Agjenti i famshëm i futbollit, Mino Raiola, ka vdekur në moshë 54 vjeçe. Një gjë të tillë e ka bërë publike vetë familja e tij përmes profilit zyrtar të rrjetit social Twitter.
— Mino Raiola (@MinoRaiola) April 30, 2022
Ai u raportua që kishte vdekur para dy ditësh nga mediat italiane, por një gjë të tillë më vonë e pati hedhur poshtë vetë i ndjeri Raiola me anë të një shkrese gjithmonë në Twitter.
Mediat më të mëdha italiane dhe ato botërore raportuan të enjten paradite se Raiola vdiq sot në moshën 54-vjeçare.
Por Raiola e ka mohuar lajmin përmes një shkrimi në Twitter.
“Gjendja ime e tanishme shëndetësore për ata që po pyesin: i mllefosur, hera e dytë brenda katër muajve që më vrasin mua. Duket se janë në gjendje edhe të më ringjallin”, shkroi 54-vjeçari.
__________________________________________________________
__________________________________________________________
Mediat më të mëdha italiane dhe ato botërore raportuan të enjten paradite se Raiola vdiq sot në moshën 54-vjeçare.
Megjithatë, lajmi nuk ishte konfirmuar nga familja e Raiolës dhe spitali në Milano, ku ai është shtruar kohëve të fundit, e ka mohuar lajmin.
“Ai është në gjendje të rëndë, por ende gjallë”, thuhet në njoftimin e spitalit, sipas mediave italiane.
______________________________________________________
______________________________________________________
Mediat italiane: Vdes Mino Raiola
Ka vdekur Mino Raiola, menaxheri më i famshëm i lojtarëve në botën e futbollit, pas një sëmundjeje të shkurtër.
Ai vdiq të enjten në moshën 54-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të shkurtër, njoftojnë mediat italiane.
Nuk është e qartë se nga çfarë vuante Raiola, por në janar ishte raportuar se ai ishte pranuar urgjentisht në spitalin e Milanos. Këto raportime u mohuan më vonë nga ekipi i tij, i cili kishte këmbëngulur se supermenaxheri ndodhej në spital vetëm për një vizitë procedurale.
Raiola ka qenë menaxheri më i famshëm i futbollistëve në dekadat e fundit, duke i pasur nën menaxhim yjet si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Mario Balotelli, Erling Haaland dhe Matthijs de Ligt.
Ai u lind më 4 nëntor, 1967 në Nocera Inferiore të Italisë, por u zhvendos në Holandë në moshën njëvjeçare.
Babai i tij kishte hapur piceri dhe Raiola kishte vendosur t’iu ndihmonte prindërve duke u përkushtuar si kamerier.
Ai i fliste shtatë gjuhë: holandisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht dhe italisht.
Për punën e tij si kamerier, Raiola njihej me nofkën “kryekuzhinier i picës”, derisa një ditë ai duke qeshur tha: “kurrë në jetë s’kam bërë picë”.
Dashuria për futbollin e shtyu që në moshën 20-vjeçare të bëhej shef i sektorit të rinjve në Haarlem, para se ta merrte rolin e drejtorit sportiv në klubin holandez.
Pasi e themeloi kompaninë e vet, ai nisi të kujdesej për interesat e futbollistëve, duke i marrë nën menaxhim shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe shumë talente të reja.