La Liga

LIVE:

Real Madrid mposht Getafen - Vedat Muriqi i sjellë fitoren Mallorcas ndaj Atleticos

Mallorca 1:0 Atletico Madrid (Muriqi 68')

Real Madrid 2:0 Getafe (Casemiro 38', Vazquez 68')

Përditësuar 3 muaj më parë

<b></b> Real Madrid mposht Getafen - Vedat Muriqi i sjellë fitoren Mallorcas ndaj Atleticos

Marcelo: Ishte e vështirë të dëgjonim tifozët duke fishkëlluar Bale

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:22

3 muaj më parë

23:22

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka folur pas fitores ndaj Getafes. Braziliani falënderoi tifozët që e mbështesin gjithmonë, derisa foli për ndeshjen e sotme.

"E bëmë të duket ndeshje e lehtë, por ishte e vështirë. Jam falënderues për tifozët që janë gjithmonë prapa meje. 100 për qind".

"Gjithmonë i them djalit tim sa më fat jam që mbajë këtë fanellë, që luaj në Bernabeu, që dëgjoj njerëzit duke thënë emrin tim, është fat i pabesueshëm dhe për shumë vite. Sot, isha nervoz për të, sepse ai asnjëherë nuk ka shkelur në Bernabeun e mbushur".

Tutje, Marcelo u pyet edhe për fishkëllimat që iu bënë bashkëlojtarit, Gareth Bale kur u inkuadrua në fushë.

"Ishte e vështirë t'i dëgjonim, por jemi të gjithë se bashku, lojtarët dhe tifozët. Jemi me Gareth, është pak keq".

Real Madrid shënon fitore komode ndaj Getafes

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:52

3 muaj më parë

22:52

Real Madrid ka kryer detyrën, duke arkëtuar pikët e plota ndaj Getafes në “Santiago Bernabeu”.

"Los Blancos" triumfuan me rezultat komod 2:0. Nga një gol në secilën pjesë, ishin të mjaftueshëm që "Mbretërit" të vazhdojnë me fitore drejtë titullit të La Ligas.

Vinicius Junior me një asistim maestral gjeti Casemiron që shënoi me kokë nga afërsia për t'i dhënë epërsinë Realit (38').

Ndërsa, nga një aksion i bukur, Rodrygo pasoi te Vazquez, i cili gjuajti në korner të portës, duke e lënë në 'gjumë' portierin mysafir.

Tutje, Reali dominoi në të gjitha aspektet, por që u mungoi konkretizimi i rasteve.

Me këtë fitore, Reali vazhdon si lider i vetëm në La Liga me 72 pikë, 12 më shumë se pozita e dytë që e mban Sevilla, derisa Getafe renditët në pozitën e 14-të me 32 sosh.

Aksion i bukur nga Reali - shënon Vazquez

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:29

3 muaj më parë

22:29

Real Madrid pas shumë aksioneve e ka dyfishuar rezultatin kundër Getafes.

Ishte mbrojtësi Lucas Vazquez që shënoi një gol të bukur pas një super aksioni, ku portieri mbeti i shtangur (68').

Dominim i plotë i Realit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:17

3 muaj më parë

22:17

57' - Real Madrid vazhdon të dominojë në kërkim të golit të dytë, duke tentuar disa herë përmes Karim Benzema dhe Marcelo, por që portieri mysafir ishte gjithmonë në vendin e duhur.

Nis pjesa e dytë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:05

3 muaj më parë

22:05

46' - Ka nisur pjesa e dytë mes Real Madridit dhe Getafes. Rezultati momental është 1:0.

Mbyllet pjesa e parë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:50

3 muaj më parë

21:50

45' - Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Real Madridit dhe Getafes me vendasit që janë në epërsi me rezultat 1:0.

Asistim maestral nga Vinicius - shënon Casemiro

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:42

3 muaj më parë

21:42

38' - Real Madrid ka kaluar në epërsi ndaj Getafes përmes mesfushorit Casemiro. Sulmuesi Vinicius Junior me një super asistim gjeti brazilianin që realizoi me kokë nga afërsia.

Real Madrid në kërkim të golit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:22

3 muaj më parë

21:22

19' - Real Madrid ka krijuar një super aksion me Karim Benzema që dhuroi një harkim të shkëlqyer nga distanca, mirëpo portieri David Soria me një super pritje arriti ta ndaj gjuajtjen e Fede Valverdes.

Anulohet goli i Benzemas

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:10

3 muaj më parë

21:10

3' - Real Madrid ka shënuar ndaj Getafes përmes Karim Benzema, por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it për pozitë jashtë loje.

Nis ndeshja

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:03

3 muaj më parë

21:03

1' - Ka nisur ndeshja mes Real Madridit dhe Getafes.

Real Madrid - Getafe, formacionet zyrtare

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

19:06

3 muaj më parë

19:06

Real Madrid ka bërë publike formacionin si titullar ndaj Getafes.

Carlo Anelotti ka vendosur të luajë në formacionin standard 4-3-3:

Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Marcelo; Casemiro, Valverde, Camavinga; Rodrygo, Vinicius, Benzema

Ndërsa, Getafe ka zgjedhur këtë 11-she në formacionin bazë:

Vedat Muriqi hero për Mallorcan - triumfon ndaj Atletico Madridit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

18:12

3 muaj më parë

18:12

Mallorca ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Atletico Madridit.

Vendasit fituan me rezultat minimal 1:0, falë golit të yllit kosovar, Vedat Muriqi.

Pjesa e parë ishte shumë e baraspeshuar me dy skuadrat që kishin disa raste shënimi, por që nuk i konkretizuan.

Pas një faulli në zonën e rrezikshme, arbitri akordoi penallti dhe përgjegjësinë e mori Muriqi, i cili nuk gaboi.

Kosovari pa asnjë problem arriti të mposht Jan Oblakun duke i dhënë avantazhin Mallorcas (68').

Pas kësaj humbje, Atletico renditët në pozitën e katërt me 57 pikë, derisa Mallorca ngritët në pozitën e 17-të me 29 sosh.

Super Muriqi - i shënon Atletico Madridit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:43

3 muaj më parë

17:43

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka prishur 'agjërimin' e golave, duke i shënuar gjigantit madrilen, Atletico Madrid.

Kosovari u tregua i saktë nga pika e bardhë pas 68 minutave lojë, pas një faulli në zonën e rrezikshme.

Nis pjesa e dytë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:19

3 muaj më parë

17:19

46' - Ka nisur pjesa e dytë mes Mallorcas dhe Atletico Madridit. Rezultati momental është 0:0.

Mbyllet pjesa e parë pa gola

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:05

3 muaj më parë

17:05

45' - Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Mallorcas dhe Atletico Madridit. Të dy skuadrat kishin tentime dhe krijuan aksione, por nuk i konkretizuan. Në 45 minutat e parë, asnjëra skuadër nuk arriti të gjuajë në kornizën e portës.

25 minuta lojë shterrpe

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:39

3 muaj më parë

16:39

25' Ende mbetet baras pa gola sfida mes Mallorca dhe Atletico Madrid. Deri më tani nuk është krijuar asnjë rast për gol.

Mallorca - Atletico Madrid: Publikohet formacionet zyrtare - Muriqi e nis ndeshjen si titullar

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

15:30

3 muaj më parë

15:30

Qendërsulmuesi dardan, Vedat Muriqi, do ta nisë ndeshjen si titullar ndaj Atletico Madrid.

Ekipet përkatëse kanë zyrtarizuar formacionet titullare.

Mallorca: Sergio Rico, Maffeo, Raíllo, Valjent, Brian Oliván, Jaume Costa, Baba, Antonio Sánchez, Kang In Lee, Dani Rodríguez, Muriqi.

Atletico Madrid: Oblak; Llorente, Savic, Felipe, Reinildo, Carrasco; Kondogbia, Koke, De Paul; Suárez, Griezmann.

Mallorca kërkon t'u rikthehet pikëve, Atletico Madrid synon konsolidimin e pozitës së katërt

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

15:20

3 muaj më parë

15:20

Java e 32-të e kampionatit spanjoll vazhdon me ndeshjen e parë në program për sot, ku në stadiumin 'Iberostar Estadi' ekipi ishullor do të jetë nikoqir i Atletico Madrid. 

Vendasit vijnë pas një serie të tmerrshme rezultatesh, ku nuk dijnë për fitore për thuajse dy muaj, duke regjistruar shtatë humbje të njëpasnjëshme, çka ka bërë që ata të zhyten në pozitën e 18-të, për ta rrezikuar seriozisht rënien nga liga.

Atletico Madrid vjen pas një jave ku dolën të mposhtur në 'Etihad Stadium' në sfidën e parë të çerekfinales të Ligës së Kampionëve, me rezultat 1:0. Përtej humbjes, u komentua shumë dhe gjatë vendosja në fushë e tyre, e cila i ngjante një moduli që Pep Guardiola e quajti "para-historik": 5-5-0. 

Gjithsesi, trajneri Simeone do të mundohet ta ruajë të paktën pozitën e katërt që të shpie drejt kualifikimit të drejtpërdrejt në Ligën e Kampionëve, kurse ekipi nikoqir, me Vedat Muriqin në sulm, do të synojë t'i lë anash rezultatet negative për t'iu rikthyer pikëve të fituara.

1
1