Serie A

LIVE:

Cadiz mposht Barcelonën midis "Camp Nou", 'paqe' mes Napolit dhe Romës

Napoli 1:1 Roma (Lozano 11'; El Shaarawy 90+1')

Barcelona 0:1 Cadiz (Perez 49')

Përditësuar 3 muaj më parë

<b></b> Cadiz mposht Barcelonën midis "Camp Nou", 'paqe' mes Napolit dhe Romës

Xavi: Sonte i themi lamtumirë titullit të ligës

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:47

3 muaj më parë

23:47

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka pranuar se me këtë humbje ka përfunduar 'shpresa' për titullin kampion

Pas humbjes nga Cadiz, tekniku spanjoll deklarojë se përfundojë lufta për titull.

"Sonte i themi lamtumirë titullit të ligës. Duhet të fokusohemi në ndeshjet e radhës që të sigurojmë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve".

Xavi: Kemi edhe shtatë finale

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:16

3 muaj më parë

23:16

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është deklaruar pas humbjes nga Cadiz.

Tekniku spanjoll tha se skuadra mysafire zhvillojë ndeshje defensive dhe tani duhet të fokusohen në shtatë ndeshjet e mbetura.

"Krijuam mjaft raste për të fituar ndeshjen, por në fund nuk funksionoi. Ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer në mbrojtje".

“Ne humbëm një finale tani dhe kanë mbetur edhe 7 ndeshje dhe ne duhet të kualifikohemi për kampionët sezonin e ardhshëm”.

Garcia: Nuk shënuam dot

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:06

3 muaj më parë

23:06

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia ka folur pas humbjes së pësuar në shtëpi ndaj Cadiz.

Garcia tha se nuk mundën të shënojnë dhe duhet të fokusohen në ndeshjet e radhës.

“Hymë me ritëm, por më pas u bëmë në ankth para portës. Nuk shënuam dot”

“Duhet të fokusohemi te vetja, të fitojmë ndeshjet dhe të mos i lëmë të humbasin sërish tre pikët, si sot... Nuk mendoj se ajo që ndodhi një ditë më parë na ndikoi”.

Me këtë humbje të Barcelonës, Real Madridit i nevojiten vetëm shtatë pikë nga gjashtë ndeshjet e mbetura që të shpallen kampion në La Liga.

Bëfasia e mbrëmjes - Cadiz triumfon ndaj Barcelonës midis ndaj "Camp Nou"

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:57

3 muaj më parë

22:57

Cadiz i ka dhënë fundit rekordit të Barcelonës prej 15 ndeshje të pamposhtur, duke e mposhtur në "Camp Nou".

Skuadra që është duke luftuar për mbijetesë zhvilloi paraqitje të mirë duke fituar me rezultat 0:1.

Barcelona dominojë në të gjitha aspektet, por që assesi nuk e gjetën rrugën drejtë rrjetës, pavarësisht aksioneve të shumtë.

Ishte Lucas Perez që realizojë golin e vetëm në fillimin e pjesës së dytë, pas një gabimi të Ter Stegen, i cili nuk arriti ta ndal mirë topin (48').

Kjo humbje gjithashtu, mund të thuhet se ia 'shuan shpresat' edhe për garën për titull, pasi ndodhën 15 pikë prapa Real Madridit edhe pse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Cadiz nga pozita e 18-të ngritët në pozitën e 16-të duke mbledhur 31 pikë.

Gjuajtje fantastike nga De Jong

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:37

3 muaj më parë

22:37

78' - I sapo inkuadruari Luuk de Jong ishte pranë të barazonte rezultatin, mirëpo goditja e tij me kokë ishte qendrore dhe portieri arriti ta ndal.

Cadiz pranë golit të dytë, Fernandez dështon nga afërsia

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:35

3 muaj më parë

22:35

76' -  Cadiz ishte shumë pranë që të shënonte golin e dytë kundër Barcelonës, por gjuajtja e kapitenit Alex Fernandez pas një asistimi të Alejos përfundojë jashtë portës.

Cadiz befason Barcelonën, shënon Perez

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:10

3 muaj më parë

22:10

48' - Cadiz ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës. Pas një kundëraksioni të shpejtë, Perez (48').

Nis pjesa e dytë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:04

3 muaj më parë

22:04

46' - Ka nisur pjesa e dytë mes Barcelonës dhe Cadizit.

Përfundon pjesa e parë: Pa gola mes Barcelonës dhe Cadizit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:47

3 muaj më parë

21:47

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Barcelonës dhe Cadizit, ku pavarësisht rasteve nuk ka pasur asnjë gol.

Të dy skuadrat zhvilluan lojë të mirë, me vendasit që dominuan në të gjitha aspektet, por që assesi nuk e gjetën golin.

Perez humb rastin e artë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:33

3 muaj më parë

21:33

27' - Sulmuesi Lucas Perez nuk ka shfrytëzuar rastin e artë duke dështuar nga afërsia, pasi mori një pasim të shkëlqyeshëm nga Ruben Sobrino.

<b></b> Insigne në lot pasi 'shuhen shpresat' e Napolit për titull

Insigne në lot pasi 'shuhen shpresat' e Napolit për titull

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:23

3 muaj më parë

21:23

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne është kapur nga kamerat duke qarë pas barazimit me Romën.

Me këtë barazim ndaj Napolit, shpresat për titull për Napolin mund të thuhet se janë shuar, pasi tani janë katër pikë prapa liderit, AC Milan.

Pas ndeshjes, italiani është parë duke qarë, ngase për të ky njëkohësisht është sezoni i fundit.

Insinge ka nënshkruar kontratë me skuadrën e MLS, Toronto, të cilës do t'iu bashkohet nga 1 korriku.

Dominim i plotë i Barcelonës

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:14

3 muaj më parë

21:14

13' - Barcelona është duke dominuar plotësisht në minutat e parë ndaj Cadiz. Katalunasit kishin dy raste të mira shënimi, sidomos një i Torres që bashkëpunojë në Dembelen, por gjuajtja e spanjollit nuk ishte në portë.

Nis ndeshja

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:02

3 muaj më parë

21:02

1' - Ka nisur ndeshja mes Barcelonës dhe Cadizit.

Roma në ‘frymën e fundit’ fiton një pikë ndaj Napolit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:00

3 muaj më parë

21:00

Roma ka arritur të arkëtojë një pikë në minutat e fundit ndaj Napolit.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar me dy skuadrat që vazhdimisht kërkonin golin, me rezultatin përfundimtar 1:1.

Lorenzo Insigne kaloi vendasit në epërsi duke u treguar i saktë nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga Lozano u faullua brenda zonës (11').

Në përgjithësi të dy skuadrat kanë pasur raste të mira shënimi, por që dy portierët bënë paraqitje mahnitëse me disa super pritje.

Kur mendohej që Napoli do arkëtonte pikët e plota, ishte Stephen El Shaarawy që realizoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin (90+1).

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani zhvillojë një tjetër paraqitje solide.

Me këtë barazim, Napoli mban pozitën e tretë me 67 pikë, derisa Roma qëndron në pozitën e pestë me 58 sosh.

Roma barazon në fund, shënon El Shaarawy

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

20:54

3 muaj më parë

20:54

90+1' - Sulmuesi Stephan El Shaarawy ka arritur ta barazojë rezultatin në fund ndaj Napolit.

Lëndohet Zanioli, Roma kërkon penallti

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

20:39

3 muaj më parë

20:39

77' - Lojtarët e Romës janë duke kërkuar penallti pas një incidenti mes portierit Meret dhe sulmuesit Zaniolo, ku ky i fundit u lëndua dhe iu nevojit ndihma mjekësore.

Nis pjesa e dytë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

20:07

3 muaj më parë

20:07

46' - Ka nisur pjesa  edytë mes Napolit dhe Romës.

Ndeshje e madhe për Busquets, barazon rekordin e Iniestas

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

20:01

3 muaj më parë

20:01

Për mesfushorin Sergio Busquets, ndeshja ndaj Cadiz do të jetë shumë e rëndësishme.

Spanjolli do barazojë rekordin e legjendës, Andres Iniesta duke u bërë lojtari i tretë me më së shumti paraqitje në histori të Barcelonës (674 ndeshje).

Rekordin për më së shumti ndeshje në fanellën e blaugranasve e mban Lionel Messi me 778 ndeshje.

Përfundon pjesa e parë: Napoli në epërsi ndaj Romës

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

19:50

3 muaj më parë

19:50

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit mes Napolit dhe Romës, me vendasit që ndodhën në epërsi.

Ishte goli i Lorenzo Insignes nga pika e bardhë që i dha epërsinë "Napolitanëve" pas vetëm 11 minutave lojë.

Formacionet zyrtare: Barcelona - Cadiz

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

19:48

3 muaj më parë

19:48

Barcelona është nikoqir i Cadizit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në La Liga.

Katalunasit duan vetëm fitore meqenëse matematikisht mbeten në garë për  titull, derisa Cadiz do jep gjithashtu gjithçka me shpresën që të dal nga zona e rrezikshme.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Garcia, Lenglet, Alba; De Jong, Busquets, Gavi; Dembele, Depay, Torres

Cadiz: Ledesma; Raul Parra, Luis Hernandez, Fali, Espino; Alex Fernandez, Jose Mari, Jonsson, Salvi; Lucas Perez, Sobrino

1
1