Kombëtarja

LIVE:

Trajneri i Kosovës Giresse: E rëndësishme të njoftohem me lojtarët fillimisht, derën s'ia mbyll askujt

Përditësuar 4 muaj më parë

Trajneri i Kosovës Giresse: E rëndësishme të njoftohem me lojtarët fillimisht, derën s'ia mbyll askujt

Çfarë mësuam nga konferenca e parë e Giresses

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

12:28

4 muaj më parë

12:28

Giresse, 69 vjeç, ishte i sinqertë në konferencën e tij të parë si trajner i Kosovës, duke thënë se fillimisht dëshiron vetëm të njoftohet me futbollistët që i ka në dispozicion dhe të punojë për t'i bindur futbollistët me origjinë shqiptare ta zgjedhin Kosovën para kombëtareve të tjera evropiane ku janë rritur.

Ai është i vetëdijshëm se do ta ketë të vështirë këtë dhe se i duhet ta luajë futboll bindës me Kosovën për t'i joshur ata të vijnë.

Ai po ashtu këmbënguli se asnjë futbollistë nuk e ka të mbyllur derën në ekipin kombëtar nën udhëheqjen e tij, duke e lënë të hapur mundësinë e kthimit të Leart Paqaradës së St. Paulit.

Mbrojtësi i majtë, i vetmi natural te Kosova tani për tani, ishte tërhequr nga Kombëtarja për shkak të Bernard Challandes, ish-trajnerit të kombëtares, duke thënë se do të kthehej kur të vinte një trajner i ri. Giresse, nuk e ka ftuar atë për ndeshjet e marsit, megjithatë.

Ish-trajneri i Malit dhe Senegalit nuk ka dashur të flasë për skemën e mundshme me të cilën do të luajë te Kosova, duke thënë se do ta bëjë këtë pas ndeshjeve të këtij muaji.

Miqësoret me Burkina Fason të enjten, 24 mars në Prishtinë dhe ajo me Zvicrën të martën më 29 mars në Zurich janë një test i mirë për të për t'u njohur me dardanët.

Puna e vështirë për francezin nis në qershor, kur Kosova e nis edicionin e tretë në Ligën e Kombeve. Verdhekaltrit janë në Ligën C në një grup me Greqinë, Irlandën Veriore dhe njërën mes Estonisë dhe Qipros.

Sot stërvitja e parë e Kosovës nën udhëheqjen e Giresses

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

11:36

4 muaj më parë

11:36

Giresse njoftoi po ashtu se do ta nxjerrë skuadrën në stërvitje sot në orën 18:30.

Ishte planifikuar që stërvitja e parë e Giresses si trajner i Kosovës të mbahej të martën pasdite, megjithatë francezi ka ndryshuar plan.

Ai tregoi në konferencë sot se stërvitja e parë e tij me verdhekaltrit do të zhvillohet sot në mbrëmje.

Giresse: Derën e Kombëtares s’ia mbyll askujt

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

11:31

4 muaj më parë

11:31

Giresse thotë se dera e Kombëtares është e hapur për të gjithë sa të është ai trajner.

Bernard Berisha dhe Leart Paqarada janë dy lojtarë që shpesh kanë shprehur pakënaqësi me trajtimin në Kombëtare dhe ky i fundit madje ishte tërhequr për shkak të ish-trajnerit Bernard Challandes.

“Ta dini që derën nuk ia mbylli askujt. Mirëpo gjithmonë varet nga situata dhe janë telashe që duhet të rregullohen. Dhe varësisht prej rastit, ne do të përpiqemi t’i rregullojmë këto telashe me lojtarët. Por Dera nuk e mbyllur nga askush”.

Giresse: Do të punojmë për të sjellë lojtarë të rinj

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

11:25

4 muaj më parë

11:25

Giresse thotë se do ta përdorë çdo mjet për t’i bindur lojtarët me origjinë shqiptare ta përfaqësojnë Kosovën.

“Do ta përdorim secilin mjet për t’i bindur lojtarët për ta përfaqësuar Kosovën. Paraqitjet tona do të luajnë rol në këtë, nëse luajmë mirë do t’i bindim ata për të na u bashkuar. Është punë e vështirë sepse kemi lojtarë të cilët në grupmoshat e reja thirren nga kombëtare të tjera, për shembull Zvicra. Ne natyrisht se do të mundohemi të grumbullojmë sa më shumë lojtarë me origjinë shqiptare”.

<b></b> Rreth synimeve

Rreth synimeve

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

11:21

4 muaj më parë

11:21

Gazetari i Gazetës Nacionale Burim Pacolli e pyeti Giressen se cilat janë synimet e tij me Kosovën në garat e ardhshme.

Giresse: “Pikërisht këto dy ndeshje janë mundësi për ta shikuar potencialin e Kosovës dhe për t’i analizuar zhvillimet. Ambiciet janë maksimale”.

<b></b> Giresse ende s’e ka një formacion të caktuar

Giresse ende s’e ka një formacion të caktuar

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

11:18

4 muaj më parë

11:18

Giresse thotë se do t’i përdorë këto dy ndeshje miqësore për të vendosur se me çfarë formacioni të luajë në krye të Kosovës.

Skema dhe formacioni i lojtarëve varet nga pozita në të cilat luajnë ata. Nuk kemi formacion definitiv. Këto dy ndeshje do të na e mundësojnë të vendosim se me çfarë formacioni të luajmë.

<b></b> Giresse: Do të ftohen lojtarë nga ligat evropiane

Giresse: Do të ftohen lojtarë nga ligat evropiane

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

11:14

4 muaj më parë

11:14

Giresse ishte i pranishëm në ndeshjen Llapi – Gjilani dhe thotë se mund të ftohet lojtarë nga Superliga e Kosovës në të ardhmen.

“Ishte hera e parë që mora pjesë. Në të ardhmen do të përpiqemi t’i zgjedhim lojtarët më cilësorë në Superligë. Por ne do të zgjedhim lojtarë nga ligat më të forta në Evropë dhe kjo ndodh edhe në Francë. Mos u çuditni nëse zgjedhim lojtarë nga ligat më të forta”.

Giresse e lë të hapur mundësinë për kthimin e Paqaradës

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

11:10

4 muaj më parë

11:10

Dhe nuk kishte se si t'i ikte pyetjes për Leart Paqaradën, i cili nuk u ftua as këtë herë.

Ai ishte tëhrhequr nga Kombëtarja për shkak të problemeve me trajnerit e atëhershëm, Bernard Challandes. 

"Jam i njoftuar me problemin e Paqaradës. Por unë sapo kam ardhur dhe kjo nuk ka të bëjë me mua. Fillimisht duhet të njoftohem me lojtarët. Në të ardhmen mund të ftohet."

Emir Sahiti lëndohet

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

11:06

4 muaj më parë

11:06

Giresse njofton se Emir Sahiti është lënduar dhe do të zëvendësohet me dike tjetër.

Anësori 23-vjeçar i Hajkut Splitit, Sahiti ishte ftuar për herë të parë nga Kosova por fatkeqësisht për të, nuk do të mundë të dëbutojë për dardanët në këto ndeshje.

Giresse: E rëndësishme të njoftohem me lojtarët

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

11:05

4 muaj më parë

11:05

Fjalët e para të Giresses: 

Trajneri francez thotë se për të është e rëndësishme që në këtë grumbullim të njoftohet me lojtarët e Kosovës.

"Objektivi tani është të njoftohem me lojtarët në këtë grumbullim. Të gjithë lojtarët e ftuar në grumbullim do të luajnë për ta treguar veten".

Biletat për ndeshjen me Bukina Fason dalin në shitje sot

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

11:00

4 muaj më parë

11:00

Ndërkohë sot gjatë ditës do të dalin në shitje biletat për ndeshjen me Burkina Fason në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi edhe për çmimet e biletave. Biletat mund t'i bleni online.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara, pra në veri dhe jug kushtojnë 5 euro, në lindje 10 euro, perëndim 20 euro dhe ato VIP kushtojnë 80 euro.

Kosova dy miqësore këtë javë

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

10:56

4 muaj më parë

10:56

Kosova e pret Bukina Fason në Prishtinë të enjten në orën 18:00, në ndeshjen debutuese të francezit.

Pesë ditë më vonë, dardanët do të udhëtojnë drejt Zurich për t’u përballur me Zvicrën në atë që është quajtur si ndeshje vëllazërore.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, do të flasë sot në një konferencë për media për dy ndeshjet e tij të para në stolin dardan, miqësoret kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

 

1
1