Superliga
Superliga
LIVE:
Dukagjini 0:1 Ballkani (Meriton Korenica 83')
Gjilani 5:0 Drenica (Lushtaku autogol 14', Razak 42', Donjet Shkodra 76', Blerim Krasniqi 80', Progni 96')
Përditësuar 3 muaj më parë
3 muaj më parë
16:56
3 muaj më parë
16:56
Ismet Munishi u shfaq mjaft i kënaqur në përfundim të takimit kur u prononcua rreth fitores së thellë prej 5 me 0 që skuadra e tij e arriti ndaj Drenicës.
"Realisht kemi bërë edhe më herët lojë të mira, pavarësisht që nuk i kemi marrë rezultatet pozitive. Ballkanin në pjesën e dytë e kemi dominuar. Krejt çfarë nuk na ka shkuar në favor tonin gjatë ndeshjeve të kaluara, sot gjithçka na shkoi për dore. Golat i shënuam me kohë. Ndeshja kur ishte rezultati 2 me 0 mendova që duhet të gjenim edhe golin e tretë, pasi nëse do të pësonim, do të rihapej loja dhe kthehej të anën e kundërt.
"Të gjithë sot luajtën mirë. Zhvilluam një ndeshje të mirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Ne do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit. Pavarësisht gjithash, ne duhet t'i fitojmë ndeshjet tona. Në futboll është gjithçka e mundur. Do të shkojmë në çdo ndeshje për fitore", deklaroi trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.
3 muaj më parë
16:54
3 muaj më parë
16:50
3 muaj më parë
16:50
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka vazhduar t'i kritikojë gjyqtarët për pikët që skuadra e tij po i humbet. Ata sot shënuan disfatë me rezultat 0 me 1 nga Ballkani, por ankesat kryesore i ka për shkak të përjashtimit nga loja të Bujar Shabanit, me dy kartona të verdhë, që erdhi në pjesë të dytë.
"Ky gjyqtar është jo kompetent. Nuk është hera e parë që na dëmton. Tashmë është e ditur. Pësuam një gol shumë naiv. Pavarësisht që munduam t'i bëjmë ndryshimet edhe në formacion, edhe në skemë - ky ishte maksimumi që mund të bënim. Tani shpresojmë në gabimet e kundërshtarëve dhe nëse ekziston ky vullnet i treguar nga lojtarët sot, atëherë besoj që mund t'ia dalim ta shmangim zonën e barazhit", deklaroi trajneri vushtrrias i Dukagjinit, Armend Dallku.
3 muaj më parë
16:14
3 muaj më parë
16:14
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në fund të takimit u shpreh për atë çfarë ngjau në ndeshjen e sotme, ku ekipi i tij fitoi me rezultat 0 me 1, falë golit të shënuar nga Korenica.
"Kishim një transfertë të vështirë në Dukagjin. Edhe era ishte gjatë gjithë kohës duke na vështirësuar punët. E rëndësishme është që vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Faza e katërt e nisur me fitore me një transfertë delikate si kjo, është hap i mirë. Edhe barazimi nuk do të ishte rezultat i keq. Arsyeja pse e futa në lojë Zekën ishte që është i zoti me topat në thellësi", deklaroi trajneri Daja.
3 muaj më parë
16:09
3 muaj më parë
16:09
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka folur menjëherë pas debaklit që pësoi ekipi i tij nga Gjilani.
"Realisht në pjesën e parë patëm 3-4 raste ideale për të shënuar gol, por ne nuk ishim të saktë. Përkundrazi, i pësuam dy gola ku ia falëm Gjilanit. Mendoj që në pjesë të parë edhe pse kemi qenë në disavantazh 2 me 0, kemi qenë më të mirë. Për pjesën e dytë s'kam koment. Nuk ia vlen të flitet", përfundoi trajneri i Drenicës.
3 muaj më parë
15:59
3 muaj më parë
15:59
Ballkani dhe Gjilani kanë arritur të shënojnë dy fitore të rëndësishme. Ekipi therandas në minutën e 82-të përmes lojtarit kreativ, Meriton Korenica, ia doli ta zhbllokojë ndeshjen dhe të dalë me tri pikë të plota nga një takim ku vuajti shumë, por që u bë më i lehtë pas përjashtimit nga loja me dy kartona të verdhë të Bujar Shabanit.
Në anën tjetër Gjilani siguroi fitore të thellë prej 5 me 0, duke deklasuar Drenicën. Distanca mes ekipit të udhëhequr nga Ilir Daja dhe gjilanasve mbetet e njëjta, prej 8 pikësh, njësoj sikurse para fillimit të këtyre takimeve.
3 muaj më parë
15:56
3 muaj më parë
15:45
3 muaj më parë
15:42
3 muaj më parë
15:39
3 muaj më parë
15:32
3 muaj më parë
15:32
64' Mesfushori defanziv, Bujar Shabani, ka pranuar edhe kartonin e dytë të verdhë në këtë takim, për t'u përjashtuar kësisoj nga loja. Tani ekipi vendas do të luajë me një lojtar më pak. Rast i mirë për therandasit që ta gjejnë golin, në një ndeshje ku ende vazhdojnë të mbesin portat e patundura.
3 muaj më parë
15:23
3 muaj më parë
15:23
60' Dren Gashi i është afruar shënimit të golit, por për fare pak nuk arriti ta devijonte topin në rrjetë. Rezultati vijon të jetë 0 me 0 mes Dukagjinit dhe Ballkanit. Nëse mysafirët dominuan në pjesën e parë, e njëjta nuk mund të thuhet për pjesën e dytë, ku Dukagjini krijoi disa gjysmë raste dhe raste të mira.
3 muaj më parë
15:14
3 muaj më parë
15:07
3 muaj më parë
14:53
3 muaj më parë
14:46
3 muaj më parë
14:25
3 muaj më parë
14:19
3 muaj më parë
14:14
3 muaj më parë
14:03