EPL

LIVE:

Me Cristiano Ronaldon e pandalshëm, Manchester United fiton dhe bind përballë Brentfordit

Manchester United 3:0 Brentford (Bruno Fernandes 9', Cristiano Ronaldo 61', Varane 72')

Përditësuar 2 muaj më parë

<b></b> Me Cristiano Ronaldon e pandalshëm, Manchester United fiton dhe bind përballë Brentfordit

Manchester United bën detyrën ndaj Brentford

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:52

2 muaj më parë

22:52

Ka përfunduar ndeshja në 'Old Trafford'!

Manchester United ka fituar bindshëm ndaj Brentford, me rezultat 3:0. Njëherazi, kjo ishte paraqitja e fundit e 'djajve të kuq' pranë publikut të tyre, pasi dy ndeshjet e fundit do t'i luajnë në udhëtim.

Golat sot i shënuan Fernandes 9', Ronaldo 61', Varane 72'.

Në vazhdim ju lëmë me pamjet nga përmbledhja e ndeshje së sotme!

Varane kompleton trefishimin e epërsisë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:34

2 muaj më parë

22:34


72' GOOOL!

Varane ka shënuar golin e radhës, për t'i çuar shifrat në 3:0. Si rrallëherë gjatë këtij sezoni, Manchester United po bind duke luajtur mirë. Brentford duket tërësisht i pafuqishëm përballë skuadrës vendase.

Pamje: Cristiano Ronaldo nuk ka të ndalur - shënon golin e 18-të në kampionat

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:21

2 muaj më parë

22:21

 

 

61' GOOOL!

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shënuar golin e 18-të në edicionin e kampionatit të sivjem. Njëherazi, me këtë gol nga pika e bardhë që la të shtangur portierin mysafir, ai çoi shifrat e rezultatit ndaj Brentford në 2:0. 

Gjithashtu, ishte vetë Ronaldo ai që siguroi penalltinë në fjalë, pasi u pengua nga mbrojtësi i Brentford.

De Gea shpëton portën e vendasve

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:17

2 muaj më parë

22:17

57' Sulmuesi Bryan Mbeumo rrezikoi me një goditje tokazi portëm e 'djajve të kuq', por De Gea shfaqi reflekset e duhura me këmbë, duke menjanuar rrezikun për skuadrën e tij. 

Bruno Fernandes shpërdoron një mundësi të mirë shënimi

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:13

2 muaj më parë

22:13

53' Bruno Fernandes nuk ia doli të shënojë nga afërsia. Përkundër faktit që aksioni ishte i dyshimtë për shkak të pozitës fillestare nga e cila u nisë lojtari portugez, gjithsesi ai nuk arriti të jetë mjaftueshëm klinik para portës për t'ia siguruar epërsinë e dyfishtë 'djajve të kuq', pasi topi përfundoi jashtë shtyllës së majtë. 

Nis pjesa e dytë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:03

2 muaj më parë

22:03

46' Ka nisur pjesa e dytë!

Në pjesën e parë dallimin e bëri goli i shënuar nga Bruno Fernandes 9'. 

Përfundon pjesa e parë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

21:48

2 muaj më parë

21:48

Ka përfunduar pjesa e parë në 'Old Trafford'!

Ndeshja kryesisht është karakterizuar me një dominim të 'djajve të kuq'. Ata po kryesojnë në këtë ndeshje me rezultat 1:0, me golin që shënoi Bruno Fernandes 9'.

Pamje: VAR anulon golin e Cristiano Ronaldo

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

21:46

2 muaj më parë

21:46

43' Cristiano Ronaldo gjeti golin, por dhoma e gjyqtarëve në VAR pasi rishikoi aksionin, konstatoi që kishte të bënte me një pozitë jashtë loje, duke ia mohuar kësisoj yllit portugez golin e parë në ndeshje dhe të 18-tin në Premierligën angleze për edicionin e sivjem. 

Manchester United dominon në lojë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

21:30

2 muaj më parë

21:30

30' Manchester United po vijon të dominojë në lojë, duke pasur më shumë iniciativën. 

Bruno Fernandes zhbllokon rezultatin e ndeshjes

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

21:12

2 muaj më parë

21:12

9' GOOOL!

Bruno Fernandes ka shënuar shpejt për Manchester United, duke e kaluar në epërsi. Ai e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundur pasimin e Elanga. 

 

Nis ndeshja

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

21:00

2 muaj më parë

21:00

1' Ka nisur ndeshja në 'Old Trafford'!

Ragnick mbron zgjedhjen për ta vendosur titullar Juan Matan

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

20:45

2 muaj më parë

20:45

Trajneri gjerman ka arsyetuar vendimin për ta vendosur nga minuta e parë në fushë mesfushorin spanjoll, Juan Mata.

"Ai bëri disa seanca stërvitore optimale. Kur hyri në fushë përballë Chelsea, gjithashtu demonstroi një paraqitje solide. Patjetër që e meriton të jetë i përfshirë në formacionin bazë. 

"Kam vendosur që ta lë atë të luajë në qendër të mesfushës", deklaroi trajneri gjerman Ragnick për faqen zyrtare të klubit të Manchester United.

Formacionet zyrtare

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

20:36

2 muaj më parë

20:36

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga të dy skaudrat. Cristiano Ronaldo dhe Cristian Eriksen zbresin në fushë nga minuta e parë ndaj njëri-tjetrit.

Manchester United: De Gea, Dalot, Lindelof, Varane, Alex Telles, McTominay, Matic, Elanga, Bruno Fernandes, Mata, Ronaldo

Stoli: Bailly, Jones, Rashford, Lingard, Fred, Cavani, Henderson, Fernandez, Garnacho

 

Brentford: Raya, Ajer, Roerslev, Jansson, Sorensen, Henry, Janelt, Norgaard, Eriksen, Mbeumo, Toney
Stoli: ensen, Dasilva, Wissa, Jeanvier, Fosu, Baptiste, Stevens, Fernandez, Young-Coombes

1
1