<b></b> “Kemi një rezultat për ta ndrequr” - Mohamed Salah gëzohet që Liverpooli e pret Real Madridin në finale

“Kemi një rezultat për ta ndrequr” - Mohamed Salah gëzohet që Liverpooli e pret Real Madridin në finale

05.05.2022 10:39

Mohamed Salah ka thënë e Liverpooli e ka një rezultat për ta ndrequr me Real Madridin, pasi gjiganti spanjoll e siguroi finalen e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve pas fitores me rikthimin mahnitës kundër Manchester City të mërkurën.

Finalja e këtij viti në garën më prestigjioze do të jetë përsëritje e finales së vitit 2018.

Salah e kishte braktisur fushën me lot në sytë para katër viteve, pas një rrëzimi të keq si pasojë e një ndërhyrjeje të Sergio Ramosit ndaj tij.

Reali ia doli ta fitojë titullin me një fitore 3:1 atë vit.

“E kemi një rezultat për ta ndrequr”, shkroi Salah në rrjetet sociale, menjëherë pasi Real Madridi e eliminoi Cityn me rezultat të përgjithshëm 6:5.

Liverpooli e siguroi finalen e këtij sezonit në Ligën e Kampionëve duke e mundur Villarrealin me rezultat të përgjithshëm 5:2 nga dy ndeshje gjysmëfinale.

Pas ndeshjes së kthimit të martën, Salah kishte thënë: “Dëshiroj të përballem me Real Madridin. Ne humbëm në finale kundër tyre, prandaj dua të luaj kundër tyre dhe shpresoj ta fitojmë trofeun kundër tyre”.

Liverpooli, i cili ka një pikë më pak se City në garën për titull në Premierligë, përballet me Tottenhamin të shtunën. City takohet me Neëcastle të dielën dhe Pep Guardiola ka thënë se lojtarëve të tij do t’iu duhen dy ditë kohë për t’u pajtuar me fatin e tyre pas fitores dramatike të Real Madridit në castet të fundit, që i eliminoi ata nga gara.

“Neve na duhen një apo dy ditë por ne do të ngrihemi përsëri, do të çohemi në këmbë”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Ne duhet ta bëjmë këtë. Ne bëmë gjithçka që mundëm. Ne ishim shumë, shumë afër, por në fund nuk ia dolëm.”

I pyetur nëse kjo ishte nata e tij më e vështirë në futbollin evropian si trajner, Guardiola u përgjigj: “Kam pësuar disfata të rënda në Ligën e Kampionëve edhe më parë. Si Barcelona kundër Chelseat kur i zhvilluam dy ndeshje të jashtëzakonshme por nuk ia dolëm të arrijmë në finale. Por, po, është e vështirë. Nuk mund ta mohojmë.”

Tjera nga autori:
1