Boks

LIVE:

Tyson Fury fiton me nokaut ndaj Dillian Whyte, e rrëzon në raundin e gjashtë

Tyson Fury mbron titullin e kampionit të botës për peshat e rënda WBC, duke nokautuar Dillian Whyte.

Përditësuar 3 muaj më parë

<b></b> Tyson Fury fiton me nokaut ndaj Dillian Whyte, e rrëzon në raundin e gjashtë

Fury: Mendoj se kjo është perdja e fundit për Mbretin Cigan

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:49

3 muaj më parë

23:49

Tyson Fury ka paralajmëruar se ndoshta kjo ishte meçi i fundit.

Fury nokautojë Dillian Whyte në raundin e gjashtë dhe pas fitores tha se ndoshta kjo ishte beteja e fundit.

“Unë mendoj se kjo është ajo. Kjo mund të jetë perdja e fundit për Mbretin Cigan”.

 

Tyson Fury fiton me nokaut

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:38

3 muaj më parë

23:38

Tyson Fury ka arritur të fitojë me nokaut ndaj Dillian Whyte, për të mbrojtur titullin e kampionit të botës WBC.

Britaniku i dha një goditje të mirë në raundin e gjashtë me Whyte që ra në tokë dhe provojë të ngritët, por që nuk mundi të mbante baraspeshën

Nis raundi i gjashtë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:34

3 muaj më parë

23:34

Ka nisur raundi i gjashtë. Gjysma e këtij boksi mund të thuhet se po përfundon, duke marrë parasysh se janë vetëm edhe gjashtë raunde të mbetura.

Mbyllet raundi i pestë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:33

3 muaj më parë

23:33

Intensiteti veçse është shtuar në raundin e pestë, ashtu siç pritej nga raundi i parë. Tyson Fury i dha disa goditje të mira Whyte, por që ky i fundit arriti t'i bëjë ballë.

Nis raundi i pestë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:30

3 muaj më parë

23:30

Ka nisur raundi i pestë mes Fury dhe Whyte.

<b></b> Përfundon raundi i katërt

Përfundon raundi i katërt

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:28

3 muaj më parë

23:28

Raundi i katërt ka qenë më interesant në krahasim me raundet e para. Në fillimin e raundit të katërt, kishte një goditje me kokë të Whyte, gjë që bëri që Fury të acarohet dhe meçi veçse nisi të ‘elektrizohet’.

Vlen të ceket që në këtë raund, Fury ia qau Whytet vetullën, ku u pa edhe gjakderdhja.

Nis raundi i katërt

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:24

3 muaj më parë

23:24

Ka nisur raundi i katërt mes Fury dhe Whyte.

Mbyllet raundi i tretë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:24

3 muaj më parë

23:24

Ka përfunduar edhe raundi i tretë, ku deri me tani Whyte ka qenë më i mirë, mirëpo nuk ka pasur ndonjë goditje që ta rrëzojë kundërshtarin.

Nis raundi i tretë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:21

3 muaj më parë

23:21

Ka nisur raundi i tretë mes Fury dhe Whyte. Dy raundet e para mund të thuhet se i takuan kampionit të botës.

Përfundon raundi i dytë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:20

3 muaj më parë

23:20

Ka përfunduar edhe raundi i dytë. Në këtë raund, dy boksierët nisën të japin disa goditje të mira, duke provuar gjatë tërë kohës për ta zënë ngushtë kundërshtarin.

Nis raundi i dytë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:16

3 muaj më parë

23:16

Ka nisur raundi i dytë mes Fury dhe Whyte.

Mbyllet raundi i parë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:16

3 muaj më parë

23:16

Ka përfunduar raundi i parë, me dy boksierët që nuk kishin ndonjë goditje shumë të rrezikshme.

Si Fury ashtu edhe Whyte u treguan shumë të kujdesshëm, duke mos lejuar gabime.

Nis raundi i parë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:12

3 muaj më parë

23:12

Ka nisur raundi i parë ndërmjet Tyson Fury dhe Dillian Whyte.

<b></b> Tyson Fury hynë gjithashtu në ring

Tyson Fury hynë gjithashtu në ring

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:01

3 muaj më parë

23:01

Pas Whyte, edhe kampioni i botës, Tyson Fury gjithashtu është hyrë tashmë në ring.

<b></b> Dillian Whyte futet në ring

Dillian Whyte futet në ring

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:57

3 muaj më parë

22:57

Është boksieri Dillian Whyte që është futur i pari në ring, duke hyrë në një mënyrë të ‘egër’ bazuar në të ecurën.

Fitimet e ‘çmendura’ të Fury dhe Whyte për këtë betejë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:44

3 muaj më parë

22:44

Duke marrë parasysh interesimin e madh nga të gjithë ndjekësit, të dy boksierët do marrin vlera të çmendura, pavarësisht nëse humbasin apo jo.

Në fakt, Tyson Fury do fitojë vlerën më të lartë pasi ka 80 për qind të fitimeve, që i bie që do fitojë 29.5 milionë dollarë, derisa Whyte do arkëtojë 7.4 milionë dollarë.

Ndërkohë, fituesi i meçit do marrë edhe 4.5 milionë dollarë bonus.

Humbjet e vetme të Whyte

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:42

3 muaj më parë

22:42

Në 27 meçe, Whyte ka pësuar vetëm dy humbje, atë ndaj Anthony Joshua në vitin 2015 dhe pastaj nga Alexander Povetkin në vitin 2020.

Rekordi i dy boksierëve

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:42

3 muaj më parë

22:42

Të dy boksierët kanë një rekord të jashtëzakonshëm, gjë që ndikon që meçi të jetë shumë më interesant.

Fury vazhdon të jetë i pamposhtur me një rekord prej 31 fitoreve (21 nokaut) dhe një barazim, derisa Whyte regjistron 27 fitore (18 nokaut) dhe dy humbje.

Tyson Fury kundër Dillian Whyte

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:41

3 muaj më parë

22:41

Kampioni i botës, për titullin e peshave të rënda, WBC, Tyson Fury synon të mbrojë titullin përball Dillian Whyte.

Beteja e madhe zhvillohet në “Wembley”, ku janë të pranishëm hiq më pak se 94 mijë tifozë.

1
1