<b></b> E konfirmon zëdhënësi - Ballkani është ankuar në Komisionin Disiplinor për ndeshjen ndaj Ulpianës

E konfirmon zëdhënësi - Ballkani është ankuar në Komisionin Disiplinor për ndeshjen ndaj Ulpianës

24.04.2022 18:46

FC Ballkani ka dërguar ankesë zyrtare në Komisionin Disiplinor të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për ndeshjen ndaj Ulpianës, duke kërkuar fitore ngase skuadra vendase kishte futur në lojë një lojtar që ishte i suspenduar, kështu ka deklaruar zëdhënësi i klubit, Jetullah Kuqi për Gazetën Nacionale.

Ulpiana dje bëri befasinë duke arritur ta ndal Ballkanin, duke barazuar me rezultat 1:1.

Qerimi hapi serinë e golave pas 20 minutave duke kaluar vendasit në avantazh, por ishte Korenica që pastaj barazojë rezultatin.

Tutje, Ballkani provojë të arkëtonte pikët e plota, por assesi nuk arriti ta ‘thyejë’ mbrojtjen e Ulpianës.

Sidoqoftë, me këtë barazim, pavarësisht që mbetet në krye, nuk është ndarë e kënaqur skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, të cilët kanë dërguar ankesë zyrtare në Komisionin Disiplinor.

Sipas tyre, Ulpiana ka futur në lojë një lojtar, që ishte i suspenduar dhe këtë e ka konfirmuar zëdhënësi për media, Jetuhall Kuqi për Gazetën Nacionale.

“Po, ne kemi dërguar ankesë zyrtare në Komisionin Disiplinor shkaku që Ulpiana ka futur një lojtar që nuk ka pasur të drejtë të luajë”, tha shkurtimisht ai.

Pavarësisht vetëm një pikë të fituar në atë takim, "Xhebrailat" marshojnë drejt titullit të parë në histori të klubit, duke pasur 64 pikë, nëntë më shumë se Drita, që zë pozitën e dytë.

Në rast që Komisioni Disiplinor e mbështet ankesën e Ballkanit, atëherë më shumë gjasa, Ballkani do t'i regjistrohet ndeshja si fitore, ku si pasojë, pastaj do ketë 66 pikë.

Vendimi i Komisionit Disiplinor do bëhet zyrtar në ditët e ardhshme.

Tjera nga autori:
1