Altare; Bellanova, Grassi, Dalbert, Likogiannis; Marin, Pedro; Pavoletti 

Ndërsa, trajneri i Milanit, Stefano Pioli iu ka besuar kësaj 11-she:

 

AC Milan do vetëm fitore - Cagliari synon befasinë

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

19:44

4 muaj më parë

19:44

AC Milan do jetë mysafir i Cagliarit, ndeshje interesante e vlefshme për xhiron e 30-të në Seria A.

“Rossonerët” kërkojnë vetëm fitore ngase kanë një objektiv këtë edicion – titullin kampion.

Ndërkohë, Cagliari do provojë që të nxjerrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

1
1