Serie A
Serie A
LIVE:
Juventus 1:1 Bologna (Vlahovic 90+5; Arnautovic 52')
Lazio 1:1 Torino (Immobile 90+3', Pellegrini 56')
Përditësuar 3 muaj më parë
3 muaj më parë
22:43
3 muaj më parë
22:43
Torino ka arkëtuar një pikë në udhëtim te Lazio, në kuadër të xhiros së 33-të në Seria A.
Ndeshja ishte shumë e barabartë me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:1.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet që kishin.
Ylli kosovar, Mërgim Vojvoda që po lidhet me një kalim te AC Milan, zhvillojë minutat e plotë, derisa kishte edhe një rast të mirë në pjesën e parë, por goditja i përfundojë jashtë portës.
Në fillimin e pjesës së dytë, i inkuadruari Pellegrini arriti të shëojë në portën e Lazios, duke realizuar me kokë pas një harkimi të Rodriguez (56').
Lazio kishte disa raste të mira shënimi, siç ishte goditja e Milinkovic-Savic nga afërsia, por që portieri Etrit Berisha bëri disa super pritje që t’ia mohojë golin.
Kur mendohej se do mbyllet ndeshja me këtë rezultat, në skenë doli Ciro Immobile që shënojë me kokë (90+3).
Me këtë barazim, Lazio mban pozitën e shtatë me 56 pikë, derisa Torino renditët në pozitën e 11-të me 40 sosh.
3 muaj më parë
22:41
3 muaj më parë
22:26
3 muaj më parë
22:05
3 muaj më parë
21:54
3 muaj më parë
21:36
3 muaj më parë
21:23
3 muaj më parë
21:17
3 muaj më parë
21:17
Trajneri i Juventusit, Max Allegri është ndarë i kënaqur me një pikë të fituar ndaj Bolognas.
Ishte një gol i vonshëm që i ndihmojë skuadrës italiane të arkëtojë një pikë ndaj Bolognas, derisa i lumtur është shprehur tekniku italian pas këtij takimi.
“Duhet të bëjmë hap pas hapi. Fatmirësisht barazuam. Ne patëm një pjesë të parë shumë të keqe. Pësuam gola dhe për këtë duhet të përmirësohemi. Në fillim të sezonit, këtë lloj ndeshjeje, do ta kishim humbur”.
3 muaj më parë
21:10
3 muaj më parë
20:49
3 muaj më parë
20:28
3 muaj më parë
20:28
Juventus në minutat e fundit të ndeshjes ka arritur të arkëtojë një pikë në shtëpi ndaj Bolognas.
Një gol i vonshëm në minutën 90+5, i solli një pikë “Zonjës së Vjetër” që ishin në disavantazh deri vonë prej 0:1.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet e shumta. "Zonja e Vjetër" ishte dominuese duke pasur raste të shumta, por që u mungoi finalizimi.
Në fillimin e pjesës së dytë, Bologna e nisi më mirë duke krijuar disa aksione të shpejta dhe ishte Arnautovic që pas një asistimi të shkëlqyer nga Soriano, tejkalojë portierin dhe pastaj shënojë në portën e zbrazur (52').
Tutje, Juventus kërkojë gjatë tërë kohës golin, por që assesi nuk i finalizonte rastet.
Situata për Bolognan u vështirësua në fundin e ndeshjes, kur arbitri i dha dy kartonë të kuq, duke larguar nga fusha Soumaoro dhe Medel.
Largimi i këtyre dy futbollistëve, i konvenojë vendasve, që sulmuan edhe më shumë dhe golin e gjetën përmes Dusan Vlahovic, që shënojë me kokë pas një gjuajtje fantastike akrobatike të Alvaro Moratas (90+5’).
Me këtë barazim, Juventus renditët në pozitën e katërt me 63 pikë, derisa Bologna qëndron në pozitën e 10-të me 40 sosh.
3 muaj më parë
20:25
3 muaj më parë
20:14
3 muaj më parë
20:14
85' - Arbitri ka dhënë dy kartonë të kuq për disa sekonda te Bologna ndaj Juventusit.
Ishte Soumaro që u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme te Alvaro Morata, ndërsa shkaku i ankesave të shumta edhe Medel u ndëshkua dy herë me karton të verdhë, prandaj arbitri e largojë edhe atë nga fusha.
3 muaj më parë
19:54
3 muaj më parë
19:54
Lazio do jetë nikoqir i Torinos, në kuadër të xhiros së 32-të në Seria A.
Në këtë takim nga minuta e parë do jenë tre shqiptarë, me Lazion që në portë do të ketë Thomas Starkoshën, derisa te Torino luajnë Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda.
Formacionet zyrtare:
Lazio (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Patric, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile
Torino (3-4-2-1): Berisha; Izzo, Bremer, Rodriguez; Aina, Lukic, Ricci, Vojvoda; Pobega, Brekalo; Belotti
3 muaj më parë
19:50
3 muaj më parë
19:50
61’- Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka bërë tre zëvendësime me shpresën për një përmbysje ndaj Bolognas.
Tekniku italian largojë nga loja Lucas Pellegrinin dhe Paulo Dybalan, duke i zëvendësuar me Denis Zakaria, respektivisht Federico Bernardeschi.
Ndërkohë, u detyrua të largojë edhe De Ligt, që u lëndua dhe nuk mund të vazhdonte, duke i dhënë minuta Leonardo Bonuccit.
3 muaj më parë
19:41
3 muaj më parë
19:38
3 muaj më parë
19:33
3 muaj më parë
19:25
3 muaj më parë
19:09
3 muaj më parë
19:09
36' - Juventus është duke vazhduar me sulme të njëpasnjëshme në kërkim të golit të epërsisë ndaj Bolognas.
Pavarësisht që mysafirët janë duke pasur më shumë posedimin e topit, "Zonja e Vjetër" është duke u treguar më e rrezikshme me aksione të shpejta, që ende nuk i kanë finalizuar.