Serie A
Serie A
LIVE:
Juventus 0:1 Inter (Çalhanoglu 45+5')
Barcelona 1:0 Sevilla (Pedri 72')
Përditësuar 3 muaj më parë
3 muaj më parë
23:47
3 muaj më parë
23:47
Alessandro Del Piero për Sky Sport Italia pas mbarimit të ndeshjes është deklaruar haptas kundër vendimit të gjyqtarëve në rastin e akordimit të penaltisë.
"Unë e kam kontestuar këtë penalti të akorduar që prej fillimit. Ka shumë kontakte të lehta në disa faulle që jepen. Pastaj shikon kampionatet tjera si në Premierligë dhe të njëjtat nuk ndodhin", shtoi ai.
Sa i përket debatit rreth Dybalës, ai u shpreh: "Duhet të themi që është pikëpyetje në vete se kush do të jetë pasaardhësi i Dybalës. Juventus duhet të bëjë ndonjë transferim në mbrojtje dhe mesfushë. Të paktën ky është pikëvështrimi im.
"Lloji i lojtarit që më pëlqen është ai si Dybala. Të kesh një lojtar që mund t'i prishë skemat e kundërshtarëve, përmes aftësive individuale, mua më entuziazmon. Unë do ta kisha mbajtur në skuadër", përfundoi ish-kapiteni i Juventusit, Del Piero.
3 muaj më parë
23:39
3 muaj më parë
23:39
Trajneri i Inter, Simone Inzaghi, u shfaq tejet i lumtur pas fitores që ekipi i tij e arriti në derbin e Italisë. Ai refuzoi ta cilësojë skuadrën e tij si favorite për titull, duke u dhënë përparësi Napolit dhe Milanit.
"Kjo është një etapë e rëndësishme. Jemi në garë me Napolin e Milan dhe për këtë arsye ishte kyçe fitorja. Tani duhet të mundohemi të arkëtojmë sa më shumë pikë në tetë ndeshjet që na presin në vazhdim.
"Presion? Fare pak!
Jam më përpara sesa që mendoja paraprakisht, si me rezultate, si me trofe, si me koncept loje. Jemi duke i ndjekur favoritët, të cilët janë të tjerët, e jo ne - edhe pse të tjerët e thonë të kundërten. Kjo fitore na bënë shumë krenarë, por është vetëm një etapë që mund të na përafrojë me Napolin dhe Milan.
"Kam një kontrate dy-vjeçare, për të cilën drejtuesit më kanë kërkuar që tani ta rinovoj, mirëpo unë jam i mendimit që kontratat duhet të respektohen dhe të priten që të përfundojnë. Për 7/8 muaj i kemi bërë tifozët që të defrehen. Ne ishim më të vonët që hasem në kritika.
"Penaltia? Ishte vendim i drejtë. S'kam çfarë të shtoj më shumë.
"Përgjithësisht mesfushorët e mi luajtën mirë dhe përkundër inkuadrimit në lojë të Zakaria, ne nuk i lëshuam shumë terren një Juventusi që edhe ashtu është një skuadër e madhe", deklaroi trajneri italian i Interit, Simone Inzaghi.
3 muaj më parë
23:28
3 muaj më parë
23:28
Trajneri i Juventus, Max Allegri, ka folur për DAZN Sport Italia para pak çastesh. Ai refuzoi të flasë për vendimet e gjyqtarëve, por nuk hezitoi që ta bëjë publike kandidaturën për titull për sezonin tjetër, ndërsa për këtë të tanishmin e sheh Interin favorit, veçmas pas fitores së sotme.
"S'dua të flas për gjëra që tani s'ia vlen të diskutohen [për vendimet e gjyqtarit]. Mëkat për humbjen!
Kjo e sotmja ishte një Juventus e mirë. Kemi luajtur një lojë të mirë nga aspekti teknik. Me 'nëse' dhe 'por' nuk shkohet askund. "Nëse" do të kishim fituar s'vlen më as për ta thënë.
"Rabiot dhe Zakaria që kërkonin vertikalizimet më pëlqeu shumë. Vitin e ardhshëm do t'i qasemi sezonit për ta fituar kampionatin. Tani, në këto ndeshje që na mbesin për t'i luajtur, na duhet ta konsolidojmë pozitën e katërt, sepse kemi Romën si ndjekëse dhe duhet të kemi vëmendje.
"Kemi rekuperuar shumë pikë në pjesën e dytë të sezonit. Në ndeshjet e mëdha episodet kanë ndikuar shumë, por duhet të koncentrohemi te fakti që shumë lojtarë individualisht janë përmirësuar. Kjo është e rendësishme!
"Sa i përket zëvendësuesit të Dybalës, nuk është momenti i duhur për të folur. Na duhet ta diskutojmë me drejtuesit, por jo sonte. Mbrëmë pashë reprizën e ndeshjes ndaj Villarreal në Ligën e Kampionëve për të shikuar nëse vlerësimet që na i dhatë [ju shtypi italian] ishin të drejta, mirëpo si zakonisht nuk doli ashtu. Këtë e them sepse teknikisht edhe në atë ndeshje kemi luajtur mirë. Kështu, kur nuk din dikush të analizojë ndeshje, më mirë është të heshtë.
"Rabiot sot ka bërë një paraqitje të mirë. Ai së bashku me Locatelli janë koordinuar shumë mirë dhe i kanë dhënë hapësirë Dybalës të kishte sa më shumë liri në posedim të topit.
"Interin e shoh akoma favorit. Mjafton t'ia hedhësh një sy kalendarin. Pas fitores së sontme ata do të jenë favoritët kryesorë.
"Sa i përket Locatellit nuk kemi të bëjmë me një lëndim serioz. Do ta kemi në gatishmëri shumë shpejt", përfundoi Allegri menjëherë pas ndeshjes.
3 muaj më parë
23:16
3 muaj më parë
23:16
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është deklaruar pas fitores ndaj Sevillas.
Tekniku spanjoll deklaroi se është i lumtur me fitoren ndaj Sevillas dhe mënyrën si u paraqit skuadra në këtë ndeshje të vështirë.
"Jam i lumtur me paraqitjen e skuadrës. Mendoj që jemi duke bërë më të mirën. Sevilla nuk pranon gola të lehta".
"Sevilla zhvillojë lojë të mirë. Jemi duke folur për një skuadër të mirë me një trajner me eksperiencë. Kishim vështirësi në pjesën e parë".
Barcelona renditët në pozitën e dytë me 57 pikë, 12 më pak se lideri Real Madrid, mirëpo kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
3 muaj më parë
23:15
3 muaj më parë
23:15
Qendërmbrojtësi i Inter, Milan Skriniar, është deklaruar menjëherë pas mbarimit të ndeshjes që pa Interin fitues në derbin e Italisë ndaj Juventusit, ku fitoi me rezultat 0 me 1, falë golit nga Calhanoglu, i cili shënoi nga pika e bardhë. Skriniar u shpreh i lumtur për rezultatin që arriti ta marrë ekipi i tij.
"Këto pikë vlejnë shumë. E dinim rëndësinë e këtyre pikëve dhe dinim se çfarë sfide na priste. Kjo fitore na nevojitej dhe besoj që do të na japë një shtyesë të madhe për ndeshjet në vazhdim. Ndeshjet fitohen edhe pa shkëlqyer. E rëndësishme është t'i fitosh tre pikët edhe pa luajtur shumë mirë", theksoi qendërmbrojtësi i Inter.
3 muaj më parë
23:03
3 muaj më parë
23:03
Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka folur pas fitores ndaj Sevillas.
Ishte goli i spanjollit që vazhdon t'ia mbajë katalunasve 'ëndrrën' gjallë për titull kampion këtë edicion.
Pas ndeshjes, Pedri theksoi se ndihet i dashur nga tifozët.
"Ndihem i dashur nga tifozët, që kur arrita këtu ata më kanë ftuar. Fitorja e sotme ishte e rëndësishme ngase ishte ndeshje e vështirë dhe Sevilla është një kundërshtar i fortë".
"Goli? Është përafërsisht i njëjtë si ai që shënoi në Turqi. Kur e pashë këmbën, pretendova dhe pastaj kur e godita topin e dija që do futej në portë. Jam shumë i lumtur. Për mua tifozët e Barcelonës janë më të mirët në botë".
3 muaj më parë
22:54
3 muaj më parë
22:54
Inter ka arkëtuar pikët e plota në kryederbin e xhiros së 31-të në Seria A kundër Juventusit.
"Neurazzurët" triumfuan me rezultat 0:1, pavarësisht që vendasit ishin më të mirë.
Hakan Çalhanoglu realizoi golin e vetëm në këtë takim, duke shënuar nga pika e bardhë në minutat shtesë të pjesës së parë, pasi penalltia iu përsërit dy herë ngase në tentimin e parë kur e humbi De Ligt ishte nisur para se ky të godiste topin. Kurse, në gjuajtjen e dytë e mposhti Szczesnyn për t'i dhënë avantazhin Interit (45+5).
Pjesa e dytë i takojë plotësisht Juventusit që krijuan aksione të shumta e rrezikuan shumë herë me Paulo Dybalan dhe Dusan Vlahovic, por që assesi nuk e gjetën rrugën drejtë golit.
Me këtë fitore, Inter vazhdon të jetë në garën për titull me 63 pikë, tre më shumë se Juventusi që renditët në pozitën e katërt.
3 muaj më parë
22:54
3 muaj më parë
22:54
Barcelona ka triumfuar në derbin e sotëm ndaj Sevillas për t'i arkëtuar pikët e plota dhe marrë pozitën e dytë në tabelë.
Katalunasit triumfuan me rezultat minimal 1:0.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër, nuk gjeti rrugën drejtë golit edhe pse vendasit dominuan në çdo aspekt.
Barcelona vazhdoi me dominimin edhe në pjesën e dytë, ndërsa ishte mesfushori Pedri që dribloi dy lojtarë të Sevillas dhe pastaj goditi nga distanca për të mposhtur portierin dhe kaluar vendasit në avantazh (72').
Edhe pas këtij goli, Barcelona vazhdoi me intensitet të lartë në përpjekje për golin e dytë, por që nuk i konkretizoi aksionet.
Pas këtij triumfi, Barcelona merr pozitën e dytë me 57 pikë, derisa Sevilla bie në pozitën e katërt me 57 sosh.
3 muaj më parë
22:34
3 muaj më parë
22:32
3 muaj më parë
22:32
Juventus është duke pasur posedimin më shumë se Interi dhe duke rrezikuar më shpesh portën e Handanovic. Një rast të mirë, që nuk përfundoi në rrjetë e kishte mesfushori Denis Zakaria, i cili bëri disa driblime të shkëlqyeshme para se të gjuajë nga distanca duke goditur shtyllën.
3 muaj më parë
22:30
3 muaj më parë
22:21
3 muaj më parë
22:16
3 muaj më parë
22:07
3 muaj më parë
22:07
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk ishte aspak i lumtur kur Hakan Çalhanoglu realizoi nga pika e bardhë.
Turku dështoi në gjuajtjen e parë, por pas rishikimit të VAR-it, penalltia u përsërit pasi De Ligt ishte nisur para se turku ta godas topin dhe në tentimin e dytë, mesfushori nuk gaboi.
Pas golit, Allegri ishte ‘çmendur’, ku në një video të publikuar shihet momenti kur bërtet pranë arbitrit të katërt.
45+1’—Szczęsny saves Çalhanoğlu’s penalty⁰45+4’—VAR orders a retake following infringement ⁰45+4’—Çalhanoğlu scores to give Inter 1-0 lead⁰⁰Allegri’s reaction 😳
— B/R Football (@brfootball) April 3, 2022
(via @CBSSportsGolazo)pic.twitter.com/CZvNrdVfgt
3 muaj më parë
22:03
3 muaj më parë
22:03
3 muaj më parë
22:03
Inter fitoi një penalti e cila u kontestua tej mase nga skuadra vendase, Juventus. E njëjta penalti u përsërit dy herë për shkak se De Ligt kishte hyrë në fushë paraprakisht kur Calhanoglu goditi dhe portieri polak, Szczęsny, e mbrojti atë. Kështu, pas përsëritjes së penaltisë nuk gaboi mesfushori turk, duke e kaluar në epërsi Interin.
Me Interin në avantazh u mbyll pjesa e parë në derbin e Italisë.
Në DAZN Italia menjëherë erdhi analiza e specialistit të referimit, Luca Marelli, i cili tha: "Po, bazuar me rregullat e reja të UEFA-s që janë importuar edhe në Itali, akordimi i penaltisë ishte vendim i drejtë".
Gjithsesi, me kaq nuk do të mjaftojë, sepse debati për këtë episod do të vazhdojë gjatë.
3 muaj më parë
21:49
3 muaj më parë
21:49
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Barcelonës deh Sevillas. Kataluansit kanë dominuar plotësisht në këtë pjesë, por që assesi nuk arritën të shënonin.
Barcelona kishte plotë tetë tentime në përgjithësi, derisa Sevilla rrezikoi vetëm një herë, pasi provonte përmes kundërzbritjeve.
Rastin më të mirë e kishte Frenkie de Jong, që dështojë të shënonte me kokë nga afërsia.
3 muaj më parë
21:46
3 muaj më parë
21:42
3 muaj më parë
21:40