Serie A

LIVE:

Inter triumfon ndaj Veronas, Juventus me përmbyjtje mposht Cagliarin

Inter 2:0 Hellas Verona (Barella 23', Dzeko 30')

Cagliari 1:2 Juventus (Pedro 11'; De Ligt 45', Vlahovic 75')

Përditësuar 3 muaj më parë

<b></b> Inter triumfon ndaj Veronas, Juventus me përmbyjtje mposht Cagliarin

Juventus me mund triumfon ndaj Cagliarit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:37

3 muaj më parë

22:37

Juventus ka marrë një fitore të madhe dhe të vështirë në udhëtim te Cagliari.

"Zonja e Vjetër" edhe pse dominoi tërë kohën, fitoi me rezultat të ngushtë 1:2.

Cagliari kaloi në epërsi përmes Joao Pedro pas vetëm 10 minutave lojë pas një asistimi të Marin (10').

Juventus barazojë rezultatin përmes Adrien Rabiot, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Ndërsa, ishte qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt që shënoi me kokë pas një harkimi të bukur të Cuadrados (45').

Juventus arriti sërish të shënoi në fillimin e pjesës së dytë, këtë herë përmes Chiellinit, por që prapë u anulua nga VAR-i.

Golin e fitores për "Zonjën e Vjetër" e realizoi sulmuesi Dusan Vlahovic pas një super asistimi të Dybalas (75').

Me këtë fitore, Juventus renditët në pozitën e pestë me 62 pikë, derisa Cagliari qëndron në pozitën e 17-të ne 25 sosh.

Juventus përmbys Cagliarin

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:20

3 muaj më parë

22:20

75' - Juventus ka arritur të bëjë rikthimin në rezultat ndaj Cagliarit.

Ishte sulmuesi Dusan Vlahovic që shënoi golin e dytë për "Bianconerët" pas një asistimi të bukur të Paulo Dybalas.

Nis pjesa e dytë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:50

3 muaj më parë

21:50

46' - Ka nisur pjesa e dytë ndërmjet Cagliarit dhe Juventusit.

Mbyllet pjesa e parë: Dominim i plotë i Juventusit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:36

3 muaj më parë

21:36

Ka përfunduar pjesa e parë mes Cagliarit dhe Juventusit me rezultat 1:1.

Joao Pedro kaloi vendasit në epërsi duke shënuar një gol të bukur pas asistimit të Marin (10').

Pas golit të pësuar, “Zonja e Vjetër” mori dominimin e ndeshjes duke shënuar fillimisht me anë të Adrien Rabiot, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Juventus nuk u dorëzua dhe e gjeti golin përmes Matthijs de Ligt që shënoi me kokë pas harkimit të Cuadrados (45+1).

 

Shënon De Ligt - Juventus barazon rezultatin ndaj Cagliarit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:33

3 muaj më parë

21:33

Juventus ka arritur të barazoi rezultatin kundër Cagliarit.

Qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt shënoi me kokë nga afërsia pas një harkimi të Cuadrados (45+1).

 

Shënon Rabiot, por goli anulohet nga VAR

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:13

3 muaj më parë

21:13

23' - Juventus ka barazuar rezultatin përmes Adrien Rabiot, por goli i këtij të fundit u anulua nga VAR pas një prekje të topit me dorë. Cagliari mbetet në epërsi me rezultat 1:0.

Realizon Pedro, Cagliari në epërsi ndaj Juventusit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

20:58

3 muaj më parë

20:58

Cagliari ka kaluar në epërsi ndaj Juventusit.

Ishte Joao Pedro që realizoi një gol të bukur pas një asistimi të shkëlqyer nga Marin (11').

Nis ndeshja

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

20:47

3 muaj më parë

20:47

1' - Ka nisur ndeshja mes Cagliarit dhe Juventusit.

Inter kryen detyrën ndaj Hellas Verona, i afrohet Milanit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

19:54

3 muaj më parë

19:54

Inter ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Hellas Veronas, duke triumfuar me rezultat komod 2:0.

"Neurazzurët" dominuan plotësisht në “Giuseppe Meazza” dhe me plotë meritë u larguan me pikët e plota.

Nicolo Barella kaloi Interin në epërsi pas një harkimi të shkëlqyer të Perisic, duke shënuar nga afërsia (22’).

Tetë minuta më vonë, Edin Dzeko u gjet në vendin e duhur pas një goditje me kokë nga Correa dhe realizoi për rezultatin 0-2 (30’).

Inter kishte edhe disa raste të mira shënimi, sidomos Dzeko, por ky i fundit assesi nuk arriti t’i konkretizoi.

Me këtë fitore, Inter mban pozitën e dytë me 66 pikë, një më pak se lideri AC Milan, derisa Verona qëndron në pozitën e nëntë me 45 sosh.

Cagliari - Juventus, formacionet zyrtare

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

19:42

3 muaj më parë

19:42

Juventus do jetë mysafir i Cagliarit, ndeshje interesante për xhiron e 32-të në Seria A.

"Zonja e Vjetër" synon këndelljen pas humbjes nga Inter, derisa Cagliari do mundohet të bëjë befasinë me synimin që të vazhdojë të jetë në Seria A edhe sezonin tjetër.

Formacionet zyrtare:

Cagliari: Cragno; Altare, Lovato, Carboni, Bellanova, Marin, Deiola, Dalbert, Lykogiannis, Pedro, Pavoletti

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Pellegrini; Cuadrado, Zakaria, Arthur, Rabiot; Dybala, Vlahovic.

Dzeko dështon nga afërisa

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

19:39

3 muaj më parë

19:39

78' - Sulmuesi Edin Dzeko ka humbur një rast të artë, duke mos arritur të shënojë me kokë pas një harkimi të shkëlqyer. Goditja e boshnjakut përfundoi mbi portë.

Dominimi i plotë i Interit vazhdon

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

19:36

3 muaj më parë

19:36

75’ - Inter është duke vazhduar të dominojë në të gjitha aspektet ndaj Hellas Veronas.

Edhe pse janë në avantazh me dy gola, "Neurazzurët" vazhdojnë të jenë shumë agresivë, në kërkim të golit të tretë.

Ndërkohë, Hellas Verona po provon përmes disa kundërzbritjeve që deri me tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

Nis pjesa e dytë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

19:07

3 muaj më parë

19:07

46' - Ka nisur pjesa e dytë mes Interit dhe Hellas Veronas. Rezultati momental është 2:0.

Gol i bukur nga Dzeko, Inter në epërsi të dyfishtë ndaj Veronas

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

18:34

3 muaj më parë

18:34

Inter ka shënuar edhe golin e dytë kundër Hellas Veronas.

Ishte qendërsulmuesi Edin Dzeko që realizoi nga afërsia pas një asistimi të Joaquin Correa (30')

Realizon Barella - Inter në epërsi ndaj Veronas

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

18:26

3 muaj më parë

18:26

23’ - Inter ka kaluar në epërsi ndaj Hellas Veronas.

Ishte Nicolo Barella që shënoi pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Ivan Perisic

Nis ndeshja

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

18:00

3 muaj më parë

18:00

1' - Ka nisur ndeshja mes Interit dhe Hellas Veronas.

Formacionet zyrtare:

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:03

3 muaj më parë

17:03

Trajneri Simeone Inzaghi ka nisur me këtë formacion bazë:

Ndërkohë, Hellas Verona e nis me këta 11 lojtarë në formacionin zyrtar.

Inter - Verona

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:02

3 muaj më parë

17:02

Inter është nikoqir i Hellas Veronas, në kuadër të xhiros së 32-të në Seria A. “Neurazzurët” duhet me patjetër të arkëtojnë pikët e plota që të vazhdojnë garën për titullin kampion, derisa Verona do mundohet të bëjë befasinë.

1
1