EPL

LIVE:

Liverpool triumfon ndaj Man Cityt, Man United i falet Ronaldos - pësojnë humbje Arsenal dhe Tottenham

Tottenham 0:1 Brighton (Trossard 90')
Manchester United 3:2 Norwich (Ronaldo 7', 32', 76'; Kowell 45', Pukki 52')
Southampton 1:0 Arsenal (Bednarek 45')
Watford 1:2 Brentford (Dennis 54'; Noorgard 15', Jannson 90+6')
Manchester City 2:3 Liverpool (Grealish 47', Silva 90'; Konate 8', Mane 17', 45')

Përditësuar 3 muaj më parë

<b></b> Liverpool triumfon ndaj Man Cityt, Man United i falet Ronaldos - pësojnë humbje Arsenal dhe Tottenham

Guardiola: Liverpool ka skuadër më të mirë se Man City sepse munguan De Bruyne, Walker dhe Gundogan

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

19:06

3 muaj më parë

19:06

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur pas eliminimit nga FA Cup.

I pyetur nëse kjo skuadër e Liverpoolit është më e mirë se Man City, përgjigja e tenkikut spanjoll ishte kjo: "Tani, po. De Bruyne nuk mundi të luajë, Walker mungojë dhe Gundogan mori një goditje në gju. Kur të gjithë të jenë në formë, atëherë është mirë".

Guardiola edhe mbrojti portieri Zack Steffen, që bëri një gabim amatorest, ku pranuan golin e dytë.

"Ndodh, na duhet që të luajë futbollin tonë. Enderson ishte pranë të pësonte në ndeshjen e fundit. Ishte aksident, ndodh. Jam i sigurt se Zack nuk dëshironte ta bënte".

Arteta: Nëse dikush nuk do e shikonte rezultatin, do thoshte se Arsenal fitoi

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

18:37

3 muaj më parë

18:37

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është deklaruar pas humbjes së tretë radhazi në Premierligë – këtë herë nga Southampton.

Tekniku spanjoll tha se problemi kryesor ka qenë që nuk arritën t’i konkretizojnë rastet, andaj edhe nuk e fituan ndeshjen.

“Nëse dikush nuk e dinte rezultatin dhe po e shikon lojën dhe pyet se kush e fitoi ndeshjen, ata do të thonë se Arsenali e fitoi me lehtësi. Por nuk është kështu”.

Mane: Paraqitja e skuadrës ishte fantastike, duam të fitojmë katër trofetë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

18:35

3 muaj më parë

18:35

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane është deklaruar pas kalimit në finale të FA Cup.

Senegalezi realizojë dy golësh në fitoren 3:1 ndaj Manchester Cityt.

"Sot ishte ditë e veçantë. Jemi shumë të kënaqur dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë".

"E nisëm mirë dhe bëmë presion të lartë. Jam shumë i lumtur që shënova dy gola për skuadrën dhe paraqitja jonë ishte fantastike".

"Fitimi i katër trofeve? Është ëndrra jonë. Ne do mundohemi, do të luftojmë. Të shohim"

Ronaldo: Shumë i lumtur për het-trikun e 60-të, ne vazhdojmë të luftojmë deri në fund

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

18:29

3 muaj më parë

18:29

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas het-trikut që shënojë kundër Norwich Cityt.

Portugezi realizojë het-trik në fitoren 3:2 ndaj Norëich Cityt, het-trik i cili ishte i 60-ti në karrierë (50 me klube, 10 me Kombëtaren e Portugalisë).

Pas këtij rekordi, Ronaldo reagojë përmes një shkrimi në “Facebook”.

“Shumë i lumtur me këtë fitore dhe për rikthimin në rrugën e duhur në Premierligë. Siç thashë më parë, arritjet individuale ia vlejnë vetëm kur na ndihmojnë të arrijmë objektivat tona si ekip, dhe het-triku i 60-të në karrierën time është shumë më i rëndësishëm sepse na solli 3 pikët. Të lumtë, djem, përpjekje të jashtëzakonshme nga të gjithë. Ne nuk dorëzohemi, po luftojmë deri në fund”, shkroi ai.

Liverpool triumfon ndaj Man Cityt - avancon në finale të FA Cup

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

18:24

3 muaj më parë

18:24

Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme në gjysmëfinale ndaj rivalit, Manchester City, për të avancuar në finale të FA Cup.

"Reds" triumfuan me rezultat të ngushtë 2:3.

Ibrahim Konate shënoi pas vetëm nëntë minutave lojë, pas një asistimi të shkëlqyer të Roberston (9').

Ndërsa, sulmuesi Sadio Mane dyfishojë rezultatin pas një gabimi amatores të portierit (17').

Në fundin e pjesës së parë, senegalezi realizojë sërish, këtë herë me një goditje vollej pas një super asistimi të Thiago Alcantara (45').

Man City dominoi në pjesën e dytë, duke e nisur në mënyrë fenomenale me Jack Grealish që ngushtoi menjëherë epërsinë (47’).

Ndërsa, në fundin e ndeshjes, mesfushori me tipare ofensive, Bernardo Silva realizojë nga afërsia pas një asistimi të Mahrez për 2:3 (90+1), por kjo ishte e tëra për këtë super sfidë.

Me këtë fitore, Liverpool avancon në finale, ndërsa kundërshtarin do ta mësojë nesër në ndeshjen Chelsea - Crystal Palace.

Man City ngushton rezultatin - shënon Silva

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

18:20

3 muaj më parë

18:20

90' - Manchester City ka arritur të ngushtojë rezultatin në 2:3 në minutën e fundit përmes Bernardo Silvas. Portugezi realizojë nga afërsia pas një asistimi të bukur nga Mahrez.

Cristiano Ronaldo me het-trik mban gjallë shpresat e Man United për top katërshe

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:55

3 muaj më parë

17:55

Manchester United ka marrë fitore të madhe në shtëpi ndaj Norwich Cityt, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 3:2.

"Djajtë e Kuq" zhvilluan një ndeshje të mirë, falë paraqitjeve maestrale të Cristiano Ronaldos, që shënojë het-trikun e 60-të në karrierë.

Pas vetëm shtatë minutave lojë, portugezi kaloi vendasit në epërsi duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të Elanga.

Pastaj, Ronaldo shënojë me kokë për të dyfishuar rezultatin pas harkimit nga këndi të Telles (32').

Norwich arriti të këndellet dhe të barazojë rezultatin, fillimisht Dowell shënojë me kokë nga afërsia pas harkimit të Pukkit (45+1).

Ndërsa, pastaj dyshja ndryshuan vendet, me Dowell që asistojë dhe Pukkin që barazojë rezultatin në 2:2 (52').

Sidoqoftë, Ronaldo u përkujdes që t'i dhurojë pikët e plota Man Unitedit, duke shënuar një eurogol nga gjuajtja e lirë (76').

Falë kësaj fitore, Man United ngritët në pozitën e katërt me 54 pikë, derisa Norwich qëndron në fund me 21 sosh.

Arsenal pëson humbjen e tretë radhazi në Premirligë - mposhtët nga Southampton

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:53

3 muaj më parë

17:53

Arsenal duket se nuk di për këndellje nga rezultatet negative në Premierligë.

"Topçinjtë" kanë pësuar humbje sot ndaj Southampton, që ishte humbja e tretë radhazi në kampionatin anglez.

Edhe pse dominuan gjatë tërë ndeshjes, Arsenal pësoi humbje me rezultat minimal 1:0.

Ishte goli i Bednarek nga afërsia që i dha pikët e plota skuadrës vendase, pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Elyounoussi (44').

Me këtë humbje, Arsenal i vështirëson punët për top katërshe, duke rënë në pozitën e gjashtë me 54 pikë, derisa Southampton ngritët në pozitën e 11-të me 39 sosh.

Man City ngushton epërsinë përmes Grealish, 'ëndërron' përmbysjen

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:39

3 muaj më parë

17:39

Manchester City ka shënuar golin e parë në ndeshje kundër Liverpoolit.

Ishte sulmuesi Jack Grealish që realizojë pas në asistimi të bukur nga Gabriel Jesus, vetëm dy minuta pasi nisi pjesa e dytë (47').

Ronaldo kompleton het-trikun ndaj Norwichit - shënon supergol nga gjuajtja e lirë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:37

3 muaj më parë

17:37

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka kompletuar het-trikun ndaj Norwich Cityt.

Portugezi realizojë një eurogol nga gjuajtja e lirë duke e lënë në 'gjumë' portierin kundërshtar.

Largohet Armando Broja

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:31

3 muaj më parë

17:31

Trajneri i Southamptonit ka larguar shqiptarin Armando Broja pas 74 minutave lojë ndaj Arsenalit, duke ftuar në lojë Shane Long në vendin e tij.

Eurogol nga Mane - Liverpool po 'shpartallon' Man Cityn

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:24

3 muaj më parë

17:24

Liverpool ka shënuar edhe golin e tretë në përfundimin e pjesës së parë ndaj Manchester Cityt.

Ishte sërish Sadio Mane që shënojë në portën e "Qytetarëve", duke shënuar pas një harkimi të mrekullueshëm të Thiago Alcantaras (45+1).

Shënon Pukki, Norwich City barazon rezultatin ndaj Man United

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:14

3 muaj më parë

17:14

Norwich City ka arritur të barazojë rezultatin kundër Manchester Unitedit.

Ishte Temmu Pukki që shënojë nga afërsia pas një asistimi të mrekullueshëm, ku u gjend i harruar nga mbrojtja e "Djajve të Kuq".

Nisin pjesët e dyta

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

17:03

3 muaj më parë

17:03

46' - Kanë nisur pjesët e dyta në tre ndeshjet e Premerligës.

Norwich ngushton rezultatin ndaj Man United, shënon Dowell

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:53

3 muaj më parë

16:53

Norwich City ka ngushtuar rezultatin kundër Manchester Unitedit pas një aksioni të shpejtë.

Ishte Dowell që realizojë me kokë nga afërsia pas një harkimi të bukur të Pukkit (45+1')

Ronaldo shkëlqen me dygolësh

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:51

3 muaj më parë

16:51

Cristiano Ronaldo ka regjistruar golin e 14-të në Premierligë dhe të dytin në sfidën e sotme. 

Ai shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 32-të ku e la të shtangur portierin Krul.

Ai deri më tani është protagonisti kryesor pse Manchester United po fiton deri më tani me rezultat 2 me 1, kur ka mbaruar pjesa e parë në 'Old Trafford'. 

 

 

Gabim trashanik nga portieri - Mane dyfishon rezultatin

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:50

3 muaj më parë

16:50

17’ - Liverpool ka shënuar edhe golin e dytë kundër Liverpoolit. Ishte Sadio Mane që përfitojë nga një gabim amatorest i portierit kundërshtar.

Bednarek kalon Southamptonin në epërsi

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:47

3 muaj më parë

16:47

Southampton ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit.

Ishte Jan Bednarek që në mënyrë fenomenale konkretizojë një kundëraksion duke shënuar nga afërsia (44').

Konate s'ka të ndalur - shënon sërish

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:43

3 muaj më parë

16:43

9' GOOOOOOL!

Ibrahima Konate ka shënuar sërish, duke e kaluar Liverpoolin në epërsi ndaj Manchester Cityt. 
Ky ishte goli i tretë i shënuar brenda 10 ditësh në të njëjtën mënyrë, duke ngulitur me kokë topin drejt rrjetës. 

Manchester City 0:1 Liverpool!

Cristiano Ronaldo kalon në avantazh Manchester Unitedin

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:10

3 muaj më parë

16:10

7' GOOOOL!

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka përfituar më së miri nga katrahura e mbrojtjes së Norwich, duke shënuar për ta zhbllokuar rezultatin. 

Ky njëherit ishte goli i 13-të i tij në kampionatin e sivjem.




1
1