EPL
EPL
LIVE:
Arsenal 3:1 Manchester United (Tavares 3', Saka 31', Granit Xhaka 71'; Cristiano Ronaldo 34')
Manchester City 5:1 Watford (Jesus 5', 23', 47', 54', Rodri 34'; Kamara 28')
Norwich 0:3 Newcastle (Joelinton 35', 41', Guimaraes 50')
Përditësuar 3 muaj më parë
3 muaj më parë
17:52
3 muaj më parë
17:52
Manchester City ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Watfordit në kuadër të xhiros së 34-të në Seria A.
"Qytetarët" triumfuan me rezultat 5:1, ku shkëlqeu Gabriel Jesus me katër gola.
Braziliani shënojë pas vetëm katër minutave pas një asistimi të Zinchenkos (4'), ndërsa pastaj dyfishojë rezultatin me një gol të bukur (23').
Pesë minuta më vonë, Watford arriti të ngushtojë rezultatin përmes Kamara (28').
Mirëpo, Man City nuk lejojë befasi me Rodrigon që realizojë eurogol nga distanca (34').
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Man Cityn, me Jesus që fitojë penallti dhe pastaj shënojë për të kompletuar het-trikun.
Braziliani nuk u ndal me kaq duke shënuar edhe të katërtin pas një asistimi të De Bruyne (53').
Me këtë fitore, Man City vazhdon avancimin në krye me 80 pikë, katër më shumë se Liverpool që qëndron në pozitën e dytë, derisa Watford qëndron në pozitën e parafundit me 22 sosh.
3 muaj më parë
17:37
3 muaj më parë
17:37
Tottenham është mysafir i Brentfordit në kuadër të xhiros së 34-të në Premierligë.
Formacionet zyrtare:
Brentford: Raya; Henry, Sorensen, Jansson, Rasmussen; Eriksen, Jensen, Janelt; Ghoddos, Toney, Mbeumo.
Tottenham: Lloris; Romero, Dier, Davies; Emerson, Bentacur, Hojbjerg, Sessegnon; Kulusevski, Kane, Son.
3 muaj më parë
17:17
3 muaj më parë
17:09
3 muaj më parë
17:02
3 muaj më parë
17:02
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për festimin që bëri mesfushori Granit Xhaka pas golit që shënojë ndaj Manchester Unitedit.
Mesfushori me prejardhje kosovare që përfaqëson Zvicrën realizojë një eurogol nga distanca, por pastaj befasojë me festimin duke i dërguar 'puthje' tifozëve, tek të cilët në të kaluarën kishte deklaruar "asnjëherë ne nuk do të bëhemi miq të ngushtë prapë".
I pyetur për këtë festim, Arteta tha se e ka ëndërruar këtë moment.
"E kisha ëndërruar këtë, ai e meriton. Nëse ndonjë tifozë do kalonte vetëm pesë ose 10 minuta me Granitin, ose ndoshta vetëm dy, kjo do ishte e tëra që do ju nevojitej".
"Ata do e kuptonin çfarë personi është dhe sa shumë i intereson klubi".
Me këtë fitore, Arsenal ka bërë një hap të madh për garën në top katërshe, derisa kanë mbetur edhe pesë finale që të zhvillohen.
3 muaj më parë
16:48
3 muaj më parë
16:46
3 muaj më parë
16:46
Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick është deklaruar pas humbjes nga Arsenal.
Ranginck thanë se zhvilluan paraqitje të mirë, por që rezultati ishte zhgënjyes.
“Mendoj se treguam një performancë të përmirësuar, por në fund një rezultat zhgënjyes”.
“Mendoj se u kthyem mirë nga goli i hershëm dhe patëm shumë raste në të dyja pjesët për të shënuar më shumë gola”.
“Mendova se pjesa e dobët e performancës sonë sot ishte se nuk u mbrojtëm mirë brenda dhe rreth zonës sonë”.
Rangnick ishte i zemëruar edhe me disa vendime të VAR.
"Ndjeva se kishte tre vendime shumë të pafat VAR. Për mua goli i tretë i Arsenalit ishte qartësisht jashtë loje. Goli i dytë i Cristianos nuk ishte jashtë loje”.
“Ne nuk ishim shumë të kënaqur me vendimet e VAR sot. Një ekran i përmirësuar, por një rezultat zhgënjyes.”
3 muaj më parë
16:35
3 muaj më parë
16:32
3 muaj më parë
16:25
3 muaj më parë
16:06
3 muaj më parë
16:01
3 muaj më parë
15:38
3 muaj më parë
15:38
Manchester City çdoherë e më shumë është afër që ta mbrojë titullin. Ata sot do të luajnë ndaj Watford.
Këto janë formacionet zyrtare:
3 muaj më parë
15:35
3 muaj më parë
15:35
Sulmuesi dardan, Milot Rashica, ndeshjen e sotme kampionale ndaj Newcastle do ta fillojë nga minuta e parë.
Këto janë formacionet zyrtare:
Norwich: Krul, Byram, Hanley, Zimmermann, Giannoulis, McLean, Normann, Dowell, Lees-Melou, Rashica, Pukki.
Newcastle: Dubravka, Krafth, Lascelles, Burn, Targett, Bruno Guimaraes, Longstaff, Willock, Murphy, Joelinton, Saint-Maximin.
3 muaj më parë
15:24
3 muaj më parë
15:24
Arsenal ka fituar me rezultat 3 me 1 ndaj Manchester United
Golat për ekipin vendas i shënuar Tavares 3', Saka 31', Granit Xhaka 71', kurse për 'djajtë e kuq' shënoi ylli portugez Cristiano Ronaldo 34'.
Me këtë fitore 'topçinjtë' fitojnë derbin e dytë brenda javës, pas triumfit që e arritën në mesjavë përballë Chelseat në 'Stamford Bridge'.
Kësisoj, skuadra e Mikel Arteta del në pozitën e katërt me 60 pikë të grumbulluara, por me një ndeshje më shumë sesa rivali direkt Tottenham.
Ndërkaq, pas kësaj humbjeje mund të konstatohet që vetëm matematikisht është akoma në garë për pozitën e katërt Manchester United, pasi gjasat i janë reduktuar skajshmërisht.
Në vazhdim ju lëmë me përmbledhjen e ndeshjes!
3 muaj më parë
15:03
3 muaj më parë
14:56
3 muaj më parë
14:37
3 muaj më parë
14:22
3 muaj më parë
14:08
3 muaj më parë
14:08
34' GOOOOL!
Shumë shpejt ka ardhur kundërpërgjigja e Manchester United pas dyfishimit të epërsisë nga Arsenal. Ishte i përhershmi, Cristiano Ronaldo, ai që shënoi për ta ngushtuar rezultatin, duke mposhtur portierin Ramsdale.
Njëherit, ky ishte goli i tij i 100-të në Premierligë.
Tani rezultati është 2 me 1 në të mirë të Arsenal.