Superliga

LIVE:

Drita përmbys rezultatin, Ballkani ndalet nga Ulpiana, Llapi fiton lehtësisht

Ulpiana 1:1 Ballkani (Qerimi 20'; Meriton Korenica 45 + 4')
Drita 3:1 Malisheva (Hasan Hyseni 48', Ajzeraj 61', Namani 76', Ardit Tahiri)
Feronikeli 0:3 Llapi (Sadriu 5', Alidemaj 19', 

Përditësuar 3 muaj më parë

<b></b> Drita përmbys rezultatin, Ballkani ndalet nga Ulpiana, Llapi fiton lehtësisht

Ardian Nuhiu: Nuk duhet të presim që të pësojmë gol për të reaguar

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:44

3 muaj më parë

16:44

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është prononcuar në përfundim të ndeshjes. Skuadra e tij ndonëse fitoi me rezultat 3 me 1, ai shfaqi rezerva për paraqitjen e të besuarve të tij, duke thënë se lojtarët priten që të ndëshkoheshin për të reaguar. 

"Realisht pjesën e parë e kishim në kontroll, edhe pse nuk arritëm ta rrezikojmë kundërshtarin, pasi këta të fundit e kishin përgatitur mjaft mirë ndeshjen.

"Pastaj në pjesën e dytë sikur pritem që të goditeshim për të reaguar. Më vonë treguam karakter dhe dëshirë për ta përmbysur rezultatin. Të fitosh ndeshjen 3 me 1 përballë një skuadre si Malisheva që ka lojtarë me përvojë, nuk është aspak e lehtë.

"Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë. Nuk duhet të presim që të goditemi, e tek më vonë të reagojmë", ka deklaruar trajneri Ardian Nuhiu.

Arsim Thaqi: Kishim marrë masa që të mos humbisnim, por bëmë një paraqitje të mirë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:29

3 muaj më parë

16:29

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, u deklarua në përfundim të ndeshjes, ku skuadra e tij humbi me rezultat 3 me 1 përballë Dritës në Gjilan.

"Ishte një paraqitje e mirë nga të dy ekipet. E dinim që kishim para vetes një ekip shumë cilësor si Drita. Ne ishim në presion pas golit të parë, ndërsa golat tjerë ishin më shumë pasojë e gabimeve tona. 

"Tani është normale që çdo humbje shkakton probleme në vazhdimësi. Për ndeshjen e sotme paraprakisht i kemi marrë masat që të mos dilnim me humbje, por ky është futbolli. Unë ia uroj Dritës fitoren, ndërkaq neve na mbetet të punojmë për ndeshjet e ardhshme", deklaroi Arsim Thaqi.

Fidaim Haxhiu i Llapit: E kemi organikën e lojtarëve më të mirë në Superligë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:19

3 muaj më parë

16:19

Trajneri i stafit teknik të Llapit, Fidaim Haxhiu, është deklaruar në përfundim të ndeshjes, ku skuadra llapjane ia doli të fitojë me rezultat 0 me 2 ndaj Feronikeli të rënë nga liga.

"Jemi të kënaqur me rezultatin që morëm. Por, përveç fitores, sot realisht fituam edhe disa lojtarë të rinj juniorë, madje edhe kadetë, të cilët i treguan cilësitë e tyre.

"Madje, pavarësisht faktit që jemi në këtë gjendje tabelare, unë besoj që kemi ekipin me lojtarët më të mirë në kampionat", është deklaruar trajneri mitrovicas i stafit teknik të Llapit.

Ilir Daja: Na duhej fitorja, por duhet ta ruajmë avantazhin ndaj ndjekësve

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:14

3 muaj më parë

16:14

Trajneri i therandasve, Ilir Daja, është prononcuar në fund të takimit. Ai u shfaq besimplotë që hapi fals i skuadrës së tij sot nuk do të ndikojë në vijim të kampionatit për ta ruajtur epërsinë ndaj ndjekësve.

"E dinim që Ulpiana do të luante në gjysmëfushën e saj, duke e ditur se si ndodhet në renditje tabelare. 

"Gjithsesi, nuk është e thënë që do t'i fitojmë të gjitha ndeshjet. Edhe pse jemi në një moment që na duhej kjo fitore, por duhet të vazhdojmë përpara që ta ruajmë këtë avantazh që kemi ndaj ndjekësve.

"Besoj që nuk e kemi ndjerë presionin. Kemi merituar gjithçka deri në këto momente. Natyisht që erdhëm për t'i marrë tri pikët, por ishim të pafat. Duhet të ishim më gjakftohtë para portës. Mirëpo, besoj që nuk do të ketë ndikim për të ardhmen, pasi kemi edhe një golaverazh që na jep qetësi. 

"Tani presim që të rikthehen të gjithë lojtarët në dispozicion nga ata që i kemi të lënduar", nënvizoi Ilir Daja. 

Fadil Ademi: Duhet të jesh i kënaqur kur barazon ndaj një skuadre si Ballkani

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:08

3 muaj më parë

16:08


Trajneri i Ulpianës, Fadil Ademi, u deklarua i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fund të takimit.

"Para 2/3 javësh kam thënë që kur humbet pikë si vendas është ndjenjë jo e mirë kur je duke luftuar për mbijetesë.

"Ishim të vetëdijshëm që luanim ndaj një skuadër si Ballkani, të cilët kanë një trajner të mirë dhe një grup lojtarësh të mirë.

"Duhet të jemi të kënaqur pasi një barazim ndaj një skuadre si Ballkani", ka deklaruar ai. 

Ardit Tahiri shënon golin e sigurisë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

16:00

3 muaj më parë

16:00

97' GOOOOL!

Ardit Tahiri ka shënuar golin e sigurisë, me anë të një solo-aksioni të mrekullueshëm, duke çuar shifrat në 3 me 1 ndaj Malishevës.

Ballkani ndalet nga Ulpiana

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

15:59

3 muaj më parë

15:59

Ballkani ka arritur të marrë vetëm një barazim në transfertën në Ulpianë, duke barazuar me rezultat 1 me 1.

Llapi fiton lehtësisht në Drenas

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

15:54

3 muaj më parë

15:54

Ka përfunduar ndeshja në Drenas!

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina ka arritur të fitojë lehtësisht, me rezultat 0 me 2. 

 

<b></b> Namani kalon në epërsi Dritën

Namani kalon në epërsi Dritën

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

15:42

3 muaj më parë

15:42

76' GOOOOL!

Mesfushori Hamdi Namani ka shënuar gol, për t'i çuar shifrat në 2 me 1 në favor të Dritës. Kësisoj, ekipi vendas ia del që ta përmbysë rezultatin, pasi u gjenden në fillim të pjesës së dytë në disavantazh.

Ajzeraj barazon rezultatin

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

15:28

3 muaj më parë

15:28

61' GOOOOL!

Ajzeraj me anë të një goditjeje të fortë brenda zonës së rreptësisë ka barazuar rezultatin në 1 me 1. Goditja e tij përfundoi në trasversale e më pas u fut në brendi të rrjetës, ndonëse fillimi u nevojit ndihma e VAR-it për ta konfirmuar golin.

Drita 1-1 Malisheva!

 

Hasan Hyseni shtang Dritën

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

15:14

3 muaj më parë

15:14

48' GOOOL!

Sulmuesi i Malishevës, Hasan Hyseni, ka shënuar nga gjysmë distanca, duke çuar në epërsi skuadrën mysafire. Ky ishte aksioni i parë i rrjedhshëm i tyre në këtë ndeshje.

Kësisoj, Drita gjendet në disavantazh në Gjilan ndaj Malishevës me rezultat 0 me 1.

Përfundojnë pjesët e para

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

15:00

3 muaj më parë

15:00

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet që po luhen sot në Superligën e Kosovës.

Këto janë rezultatet e deritanishme:

Ulpiana 1:1 Ballkani (Qerimi 20'; Meriton Korenica 45 + 4')
Drita 0:0 Malisheva
Feronikeli 0:2 Llapi (Sadriu 5', Alidemaj 19')

Meriton Korenica barazon rezultatin

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

14:54

3 muaj më parë

14:54

45 + 4' GOOOOL!

Meriton Korenica në çastet e fundit të pjesës së parë ia doli ta barazojë rezultatin. Ai finalizoi mjaft mirë aksionin, duke mos e çuar dëm asistin e mrekullueshëm nga Gripshi.

Tani rezultati është 1 me 1 mes Ulpianës dhe Ballkanit.

Ermal Krasniqi humbet penaltinë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

14:50

3 muaj më parë

14:50

46' Ballkani ka shpërdoruar një rast të artë shënimi. Portieri i Kosovës U21, Drilon Ajeti, ka arritur ta lexojë kahjen e goditjes së Ermal Krasniqit, duke e mbrojtur kështu penaltinë.

Kësisoj, vendasit ruajnë epërsinë ndaj liderit të tabelës me rezultat 1 me 0.

Iniciativa në sulm i takon Dritës, po akoma nuk ka gola

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

14:39

3 muaj më parë

14:39

35' Drita po dominon ndaj Malishevès, po nuk po arrin assesi qè ta zhbllokojè rezultatin, pèrkundèr iniciativès qè e ka nè lojè. Malisheva e ka pasur vetèm njè goditje nè drejtim tè portès sè Dritès me Behar Maliqin. 

Rezultati mbetet 0 me 0!

Alidemaj ia sjell dyfishimin e epërsisë Llapit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

14:29

3 muaj më parë

14:29

19' GOOOL!

Festim Alidemaj ka shënuar golin e radhës për Llapin, për t'i çuar shifrat në 0 me 2 ndaj Feronikelit. 

Qerimi shënon ndaj Ballkanit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

14:26

3 muaj më parë

14:26

20' GOOOL!

Qerimi ka kaluar në epërsi Ulpianën. Ai e ezkekutoi një goditje të lirë nga pozita ballore prej afro 20 metrash dhe në fund gjeti devijimin e murit, i cili e bëri të pamundur për portierin e ekipit therandas që të bënte më shumë, me topin që shkoi në rrjetë. 

 

Akoma pa gola në Gjilan dhe Ulpianë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

14:20

3 muaj më parë

14:20

15' Pas një çerek lojë të zhvilluar, vazhdojnë të jenë rezultatet e barabarta, me portat e patundura, 0 me 0, në ndeshjet Ulpiana - Ballkani dhe Drita - Malisheva.

Krejt kjo edhe pse skuadrat respektive po tregojnë futboll sulmues.

Llapi kalon në epërsi

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

14:10

3 muaj më parë

14:10

5' GOOOL!

Sadriu ka shënuar për epërsinë e Llapit ndaj Feronikelit në stadiumin e Drenasit.

Fillojnë ndeshjet

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

14:01

3 muaj më parë

14:01

1' Kanë filluar ndeshjet që sot janë në program: Ulpiana - Ballkani, Drita - Malisheva dhe Feronikeli - Llapi.

1
1