Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve
LIVE:
Liverpool 2:0 Villarreal (Estupinan 53', Mane 55')
Përditësuar 2 muaj më parë
2 muaj më parë
00:11
2 muaj më parë
00:11
Gjiganti holandez i mbrojtjes së Liverpool, Virgil van Dijk, është prononcuar për 'Sky' pas përfundimit të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Villarrealit.
"Paraqitja jonë ishte e matur. Villarreal është një skuadër shumë e mirë dhe e dimë që do të jetë e vështirë të luajmë në fushën e tyre. Sonte kemi treguar durim. Ata mbrohen mjaft mirë dhe me shumë kompaktësi. Duhej ta thenim korridorin në sulm dhe mënyra e vetme ishte duke pasur durim.
"Në pjesën e dytë kishim më shumë hapësira dhe ia dolëm të ngadhënjejmë. Përgjithësisht besoj që paraqitja jonë ka qenë mahnitëse.
"Tani na duhet të shkojmë në Spanjë për ta fituar ndeshjen dhe jo për ta mbrojtur rezultatin 2:0. E dimë që do të jetë e vështirë, por sonte morëm një rezultat të mirë. Jemi të lumtur, por e dimë që gjithçka është akoma e hapur", deklaroi portieri holandez.
2 muaj më parë
23:42
2 muaj më parë
23:42
Mesfushori argjentinas i Villarrea, Lo Celso, është mundur të tregohet besimplotë para ndeshjes së kthimit, ani se skuadra e tij sot humbi me rezultat 2:0 në 'Anfield'.
"E dinim që do të kishim të bënim me një ndeshje të tillë, me tifozët që shtynin përpara. E dimë që nuk është e lehtë të vijsh dhe të fitosh në këtë fushë. Do të na kishte pëlqyer ta kontrollonim më shumë lojën dhe të kishim rastet tona.
"Ata shtyjnë shumë përpara. Vrapojnë me ritëm të lartë.
"Gjithsesi, mungojnë 90 minuta dhe në ndeshjen e kthimit do ta kemi publikun tonë që do të na mbështesë dhe sigurisht do të jetë një ndeshje ndryshe prej kësaj. Kjo skuadër ka treguar që di të zhvillojë ndeshje të mëdha në Ligën e Kampionëve.
"Në shtëpi ndihemi në habitatin tonë, falë përkrahjes të tifozëve. Kualifikimi për në finale është akoma i hapur dhe mungojnë 90 minuta mjaft të bukura në stadiumin tonë", përfundoi Lo Celso.
2 muaj më parë
23:39
2 muaj më parë
23:39
Trajneri i Villarrealit, Unai Emery ka premtuar se në ndeshjen kthyese do luajnë më ndryshe.
Pas humbjes nga Liverpool, Emery theksoi se ndeshja e javës tjetër do të jetë shumë më ndryshe.
"Ndeshja në javën tjetër do të jetë shumë më ndryshe se sonte. Në gjysmëfinale mungon faktori i befasisë, gjithmonë zhduket".
2 muaj më parë
23:34
2 muaj më parë
23:34
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është prononcuar pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Villarrealit, ku fituan me rezultat 2:0.
"Nuk ishte një ndeshje e lehtë, veçmas në pjesën e parë. Por, kur kemi aplikuar pressing të lartë, ia kemi dalur të jemi më të rrezikshëm. Pastaj në pjesë të dytë gjërat shkuan mirë dhe u treguam të zgjuar për të mos u lejuar asgjë kundërshtarëve.
"Tani është vështirë të mendohet nëse e kemi pranë finalen. Kjo është vetëm pjesa e parë. Nuk mund të relaksohemi. Tani kemi ndeshje në Premierligës dhe pastaj do të mendojmë për ndeshjen e kthimit", u shpreh Klopp.
2 muaj më parë
23:09
2 muaj më parë
23:09
Mesfushori i Liverpoolit, Thiago Alcantara është shpallur lojtari i ndeshjes pas fitores ndaj Villarreal.
Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm në mesfushë, derisa edhe 'dridhi' një herë shtyllën gjatë pjesës së parë.
Pas një paraqitje solide, Thiago me plotë meritë edhe u shpall si lojtari i ndeshjes.
Shining under the Anfield lights again 😍
— Liverpool FC (@LFC) April 27, 2022
Special, @Thiago6 🪄 pic.twitter.com/X9Gnjwa966
2 muaj më parë
23:06
2 muaj më parë
23:06
Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrew Robertson ka folur pas fitores ndaj Villarreal.
Skocezi realizojë ndaj Villarreal, mirëpo goli iu anulua për pozitë jashtë loje.
Pas ndeshjes, Robertson tha se është i kënaqur me rezultatin, duke marrë parasysh edhe portën e paprekur.
"Intensiteti ynë ka qenë shumë i lartë në ndeshjet e fundit. Mesazhi në pjesën e parë ishte vetëm për të mos u frustruar. Ne vazhduam të ecnim, vazhduam të përpiqeshim të kishim durim".
"Thjesht duhej të vazhdonim - duhej të vazhdonim t'i shkatërronim ato. Goli i parë të jep vrull. Do të ishim të kënaqur me një gol më shumë, por 2-0 dhe një portë të pastër, nuk mund të debatoni me këtë", deklaroi Robertson.
2 muaj më parë
23:04
2 muaj më parë
23:04
Mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson është deklaruar pas fitores së rëndësishme ndaj Villarreal.
Anglezi pas fitores tha që skuadra spanjolle ishte e organizuar dhe beson që ende s’ka mbaruar asgjë.
"Ata ishin shumë të organizuar - e dinim se do ta bënin të vështirë, por e dinim se mund t'i prishnim përfundimisht nëse do të vazhdonim".
"Ju duhet pak fat kur ekipet luajnë një bllok të ulët - kjo ngriti turmën dhe fatmirësisht morëm një tjetër".
"Kundërsulmi ynë ishte shumë i mirë sonte dhe kjo e bëri të vështirë për ta disa herë. Loja është ende e gjallë dhe do të jetë një provë e vështirë për ne në Villarreal", u shpreh ai.
2 muaj më parë
22:49
2 muaj më parë
22:49
Liverpool ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Villarrealit, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
"Reds" triumfuan me rezultat komod 2:0, ndeshje ku dominuan në të gjitha aspektet.
Pjesa e parë përfundojë ashtu siç nisi, ngase Liverpool nuk i konkretizojë rastet e shumta, derisa Villarreal zhvillojë lojë defensive, duke mos bërë asnjë sulm.
Pjesa e dytë nisi më mirë për "Reds" që shënuan përmes Fabinhos (50'), por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, tre minuta më vonë, goditja e bukur e Jordan Henderson u devijua nga Estupinan dhe përfundojë në rrjetë, kësisoj vendasit kaluan në epërsi (53').
Me golin e pranuar, loja e Villarreal nisi të bie dhe vetëm dy minuta më vonë, Mohamed Salah gjeti Sadio Manen, i cili realizojë për 2:0 (55').
Liverpool gjeti sërish golin, këtë herë përmes Andrew Robertson, por që u anulua prapë për pozitë jashtë loje.
Kështu, Liverpool ka avantazhin edhe në ndeshjen kthyese që zhvillohet javën tjetër.
2 muaj më parë
22:32
2 muaj më parë
22:29
2 muaj më parë
22:22
2 muaj më parë
22:15
2 muaj më parë
22:14
2 muaj më parë
22:02
2 muaj më parë
21:47
2 muaj më parë
21:43
2 muaj më parë
21:43
42' - Mesfushori Thiago Alcantara ishte afër të shënonte një supergol nga distanca, por që gjuajtja e spanjollit përfundojë në traversë. Rezultati mbetet i barabartë 0:0.
So close to another #UCL wonder goal from Thiago! 🥵 pic.twitter.com/ymRDRFy0qN
— Football on BT Sport (@btsportfootball) April 27, 2022
2 muaj më parë
21:35
2 muaj më parë
21:33
2 muaj më parë
21:19
2 muaj më parë
21:09