<b></b> “E kemi Messin mbrapa” - Si e përdorën Messin shefi i federatës spanjolle dhe Pique për interesat e veta

“E kemi Messin mbrapa” - Si e përdorën Messin shefi i federatës spanjolle dhe Pique për interesat e veta

19.04.2022 14:53

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e nisën një ofensivë të përbashkët për ta ndryshuar kalendarin sezonal në mënyrë që t’ia përshtatnin atë interesave të veta biznesore.

Për ta caktuar zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, atyre iu desh ta lironin një javë të ndeshjeve të La Ligës në janar, për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në vendin e Lindjes së Mesme në gusht, një muaj në të cilin ishte zhvilluar për dekada të tëra.

Të dy e përpiluan një strategji për ta fituar përkrahjen e Shoqatës së Futbollistëve të Spanjës (AFE).

Në dokumentet e siguruara nga El Confidencial, Rubiales dhe Pique ishin pajtuar për ta përdorur imazhin e Barcelonës dhe të superyllit argjentinas Lionel Messi për ta arritur synimin e vet.

Për zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite në janar nevojitej edhe drita e gjelbër nga kryetari i Shoqatës së Futbollistëve të Spanjës. David Aganzo.

Sipas El Confidencial, për ta pasur Aganzon në anën e tyre, Rubiales dhe Pique e bindën Messin ta bëjë një video përkrahëse dhe t’ia dërgojë atë shoqatës për shkak të një zënke që kishte me një shoqatë tjetër të futbollistëve, Futbolistas ON.

“E kemi Messin mbrapa nesh”, ishte mburrur Pique para shefit të futbollit spanjoll.

Pique më 10 prill 2019: “Aganzo ka disa ditë që më kërkon për një video përkrahëse për AFE-në, sepse natyrisht është... këta tipat nga Futbolistas ON, shoqata tjetër që [presidenti i La Ligas Javier] Tebas po e themelon... dhe ai po ma kërkon një video. Pra, mund t’i them, ‘dëgjo njeri, vazhdoni me kalendarin e federatës e kështu... dhe do të ta dërgoj videon. Tani do të ta dërgoj videon’. Dhe do t’ia dërgoj videon dhe do t’i them, ‘dëgjo, vazhdojmë me federatën, është shumë mirë’. Nuk e di se çfarë do të thotë ai. Ne e kemi edhe Leo Messin me neve po ashtu, ai do t’ia dërgojë atij një video. Prandaj nga Barcelona ne mund të themi se është një mesazh nga të gjithë kapitenët”.

El Confidencial raporton se federata spanjolle dhe kompania e Piques, Kosmos, punuan së bashku për ta organizuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

Është zbuluar se federata spanjolle e nënshkroi një marrëveshje që garantonte 40 milionë euro për çdo edicion të Superkupës së Spanjës që do të mbahej në Arabinë Saudite. Nga kjo marrëveshja, kompania e Piques do t’i fitonte nga katër milionë euro për çdo edicion të garës në një periudhë prej gjashtë viteve, që në përgjithësi i bie 24 milionë euro.

Tjera nga autori:
1