Kompletohen çiftet e katërshes më të mirë në Superligën e Kosovës në Basketboll

Kompletohen çiftet e katërshes më të mirë në Superligën e Kosovës në Basketboll

05.05.2022 13:15

Tashmë është bërë e ditur edhe skuadra e katërt pjesëmarrëse në katërshen më të mirë në Superligën e Kosovës në Basketboll. Sigal Prishtina i është bashkuar Golden Eagle Yllit, Trepçës dhe Pejës kështu për t’i konfirmuar çiftet e gjysmëfinales.

Golden Eagle Ylli ishte skuadra me rekordin më të mirë në ligë e cila fitoi një biletë direkët për në gjysmëfinale, së bashku me vendin e dytë që ishte Trepça.

Ndërsa skuadrat si Peja, Sigal Prishtina, Prizreni-16 dhe Bashkimi, i duhej të luftonin për dy vende tjera. Rregulli në Superligën e Kosovës thotë se skuadra e pozitës tre ndeshet me pozitën gjashtë dhe pozita e katërt ndeshet me vendin e pestë.

Pra, u takuan KB Peja vs KB Bashkimi dhe Sigal Prishtina vs Prizreni-16. Ndeshjet u luajtën në formatin e tre ndeshjeve, cila fiton dy ndeshje e para siguron vendin në gjysmëfinale.

KB Peja e kaloi lehtësisht me rezultat 2:0, duke e mposhtur në ndeshjen e parë në shtëpi me 24 pikë diferencë 94:70, e në Prizren i mjaftoi ta fitonte ndeshjen me vetëm dy pikë diferencë me rezultat 77:75.

Pak më të vështirë e pati skuadra e kryeqytetit të cilës iu deshën tri ndeshje për të kaluar tutje. Gjithçka filloi keq për Prishtinën ku në ndeshjen e parë në Prizren e humbën me rezultat 95:87, por pika e kthesës ishte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ku në një ndeshje mjaftë të nxehtë, Sigal Prishtina arriti të triumfojë me rezultat 98:89, me çka siguroi edhe një ndeshje të tretë për t’i shtuar mundësitë për gjysmëfinale. Ndeshja e tretë e zhvilluar dje, 4 maj, ishte një nga ato ndeshjet me taktizime të shumta e me mbrojtje të fortë nga të dy anët, ku triumfues dolën prishtinasit me rezultat të ngushtë 71:68, kështu duke kompletuar çiftet gjysmëfinale.

Më të dalluarit për kryeqytetasit në këtë seri pas tri ndeshjeve ishin vëllezërit Jetmir dhe Lejson Zeqiri me ndihmën e Meriton Ismailit dhe Jan Palokajt.

Ndërsa tek skuadra tjetër e kualifikuar në gjysmëfinale më të dalluarit ishin Darius Washington me ndihmën e Courtney Fells e Stephen Maxwell.

Çiftet gjysmëfinale janë sipas renditjes tabelore, ku takohen Golden Eagle Ylli me Sigal Prishtinwn dhe Trepça me Pejwn.

Për dallim nga ndeshjet paraprake, gjysmëfinalet dhe finalet zhvillohen me nga pesë ndeshje, ku skuadra e cila arrin tri fitore e para shkon tutje.

Favoritë për të triumfuar natyrisht se janë Golden Eagle Ylli me një sezon fantastik, por që edhe Peja e Trepça janë arrë e fort dhe cila do që të shkojë në finale do të rivalizojë denjësisht finalistin tjetër. Skuadra kryeqytetit nuk llogaritet si skuadër e cila mund të triumfojë të paktën në letër, për shkak që krejt në ndeshjet e fundit arritën në formën më të mirë e të sigurojnë një vend në Play-off. Ashtu kështu ka bërë befasinë duke eliminuar një nga skuadrat me sulmin më të mirë në ligë, KB Prizrenin-16 me një rikthim nga 1:0 në 2:1 ne ndeshje të fituara.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen në fundjavë, ku më 7 maj përballen KB Golden Eagle Ylli vs KB Prishtina me fillim prej 20:30 në Palestrën ’13 Qershori’ në Suharekë, ndërsa ndeshja tjetër mes KB Trepçës e KB Pejës zhvillohet më 8 maj me fillim nga ora 17:15 në Palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë.

Përgatiti: Vivianit Gërguri

Tjera nga autori:
1