Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve
LIVE:
Real Madrid 3:1 Manchester City (Rodrygo 90', 90+2', Benzema 90+5'; Mahrez 72')
Rezultati i përgjithshëm 6:5.
Përditësuar 2 muaj më parë
2 muaj më parë
00:51
2 muaj më parë
00:51
Pep Guardiola është prononcuar në fund të ndeshjes, pasi skuadra e tij në mënyrë dramatike dhe të çmendur u përmbys nga Real Madridi në 'Bernabeu', duke humbur kësisoj mundësinë për t'u kualifikuar në finale.
"Kishte qenë dashur të luanim paksa më shumë me kohën. Kishim mundësinë që ta administronim rezultatin, por erdhën shumë shpesh në brendi të zonës me Asensio, Vinicius, Rodrygo dhe Militao. Në fund, ia dolën që t'i shënojnë ato dy golat e shpejta.
"Jua them nga përvoja që nuk është se ndiheshim në finale gjatë atyre minutave para se t'i pësonim golat. Por, që ta arrinim finalen ishim fare pranë.
"Nuk ishim duke vuajtur në lojë, por ata ishin të zhdërvjellët t'i shënin golat dhe më duhet vetëm që t'i përgëzoj. Edhe në minutën e 89-të nuk ndihesha në finale, sepse e njoh 'Benabeun'.
"Kemi pasur edhe mundësinë që ta shënonim golin e dytë, por ajo çfarë ndodhi në Manchester, u përsërit edhe këtu, sërish.
"Ata i shënuan dy golat e shpejt, sepse janë në gjendje ta bëjnë. Historia e tyre e tregon një gjë të tillë dhe tani do të ballafaqohen ndaj Liverpool.
"Uroj të jetë një finale e madhe", ka përfunduar Pep Guardiola.
2 muaj më parë
00:26
2 muaj më parë
00:26
Carlo Ancelotti bëri mrekulli në e radhës, duke e arritur finalen me Real Madridin, të cilën do ta luajë ndaj Liverpool më 28 maj, për ta synuar kështu trofeun e 14-të në historinë e tyre në Ligën e Kampionëve. Pas sfidës së sontme, ai u drejtua gazetarëve.
"Nuk besonit, eh? Jeni pa besim ju gazetarët [mes të qeshurave]. Shumë pak veta besonin. Ata që besonin ishin lojtarët e mi, sepse në këtë stadium mjafton një shkëndijë e vogël dhe çdo gjë bëhet e mundur. Kjo është magjia e këtij stadiumi dhe i të qenurit pjesë e këtij kklubi.
"Por, natyrisht që kemi të bëjmë edhe me kualitetin e skuadrës. Kur luhet një ndeshje, përqendrohem në brendi të zhvillimeve të saj. Bëj atë që mundem.
"Modric nuk kishte probleme muskulare, por preferova të inkuadroj në lojë lojtarë të freskët. Gjithsesi - Kroos, Casemiro dhe Modric kanë bërë një paraqitje të madhe. Mirëpo, kur hapesh në lojë, të duhen energji të rreja. Në këto lloj ndeshjesh nuk ka shumë rëndësi se kush e fillon ndeshjen nga minuta e parë, por kush e përfundon atë.
"Tani finalja do të jetë ndaj një kundërshtari të madh. Do të jetë një finale tejet e bukur dhe enigmatike. Jemi shumë të lumtur që do të jemi pjesë e saj", u shpreh Carlo Ancelotti
2 muaj më parë
00:11
2 muaj më parë
00:11
Rodrygo ishte heroi i Real Madridit, pasi shënoi një dygolësh të shpejt. Ai u deklarua në fund të ndeshjes, duke mos e fshehur gëzimin e tij.
"Ndihem shumë i lumtur. Nuk kam fjalë të përshkruaj atë që ndiej. Jam i nderuar që luaj për Real Madridin dhe po i shijoj këto momente.
"Natyrisht që është shumë i rëndësishëm besimi që më jep Ancelotti, edhe kur luaj nga fillimi, ashtu edhe kur hy gjatë lojës në pjesë të dytë", deklaroi sulmuesi Rodrygo që bëri ndryshimin në ndeshje.
2 muaj më parë
00:03
2 muaj më parë
00:03
Ish-mesfushori i Real Madrid dhe kombëtares holandeze, Clarence Seedorf, është prononcuar në fund të ndeshjes, duke u treguar shumë i emocionuar pas asaj çfarë ngjau.
"Si i apasionuar pas këtij sporti dhe i Real Madridit, them që madhështia e këtij klubi nuk mund të deshifrohet.
"Në golin e dytë të Rodrygos jam emocionuar. Ishte e jashtëzakonshme. E bukur!
"Nuk dua të tregoj mos respekt karshi Manchester Cityt, por historia nuk ndërtohet në dy e as në dhjetë vjet. Real Madridi nëse eliminohet në 1/8-at e finales, atëherë nuk duhesh të shihësh nëpër rrugë për 10 vjet nga turpi, ndërsa në Manchester City nuk ekziston ai presion që pastaj të ngarkon me përgjegjësi", deklaroi Clarence Seedorf.
2 muaj më parë
23:56
2 muaj më parë
23:56
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Manchester Cityt.
Pas fitores së madhe, belgu tha se në klubin e Real Madridit të gjitha gjërat janë të mundura.
"Pak fjalë? Real Madrid. Në këtë skuadër çdo gjë është e mundur".
"Jam i sigurt se ata e dinin çfarë do ndodhte pas golit të pranuar (qesh)".
2 muaj më parë
23:36
2 muaj më parë
23:36
Real Madrid ka bërë mrekullinë ndaj Manchester Cityt për t'u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.
"Los Blancos" triumfuan në "Santiago Bernabeu" me rezultat 3:1, derisa i përgjithshmi doli të jetë 6:5.
Ndeshja nisi më mirë për Realin që kishin disa raste përmes Karim Benzema dhe Vinicius Junior, por që këta të fundit nuk i konkretizuan.
Manchester City kaloi në epërsi përmes Riyad Mahrez, që realizoi eurogol pas një asistimi të Silvas (73').
Ky rezultat mbeti deri në shtesë, ku pastaj aty nisi ringjallja e Real Madridit, me Rodrygon që shënoi nga afërsia për të barazuar rezultatin (90').
Vetëm një minutë më vonë, braziliani shënoi sërish për të vendosur Realin në epërsi dhe dërguar ndeshjen në vazhdime.
Golin e fitores të gjigantit madrilen dhe njëkohësisht fitoren e vulosi qendërsulmuesi Karim Benzema duke shënuar nga pika e bardhë, pas një 11-metërshi që e fitoi vetë (95').
Me këtë fitore, Real Madrid kalon në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të takohet me Liverpoolin.
2 muaj më parë
23:33
2 muaj më parë
23:15
2 muaj më parë
23:03
2 muaj më parë
23:02
2 muaj më parë
22:59
2 muaj më parë
22:58
2 muaj më parë
22:54
2 muaj më parë
22:54
Real Madrid ka bërë mrekullinë në kohë shtesë duke shënuar dy herë për dy minuta për të dërguar ndeshjen në kohë shtesë.
“Los Blancos” përmbysen rezultatin nga 0:1 në 2:1 (i përgjithshmi 5:5).
Ndeshja nisi më mirë për Realin që krijonin aksione njëri pas tjetrit, por që nuk arritën t'i konkretizojnë.
Karim Benzema dhe Vinicius Junior kishin disa raste të mira shënimi, por që assesi nuk i finalizuan.
Kur nuk pritej, Man City krijoi një kundërsulm të shpejtë me Riyad Mahrez që realizoi një eurogol për të kaluar mysafirët në epërsi (73').
Derisa mendohej që ndeshja do përfundonte me “Qytetarët” që avancojnë në finale, Real Madrid u ringjall në kohën shtesë me Rodrygon që shënoi fillimisht pas asistimit të Benzema (90’).
Ndërsa, dy minuta më vonë, braziliani gjeti sërish golin (90+2’), duke dërguar ndeshjen në kohë shtesë.
2 muaj më parë
22:50
2 muaj më parë
22:50
90+2' - Real Madrid ka bërë mrekullinë duke shënuar edhe golin e dytë ndaj Manchester Cityt. Ishte sulmuesi Rodrygo që shënoi sërish, ku me këtë rezultat ndeshja do shkojë në kohë shtesë.
YALLAH YALLAH QUELLE FOLIE RODRYGO pic.twitter.com/tcOCW7yICt
— QeeYou (@QeeYouBet) May 4, 2022
2 muaj më parë
22:49
2 muaj më parë
22:49
90' - Sulmuesi Rodrygo ka shënuar nga afërsia për të barazuar rezultatin ndaj Manchester Cityt. Pas një asistimi të bukur nga Karim Benzema, braziliani realizoi nga afërsia.
Rodrygo goal for Real Madrid against Manchester City pic.twitter.com/uheaF7IQsV
— Live News (@LiveNewsForAll_) May 4, 2022
2 muaj më parë
22:48
2 muaj më parë
22:43
2 muaj më parë
22:37
2 muaj më parë
22:34
2 muaj më parë
22:31