Futboll
Futboll
LIVE:
Atalanta 1 : 3 Napoli (De Roon 58'; Insigne 14', Politano 37', Elmas 81')
Përditësuar 3 muaj më parë
3 muaj më parë
16:57
3 muaj më parë
16:57
Napoli ka arkëtuar pikët e plota si mysafir i Atalantas, në derbin e xhiros së 31-të në Seria A.
Lorenzo Insigne hapi serinë e golave duke shënuar pas 14 minutave lojë nga pika e bardhë.
Politano pastaj dyfishoi rezultatin pas një asistimi të Insignes (37').
Në pjesën e dytë, Atalanta nisi të këndellet duke ngushtuar epërsinë përmes De Roon (58').
Sidoqoftë, Napoli nuk lejoi befasi me Elmas që vulosi fitoren pas një kundëraksioni të shpejtë.
Me këtë fitore, Napoli renditët e dyta me 66 pikë, aq sa ka edhe lideri Milan, por kjo e fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë, Atalanta renditët në pozitën e shtatë me 51 pikë.
3 muaj më parë
16:44
3 muaj më parë
16:31
3 muaj më parë
16:31
58' GOOOOL!
Bowen ka rikthyer në avantazh skuadrën e "çekanëve". Ai u gjend me portën e zbrazur, pasi Pickford paraprakisht ia doli ta mbron gjuajtjen e Antonio, i cili dështoi të shënonte përballë tij. Kësisoj, Bowen vetëm e shtyju topin në rrjetë për t'i kaluar sërish londinezët në epërsi.
Për më keq për Evertonin, shtatë minuta më vonë mbrojtësi Keane pranoi kartonin e dytë të verdhë dhe kësisoj u përjashtua nga loja.
Tashmë West Ham po luan me një lojtar më shumë në fushë, ku po udhëheq me rezultat 2 me 1.
3 muaj më parë
16:25
3 muaj më parë
16:25
63' Trajnerët respektivë kanë ndërmarrë zëvendësimet e radhës. Gasperini vendosi ta largojë nga loja Gjimshitin, për t'i lënë hapësirë Maehle. Në anën tjetër Spalletti bëri zëvendësimin e parë, duke e larguar nga loja golashënuesin e dytë në këtë takim për Napolin, Politanon, për ta futur në lojë lojtarin e Kombëtares të Maqedonisë së Veriut, Elmas.
Rezultati mbetet 1 me 2 në favor të Napolit.
3 muaj më parë
16:22
3 muaj më parë
16:16
3 muaj më parë
16:16
54' GOOOOL!
Holgate ka barazuar rezultatin. I gjendur në brendi të zonës kundërshtare, ai koordinoi të djathtën e tij, pasi mri një pasim nga Richarlison. Kësisoj Holgate goditi me të djathtën menjëherë, ku i ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i Fornals, arriti ta shpijë topin në rrjetë për ta barazuar rezultatin në 1 me 1.
3 muaj më parë
16:06
3 muaj më parë
15:50
3 muaj më parë
15:50
Ka mbaruar pjesa e parë!
Napoli me golat e Insigne dhe Politano po fiton më lehtë seç mendohej. Kryesisht po mbizotëron një lojë e kujdesshme nga ekipi i Spallettit, i cili nëse do të arrijë ta konfirmojë këtë fitore, atëherë do ta rrisë presionin karshi Milanit në rrugën për titull.
3 muaj më parë
15:44
3 muaj më parë
15:36
3 muaj më parë
15:36
32' GOOOOL!
West Ham ka kaluar në epërsi falë golit të shënuar nga mbrojtësi i majtë, Cresswell. Ai ekzekutoi për mrekulli gjuajtjen e lirë, ku nuk i dha asnjë mundësi portierit Pickford që të ndërhynte.
Me një fitore të mundshme, ekipi i udhëhequr nga Moyes do të afrohej në 3 pikë afër Arsenalit që renditet i katërti, me këtë të fundit që ka tre ndeshje më pak sesa "çekanët".
Gjithsesi, West Ham po udhëheq me rezultat 1 me 0 ndaj Everton.
3 muaj më parë
15:19
3 muaj më parë
15:14
3 muaj më parë
15:12
3 muaj më parë
15:01
3 muaj më parë
14:48
3 muaj më parë
14:48
Java e 31-të në Premierligën angleze vazhdon me sfidën mes West Ham dhe Everton. Ndeshje që luhet për objektiva të ndryshme, me Moyes që synon rikthimin te fitorja pas humbjes në derbin londinez që e pësoi ndaj Tottenham për ta vazhduar ëndrrën për t'u renditur e katërta në renditjen tabelare drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve, kurse ekipi nga Merseyside me Lampard po mundohet të këndellet nga zona e mbijetesës në të cilën gjendet.
Ndeshja fillon në ora 15:00.
Formacionet zyrtare te të dyja ekipeve janë këto.
📋 Our team for today is in!
— West Ham United (@WestHam) April 3, 2022
Bowen starts with Coufal also returning among the substitutes...
COME ON YOU IRONS!!! ⚒@betway | #WHUEVE pic.twitter.com/OfaI2BoV6B
🔵 | Team news is in - here's how we line up at West Ham this afternoon. COYB!#WHUEVE pic.twitter.com/hrShtdfUhU
— Everton (@Everton) April 3, 2022
3 muaj më parë
14:12
3 muaj më parë
14:12
Gasperini dhe Spalletti kanë bërë zgjedhjet e tyre se me cilët lojtarë do të hyjnë në fushë nga minuta e parë. Gjimshiti do të zbresë në fushë nga fillimi i takimit për ekipin bergamask, ndërsa për Napolin në mungesë të Rrahmanit dhe Osimhen do të luajnë Jesus dhe Mertens.
Ky është formacioni titullar i Atalantës.
Musso - Scalvini, Palomino, Djimsiti - Hateboer, De Roon, Freuler, Zappacosta - Koopmeiners - Malinovskyi, Muriel
Ky është formacioni titullar i Napolit.
📃 StartingXI: Ospina, Zanoli, Jesus, Koulibaly, Mario Rui, Anguissa, Lobotka, Zielinski, Politano, Mertens, Insigne.#AtalantaNapoli
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) April 3, 2022
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/qHPVNKYYef
3 muaj më parë
14:04
3 muaj më parë
14:04
Napoli pritet ta ketè njè ndeshje tè vèshtirè pèrballè Atalantès sè Gasperinit. Kjo pèr arsye se lista e lojtarève qè mungojnè èshtè e rèndèsishme, me tre prej tyre qè janè titullarè, si Di Lorenzo, Rrahmani dhe Osimhen. Kapiteni i Kosovès dhe sulmuesi Osimhen mungojnè pèr shkak tè kartonève, kurse Di Lorenzo pèr arsye qè u lèndua para 2 javève, nè sfidèn qè Napoli e fitoi ndaj Udineses. Pèrveç tyre, pèr "partenopei" mungojnè edhe Ounas, Petagna dhe Meret.
Nè anèn tjetèr vendasit, pasi arritèn njè rezultat tè suksesshèm nè Ligèn e Evropès duke u kualifikuar tutje mas triumfit ndaj Bayer Leverkusen, nè kampionat kanè lèshuar disi terren, duke u renditur nè pozitèn e 7-tè nè renditjen tabelare, me 8 pikè mè pak sesa Juventus qè renditet e 4-ta nè tabelè, por ekipi i Gasperini ka njè ndeshje mè pak tè zhvilluar.
Pèr dallim nga ndeshjet tjera kur kishin shumè mungesa, ata sot nuk do tè mund tè llogarisin nè lojtarèt si Ilicic dhe Toloi, ndèrsa tè tjerèt janè nè gatishmèri pèr lojè.