Serie A
Serie A
LIVE:
Torino 0:0 Milan
Levante 2:3 Barcelona (Morales 52', Melero 83'; Aubameyang 59', Pedri 63', De Jong 90+2')
Napoli 2:3 Fiorentina (Mertens 58', Osimhen 84'; Gonzalez 29', Ikone 66', Cabral 72')
Përditësuar 3 muaj më parë
3 muaj më parë
23:33
3 muaj më parë
23:33
Trajneri i AC Milanit, Stefano Pioli thotë se ende besojnë që këtë edicion mund të fitojnë Scudetton.
AC Milan bëri hap fals në garën për titull, duke barazuar pa gola me Torinon.
Sidoqoftë, Pioli është i mendimit që do arrijnë ta fitojnë titullin këtë edicion.
“Jemi duke luajtur me ritëm të lartë tani e disa kohë dhe i kemi të gjitha mundësitë që të arrijmë rezultate pozitive deri në përfundim të sezonit. Çdo javë po ndryshon favoriti për titull duke i dëgjuar opinionet e gazetarëve”.
“Tani thoni që është Inter, por unë ju garantoj që do të vazhdon të jetë një kampionat i ekuilibruar. Ne akoma besojmë. Nuk jemi tërësisht të kënaqur me barazimin e sotëm, por do t’i gjejmë zgjidhjet. Dëshirojmë të qëndrojmë aty [në luftë për kreun e tabelës] deri në fund të kampionatit”, u shpreh ai.
3 muaj më parë
23:30
3 muaj më parë
23:30
Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është deklaruar pas barazimit me Torinon.
“Rossonerët” nuk arritën të fitojnë më shumë se një pikë ndaj Torinos, që është hap mbrapa në garën për titull, ngase Inter mund të rimarr kreun nëse fiton ndeshjen e radhës.
Pas ndeshjes, francezi deklaroi se do mundohen që të fitojnë të gjitha ndeshjet e radhës.
“Këto ndeshje janë të vështira, sepse jemi Milan dhe të gjithë duan të luajnë mirë ndaj nesh, duke vonuar lojën dhe humbur kohën efektive. Kështu bëhet çdoherë e më vështirë”.
“Duhet të japim çdo gjë për të fituar çdo ndeshje. Ndeshjet e fundit nuk kanë qenë shumë të mira, por duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë shumë e rëndësishme”, nënvizoi Hernandez.
3 muaj më parë
23:22
3 muaj më parë
23:22
Ylli i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka folur pas fitores ndaj Levantes.
Ylli nga Gaboni që shënojë golin e parë është ndarë i lumtur me këtë tre pikësh dhe ende beson në garën për titull.
"Duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Fitorja nuk vjen lehtë dhe këtë e pamë sonte. Luuk e meritojë golin, kemi besim tek të gjithë lojtarët".
"Ishte ndeshje e vështirë, por ishim më të mirë në pjesën e dytë. Nuk luajtëm mirë gjatë pjesës së parë".
Tutje, ai foli edhe për tre penalltitë e vendasve dhe bashkëlojtarin Ousmane Dembele.
"Dembele duhet të qëndrojë. Ai më njeh mirë dhe gjithmonë mundohem të përgatitem kur e shoh në krahun e djathtë".
"Penalltitë? Sinqerisht, nuk i kam parë nga pozita që isha, kur arbitri thotë penallti, nuk mund të thuash asgjë, sepse ka VAR. Më e rëndësishmja, ne e fituam ndeshjen".
3 muaj më parë
23:19
3 muaj më parë
23:19
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është deklaruar pas fitores së vështirë ndaj Levantes.
Tekniku spanjoll thotë se duhet ende të përmirësohen dhe që Ter Stegen dhe De Jong ishin heronj.
"Nuk luajtëm mirë, por ne fituam. Ata vendosën presion tek ne në sulm dhe e bënë të vështirë për ne".
"Duhet ende të përmirësohemi, por jam i gëzuar që luftuam deri në fund dhe besuam. Luuk është në dijeni për këtë mundësi dhe jam i lumtur për të".
"Ishim më të mirën në pjesën e dytë. Pas penalltisë së dytë, situata u përmiërsua falë Ter Stegen, sigurisht. Ai dhe Luuk e bën ndryshimin".
3 muaj më parë
22:54
3 muaj më parë
22:54
Barcelona në fundin e ndeshjes ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Levante.
Ishte Luuk de Jong që u bë hero për katalunasit që triumfuan me rezultat 2:3.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk arriti t'i konkretizojë rastet e shumta.
Dani Alves shkaktojë penallti në fillimin e pjesës së dytë dhe Morales u tregua i saktë për të vendosur vendasit në epërsi (52').
Gjashtë minuta më vonë, Marti kishte rastin e artë të dyfishonte rezultatin, por që dështoi nga pika e bardhë.
Pas kësaj penalltie të humbur, mysafirët u motivuan me Ousmane Dembele që harkoi në mënyrë fenomenale për Aubameyang, i cili shënojë me kokë (59').
Vetëm katër minuta më vonë, Pedri kaloi Barcelonën në epërsi pas një asistimi të Gavit (63').
Sidoqoftë, i inkuadruari Lenglet shkaktojë sërish penallti, nga e cila nuk gabojë Melero, duke barazuar rezultatin (83').
Kur mendohej që me këtë rezultat do mbyllej ndeshja, në skenë doli qendërsulmuesi Luuk de Jong që pas një harkimi të Jordi Alba vulosi fitoren (90+2).
Me këtë fitore, shpresa e Barcelonës për titull vazhdon duke marrë pozitën e dytë me 60 pikë, 12 më pak se lideri Real Madrid, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa, Levante renditët në pozitën e parafundit me 22 sosh.
3 muaj më parë
22:52
3 muaj më parë
22:43
3 muaj më parë
22:42
3 muaj më parë
22:42
Torino ka arritur t'i shkaktojë kokëçarje të mjaftueshme Milanit sot, aq sa për t'ia rrëmbyer një pikë, e cila nëse për ekipin torinez është simbolike, për ekipin kuqezi është dështimi i radhës, pas barazimit të ditës së hënë në San Siro ndaj Bolognas.
Kjo bën që Inter ta ketë rrugën e hapur për ta rimarrë primatin në Serie A, nëse e fiton në udhëtim ndeshjen e mbetur që e ka për ta rekuperuar ndaj ekipit të Bolognas.
Deri më tani Milan udhëheq me 68 pikë renditjen tabelare në Serie A, Inter pason i dyti me 66 pikë, aq sa ka edhe Napoli.
Mërgim Vojvoda në këtë ndeshje luajti për 84 minuta. Ai në minutën e 50-të bëri një goditje të bukur me këmbën e tij të djathtë, por Maignan e largoi topin në këndore. Përgjithësisht mbrojtësi kosovar bëri një paraqitje të mirë, hiç një rast në mbrojtje kur gaboi një pasim tokazi që ka mundur t'i kushtojë rëndë sikur Milan të tregohej më klinik.
Paraqitje të mirë pati edhe Etrit Berisha, në ndeshjen e tij të pestë rresht që e luajti si titullar.
Në vazhdim ju lëmë me përmbledhjen e ndeshjes së sotme.
3 muaj më parë
22:35
3 muaj më parë
22:34
3 muaj më parë
22:32
3 muaj më parë
22:30
3 muaj më parë
22:28
3 muaj më parë
22:23
3 muaj më parë
22:22
3 muaj më parë
22:20
3 muaj më parë
22:20
3 muaj më parë
22:13
3 muaj më parë
22:09
3 muaj më parë
22:06