Futboll

LIVE:

Milan lëshon pikë dhe ndez akoma e më shumë luftën për titull, Crystal Palace fundos Arsenalin

Milan 0 : 0 Bologna
Crystal Palace 0 : 3 Arsenal (Mateta 16', Ayew 24', Zaha 74')

 

 

Përditësuar 3 muaj më parë

<b></b> Milan lëshon pikë dhe ndez akoma e më shumë luftën për titull, Crystal Palace fundos Arsenalin

Olivier Giroud: Frustruese të mbarojë ndeshja kështu - kemi akoma fatin në duart tona

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

23:54

3 muaj më parë

23:54

Pas mbarimit të ndeshjes sulmuesi i Milan, Olivier Giroud, u ndal para mikrofonit të Sky Sport Italia për t'u prononcuar në raport me ndeshjen që ekipi kuqezi barazoi me shifrat 0:0 ndaj Bologna. Gjithsesi, nuk kishte se si të mos shprehej frustrimi në deklaratat e lojtarit francez, pasi Milan frenoi disi në garën për titull, pas këtij rezultati të sotëm. Ai iu afrua ndjeshëm shënimit të golit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, por Skorupski e ndali goditjen e tij të fortë me kokë.

"Mendonim që njihnim vetitë e këtij rivali. Kemi mundur të bënim më mirë, por përgjatë shumicës së lojës dominuam. Duhet të jemi më klinikë para portës. E dinim që na priste një ndeshje e ndërlikuar, por është frustruese të përfundojë ndeshja në këtë mënyrë. E kemi fatin në duart tona dhe duhet t'i fitojmë ndeshjet e mbetura për të marshuar drejt titullit", deklaroi sulmuesi 35-vjeçar, Olivier Giroud. 

 

Mikel Arteta: Janë të papranueshme ato çka dëshmuam në fushë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

23:44

3 muaj më parë

23:44

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, në përfundim të ndeshjes foli për gazetarët. Trajneri spanjoll nuk ngurroi ta demonstrojë hapur zemërimin e tij, pasi skuadra e drejtuar nga ai shënoi humbje me rezultat të thellë prej 3 me 0 në Selhurst Park.

"Pikë së pari dua ta përgëzoj Crystal Palacen për fitoren e arritur. Ne ia bëmë të pamundur punën vetes. Ishim shumë të dobët, vërtet aspak konsistentë me topin në pronësi dhe ia dorëzonim topin kundërshtarit kohë pas kohës. Në këtë nivel është e papranueshme.

"Zëvendësimi i Tavares ishte vendim një zgjedhje taktike, me qëllimin që të provonim të ndryshonim diçka dhe të vendosnim lojtarët tjerë në hapësirat e duhura për të sulmuar më mirë dhe ta merrnim lojë në kontroll ashtu siç dëshirpnim ne. Diçka të tillë e bëmë në pjesë të dytë shumë më mirë, por me rastet e mëdha të shënimit që i patëm, ne nuk ia dolëm të shënonim.

"Sa i përket Partey, jemi shumë të shqetësuar, sepse ai ndjeu dhimbje në një vend ku ishte lënduar më herët", përfundoi trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.

 

 

 

 

Stefano Pioli: Bëmë 33 goditje - nuk mund të thuhet që nuk zhvilluam lojën tonë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

23:31

3 muaj më parë

23:31

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shpreh i mërzitur pas përfundimit të ndeshjes, sepse sipas tij skuadra luajti mjaft mirë, por vetëm pragmatizmi i mungoi.

"Nuk ia dolëm ta gjenim manovrën e duhur individuale dhe pragmatizmin para portës. Tërësisht ishin 33 goditje që bëmë. Skuadra zhvilloi lojën si zakonisht. Bologna luajti mirë, por nëse do ta zhbllokonim ndeshjen atëherë gjithçka do të bëhej më e lehtë. Na mungoi të qenurit dinakë. Futbolli kështu funksionon. 

"Ngërç psiqik? E shmangi tërësisht këtë hipotezë. Skuadra luajti me mentalitetin dhe forcën fizike të duhur. Na mungoi diçka në 20 metrat e fundit. Këtë 'po' që mund ta themi, por nuk ishim as euforikë, e as nën presion", përfundoi trajneri italian në fund të takimit për DAZN Italia.

 

 

 

 

 

 

 

Alessandro Costacurta: Më mirë të luash me Giroud sesa Ibrahimovic

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

23:13

3 muaj më parë

23:13

Ish-legjenda e Milan dhe e kombëtares italiane, Alessandro Costacurta, është shprehur troç rreth debatit sa i përket balotazhit mes Giroud dhe Ibrahimovic për një fanellë titullari.

Ai duke folur në petkun e analistit në Sky Sport Italia, tregoi hapur mendimin e tij: "Më duhet ta them qartë dhe pa bërë lojëra fjalësh që unë do ta lija Giroud në fushë çdoherë para Ibrahimovic", theksoi ai.

Sulmuesi suedez, Ibrahimovic, nuk po arrin assesi të këndellet që pas rikthimit nga lëndimi. Tashmë ai ka filluar të kritikohet nga shtypi italian.

Leao: Bëmë të pamundurën për të fituar - ndjesi e keqe të barazosh në këtë mënyrë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

23:08

3 muaj më parë

23:08

Sulmuesi portugez i Milanit, Leao, u shpreh menjëherë pas mbarimit të ndeshjes për mikrofonin e Sky Sport Italia. Ai u shfaq i zemëruar, pasi sipas tij skuadra tregoi një lojë të mirë, përkundër rezultatit final.

"Duhet thënë që është ndjesi shumë e keqe të barazosh kështu, sepse bëmë të pamundurën për t'i marrë tre pikët. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. E vetmja gjë që na mungoi sot ishte ta fusnim topin në rrjetë, sepse raste shënimi krijuam", përfundoi ai.

Arsenal demolohet nga Crystal Palace

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:58

3 muaj më parë

22:58

Ka mbaruar ndeshja në Selhurst Park.

Arsenal përjetoi një humbje të thellë nga Crystal Palace prej 3 me 0. Kësisoj iu vështirësohen punët "topçinjve" në betejën e tyre për të zë vend në mesin e skuadrave që kualifikohen në Ligën e Kampionëve, meqë Tottenham po vazhdon formën e mirë dhe serinë e fitoreve, ku tashmë janë ata që gjenden në pozitën e katërt falë golaverazhit më të mirë, ndonëse Arsenal ka një ndeshje më pak për ta luajtur.

 

Gjithsesi, kur kemi parasysh epërsinë që kishte krijuar me pikë ndaj kundërshtarëve që e ndjeknin nga mbrapa, mund të thuhet që rezultatet e fundit ia kanë prishur llogaritë Artetas. Tani ata i presin "9 finalet" e fundit drejt sigurimit të ambicies kryesore që ia kanë vendosur vetës: rikthimi në Ligën e Kampionëve pas 5 vitesh mungesë.

Milan barazon dhe e bën lëmsh luftën për titull

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:53

3 muaj më parë

22:53

Ekipi i Stefano Pioli nuk arriti të sigurojë më shumë sesa një barazim pa gola ndaj Bologna, për ta bërë sa të nxehtë, aq të paqartë - luftën për titull.

Vendasit nuk u treguan shumë të shkathtë ta gjenin rrugën e rrjetës. Madje në gjysmë orë lojë në pjesë të parë për një nuancë ishin mysafirët që dominuan. Milan u përpoq në pjesë të dytë ta rriste volumin e sulmeve, por pa u treguar njëmend të rrezikshëm. Në linjë të përgjithshme ishin disa manovra individuale nga Rebic dhe Leao, me anë të cilave ekipi kuqezi u mundua ta zhbllokojë ndeshjen. Calabria gjithashtu në një moment ishte shumë afër të shënonte në pjesën e dytë, por topi shkoi për fare pak centrimetra larg portës.

Kur jemi te porta e Bologna, Skorupski bëri një paraqitje të madhe, duke u treguar i vëmendshëm sa herë që Milan mundohej që përmes goditjeve nga gjysmë distanca të shënonte gol.

Tani Milan gjen vetën në vend të parë me 67 pikë. Vetëm një pikë mbrapa është Napoli, ndërsa Inter ka katër pikë më pak, por me një ndeshje shtesë për ta luajtur, e cila do të mund t'i afronte në vetëm një pikë, duke barazuar me pikë "partenopei" të Amir Rrahmanit.

Goditjen e Nketiah e ndal shtylla

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:45

3 muaj më parë

22:45

84' Vetëm shtyllën e lartë të portës e gjeti Nketiah, kur goditi bukur nga distanca relativisht e largët. Mirëpo, vetëm kaq, pasi rezultati vazhdon të mos ndryshojë. 

Dy minuta më vonë edhe Granit Xhaka nga distanca u mundua të shënojë, por goditjen e tij me këmbën e majtë arriti ta neutralizojë pa ndonjë problem Guaita.

Skorupski bën mrekullinë ndaj godijtes së Rebic

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:42

3 muaj më parë

22:42

95' Rebic iu afrua golit kur goditi bukur me kokë, por Skorupski edhe një herë konfirmoi që është në formë të lartë.

Edhe tre minuta lojë kanë mbetur për t'u luajtur. Rezultati vijon të jetë 0 me 0.

8 minuta shtesë në San Siro

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:37

3 muaj më parë

22:37

90' Gjyqtari i ndeshjes ka akorduar 8 minuta shtesë.

Rezultati mbetet akoma 0 me 0, me Bologna që po reziston.

Zaha trefishon epërsinë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:35

3 muaj më parë

22:35

74' GOOOL!

Wilfried Zaha pa ndonjë problem arriti ta mposhtë portierin Ramsdale nga pika e bardhë e penaltisë, për ta çuar rezultatin në 3 me 0.

Akordohet penalti për Crystal Palacce

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:31

3 muaj më parë

22:31

73' Gjyqtari i ndeshjes ka akorduar penalti në favor të Crystal Palace, pasi Odegaard ka penguar brenda zonës sulmuesin Zaha.

70 minuta lojë, vetëm 2 goditje në kuadrat për Arsenal

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:30

3 muaj më parë

22:30

70' Arsenal po zhgënjen si me rezultat, ashtu edhe me paraqitje. Në 70 minutat e para të kësaj sfide që po e humbet me rezultat 2 me 0 në Selhurst Park, "topçinjtë" vetëm dy herë kanë arritur të godasin brenda kuadratit të portës kundërshtare. Tregues i mjaftueshëm për lojën e zbehtë që po e zhvillojnë.

Odegaard i afrohet ndjeshëm golit, por topi del jashtë portës

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:26

3 muaj më parë

22:26

67' Odegaard iu afrua ndjeshëm golit, kur goditi me këmbën e majtë nga 5 metra afërsi, por pa u treguar klinik, pasi topi doli jashtë shtyllës së majtë të portierit Guaita.

Crystal Palace po vijon ta ruajë epërsinë e krijuar prej 2 me 0.

Pioli fut në lojë Florenzin

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:25

3 muaj më parë

22:25

 

75' Pioli ka vendosur t'i japë freski krahut të djathtë të mbrojtjes duke larguar nga loja Calabrian, për ta inkuadruar në fushë Florenzin. Ky ishte zëvendësimi i katërt që trajneri italian bëri përgjatë 20 minutave të para të pjesës së dytë.

Akoma pa gola në San Siro, 0 me 0.

Smith Rowe i afrohet golit

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:23

3 muaj më parë

22:23

63' Smith Rowe iu afrua realizimit të golit për ta kthyer Arsenalin në lojë, por goditja e përfaqësuesit anglez përfundoi lehtësisht në duart e Guaita. Goditja ishte e plogësht dhe portieri i vendasve nuk hasi fare në vështirësi për ta kapur topin.

Arsenal po vijon të humbasë me rezultat 2 me 0, kur po luhet minuta e 63-të në Selhurst Park.

Pioli bën zëvendësim të dyfishtë - Ibrahimovic dhe Kessi inkuadrohen në lojë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:20

3 muaj më parë

22:20

70' Stefano Pioli ka bërë zëvendësimet e radhës. Nga loja janë larguar Giroud dhe Bennacer, kurse në vend të tyre u futën në fushë Ibrahimovic dhe Kessie. Inkuadrimi i këtij të fundit në fushë u shoqërua me fishkëllima.

Rezultati vijon të jetë baras në San Siro, 0 me 0.

Bennacer mundohet ta zhbllokojë ndeshjen me goditje nga distanca

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:17

3 muaj më parë

22:17

69' Mesfushori balancues i Milanit, Bennacer, provoi nga 25 metra distancë në pozitë ballore që të realizojë gol, por prapë u tregua shumë i përqendruar portieri i Bolognas, Skorupski.

Lojtarët e Milan po shfaqen çdoherë e më të nevrikosur me kalimin e minutave. Rezultati vijon të jetë 0 me 0.

Andersen tenton ta ndëshkojë Arsenalin nga gjuajtja e lirë, Ramsdale tregohet i vëmendshëm

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:15

3 muaj më parë

22:15

54' Pasi dhuroi dy asiste në këtë ndeshje, Andersen u mundua të futet në listën e golashënuesve. Ai ekzekutoi një goditje dënimi në pozitë të favorshme, prej një distance të afërt [20 metra], por goditjen e tij e ndali pa ndonjë shqetësim të madh portieri Ramsdale.

Në Selhurst Park mbetet rezultati i njëjtë si ai i fundit të pjesës së parë: Crystal Palace 2:0 Arsenal.

Calabrian e ndajnë centimetrat nga goli

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:11

3 muaj më parë

22:11

61' Leao furnizoi për mrekulli me top Calabrian, i cili i gjendur brenda zonës së rreptësisë u mundua të godasë furishëm, por topi kaloi fare pak centrimetra larg shtyllës së portës të mbrojtur nga Skorupski. Paraprakisht kishte edhe një devijim të Medel, por gjyqtari nuk e pa dhe nuk akordoi rivënie këndore.

Akoma vijon të jetë rezultati i barabartë në San Siro, 0 me 0.

1
1