Superliga

LIVE:

Dukagjini mposht Gjilanin dhe ia minimizon gjasat për titull, Prishtina barazon me Drenicën në 'Fadil Vokrri'

Dukagjini 2:0 Gjilani (Altin Merlaku 33', 36')
Prishtina 1:1 Drenica (Leotrim Kryeziu 34', Meziu 47')

Përditësuar 2 muaj më parë

<b></b> Dukagjini mposht Gjilanin dhe ia minimizon gjasat për titull, Prishtina barazon me Drenicën në 'Fadil Vokrri'
<b>Kështu</b> duket tabela e Superligës pasi kompletohet xhiroja e 30

Kështu duket tabela e Superligës pasi kompletohet xhiroja e 30

Burim Pacolli

2 muaj më parë

16:39

2 muaj më parë

16:39

Me ndeshjet e sotit është kompletuar xhiroja e 30 në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani vazhdon të kryesojë bindshëm në tabelë me 64 pikë, plot nëntë më shumë se Drita në vendin e dytë.

Me 55 pikë por me goldallim më të dobët se rivali i qytetit vjen tutje Gjilanit në vendin e tretë, i pasuar nga Llapi e Prishtina, të cilat kanë nga 50 respektivisht 39 pikë.

Malisheva është e gjashta me 37 pikë, e pasuar nga Drenica me 36 pikë.

Në zonën e rrezikshme vijnë Dukagjini në vendin e tetë me 36 pikë, Ulpiana në të nëntin me 25, ndërsa Feronikeli zë vendin e fundit me 12 pikë. 

<b>Tahir Lushtaku:</b> Referim për keqardhje, ishte i njëanshëm

Tahir Lushtaku: Referim për keqardhje, ishte i njëanshëm

Burim Pacolli

2 muaj më parë

16:13

2 muaj më parë

16:13

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka shprehur pakënaqësinë për referimin në ndeshjen kundër Prishtinës, të dielën.

Përballja u mbyll me rezultat 1-1, por Lushtaku thotë se gjërat kanë mundur të shkonin ndryshe nëse zyrtarët e ndarjes së drejtësisë do të ishin në nivel të detyrës, apo të paktën ashtu ka lënë të nënkuptohet.

"Nuk jam i kënaqur me lojën, sepse mendoj se është dashur të fitojmë në bazë të rasteve. Po, prapë se prapë, edhe me një pikë jam i kënaqur sepse djemtë u angazhuan, edhe i kanë kry detyrat ashtu siç jemi marrë vesh, përveç rasteve që i humbëm", tha fillimisht Lushtaku.

"Referimi me të vërtetë është për keqardhje dhe në shumë situata na ka penalizu referimi, por pa dashtë me hi shumë në këtë situatën e referimit, edhe pse për mu edhe goli i Prishtinës ishte i dyshimtë. Në shumë situata ka qenë i njëanshëm sipas mendimit tem".

 

<b>Ibrakovic:</b> Këto lojë janë kështu, kur nuk shënon e pëson

Ibrakovic: Këto lojë janë kështu, kur nuk shënon e pëson

Burim Pacolli

2 muaj më parë

16:10

2 muaj më parë

16:10

Trajneri i Prishtinës, Ibrakovic ka reflektuar ndaj barazimit 1-1 me Drenicën, të dielën në mesditë, në përballjen e vlefshme për javën e 30 në Superligë.

"Këto lojë janë kështu. Kur nuk shënon, pëson. Ne i patëm rastet tona, por këto ndeshje janë shumë të vështira", tha fillimisht Ibrakovic.

"Kemi fillu me ekipën ma të mirë sot, por kemi lujtë një lojë jo shumë agresive, kështu që erdhi deri këtu".

<b>Prishtina-Drenica</b> mbyllet pa fitues

Prishtina-Drenica mbyllet pa fitues

Burim Pacolli

2 muaj më parë

16:00

2 muaj më parë

16:00

Nuk pati fitues në ndeshjen mes Prishtinës dhe Drenicës, e vlefshme për javën e 30 në Superligën e Kosovës në futboll, të dielën në mesditë.

Përballja u mbyll me rezultat 1-1, teksa vetëm tri pikë i ndajnë këto dy skuadra në renditjen tabelare.

Ishte Prishtina ajo që kaloi e para në epërsi me anë të një goli nga Leotrim Kryeziu në minutën e 37.

Goli u rishikua për disa minuta nga VAR, por eventualisht u pranua si i rregullt, për ngazëllimin e nikoqirëve në 'Fadil Vokrri'.

Mirëpo, në kohën shtesë të pjesës së parë - e cila ishte goxha e bujshme, falë vonesës nga VAR - Osman Meziu u gjet më së miri në një rast në zonën e kryeqytetasve, duke qëlluar aty ku duhet për 1-1.

Në intervalin e dytë, pavarësisht disa përpjekjeve të plogështa, gola nuk pati dhe të dy skuadrat iu drejtuan zhveshtores me nga një pikë ekstra të fituar.

Me këtë barazim, Prishtina grumbullon 39 pikë dhe zë pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Drenica të shtatën me 36 pikë. 

Armend Dallku: Ndeshja u zhvillua me vetëm një portë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

15:39

2 muaj më parë

15:39


Trajneri i skuadrës nga Klina, Armend Dallku, u shfaq mjaft i lumtur në përfundim të takimit, kur u prononcua rreth fitores së arritur me rezultat 2:0 përballë Gjilanit.

"Ne vazhdimisht kemi besuar. Nëse në ndeshjet e kaluara kemi pasur shumë raste, por kishim mungesë efikasiteti, tani ka ndryshuar rrjedha. Rastet që i patëm, i konkretizuam. 

"Kur jemi gjendur në pozitat e mëparshme tabelare, nuk jemi ndjerë mirë, por kemi kemi vazhduar gjithmonë të punojmë. 

"Kjo ishte madhështia e kapitenit [duke iu referuar golave]. Ai arriti ta ngrisë lart ekipin në momentin e duhur. Ne i shpërblyem tifozët tanë me një lojë shumë të mirë, të cilët kam dëshirë edhe t'i falënderoj që erdhën për të na përkrahur. Ju ishit dëshmitarë që ndeshja u luajt vetëm me një portë, meqë nuk i dhamë thuajse fare hapësira ekipit kundërshtar që të na ndëshkonte", përfundoi Armend Dallku.

Ismet Munishi: Jam thjesht trajneri më i mirë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

15:34

2 muaj më parë

15:34

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, në përfundim të ndeshjes u prononcua, pasi skuadra e tij humbi me rezultat të pastër 2:0 ndaj Dukagjinit. Ai theksoi që pavarësisht kësaj, mbetet trajneri më i mirë.

"Unë jam trajner më i mirë. Fjalën karizmatik mund edhe ta tërhiqni nga fjalori. Jam thjesht më i miri.

"Nuk është problemi te Gjilani, por Dukagjini është shumë i fortë kur luan me 11 lojtarë.

"Provuam në pjesën e dytë. Krijuam disa raste. Në një ndeshje të tillë nuk mund të pretendosh të kesh shumë raste shënimi. I patëm 4-5, por nëse nuk i konkretizon, përfundon kështu.

"Psikologjikisht te ne po ndikojnë disa faktorë të tjerë. Apeloj të gjithë të luajmë futboll të pastër, të mirë, ku do të dalë skuadra më e mirë në Evropë. Deri këtu e kam limitin. Nuk mund të flas më shumë", deklaroi Ismet Munishi

Dukagjini - Gjilani: Dukagjini siguron fitore të madhe ndaj Gjilanit

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

15:24

2 muaj më parë

15:24

Ka përfunduar ndeshja në Klinë!

Dukagjini ka mposhtur skuadrën e Gjilanit me rezultat 2:0, falë dygolëshit të kapitenit të tij, Altin Merlaku 33', 36'. 

Gjilani e nisi më mirë ndeshjen në 20 minutat e para, duke iu afruar edhe shënimit të golit të epërsisë përmes mesfushorit Dabiqaj, por goditja e tij u ndal në shtyllën e djathtë.

Megjithatë, nga minuta e 20-të e tutje, Dukagjini mori në kontroll ndeshjen, duke sulmuar më shumë. Iniciativa u shpagua pas gjysmë orë lojë, kur Altin Merlaku brenda zonës kundërshtare, ia doli ta shënojë golin e avantazhit për klinasit. 

Më pastaj, nuk kaluan as tre minuta dhe sulmuesi Merlaku ripërsëriti veten, duke kompletuar dygolëshin në këtë takim, përmes një gjuajtje mjeshtërore nga pozita ballore jaashtë zonës kundërshtare.

Në pjesën tjetër të lojës, Dukagjini arriti me mjaft sukses ta administrojë rezultatin, duke mos i dhënë shumë raste shënimi Gjilanit. 

Kjo ishte një fitore e madhe e skuadrës së udhëhequr nga Armend Dallku, pasi shkojnë në kuotën 36 pikëve, duke shmangur zonën e barazhit përkohësisht, në pritje të përfundimit të takimit mes Prishtinës dhe Drenicës. 

Me këtë humbje Gjilani thuajse humb gjasat për titullin kampion, meqë tani distanca me kreun e tabelës, Ballkanin, është 9 pikë. Për më tepër, kanë dalur edhe në pozitën e tretë tabelare, pasi Drita tani renditet e dyta, edhe pse kanë të njëjtat pikë të grumbulluara.

Dukagjini - Gjilani: Altik Muhaxhiri me super pritje ndal Prognin

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

15:13

2 muaj më parë

15:13

84' Gerard Progni me anë të një goditjeje me kokë iu afrua golit, por portieri Altik Muhaxhiri shfaqi reflekse të shkëlqyera, duke zgjatur dorën për ta shpëtuar një gol të sigurt.

Mbetet rezultati i pandryshueshëm, Dukagjini 2:0 Gjilani.

<b>Prishtina-Drenica:</b> Baraz mbyllet pjesa e parë

Prishtina-Drenica: Baraz mbyllet pjesa e parë

Burim Pacolli

2 muaj më parë

14:57

2 muaj më parë

14:57

Prishtina ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1 kundër Drenicës, e vlefshme për javën e 30 në Superligë.

Leotrim Kryeziu fillimisht kaloi në epërsi prishtinasit me një gol në minutën e 37 të ndeshjes, i cili u rishikua për plot pesë minuta nga VAR, pavarësisht se vërehej qartë se goli ishte i rregullt.

Mirëpo, në minutën e tretë të kohës shtesë, Osman Meziu barazoi shifrat duke qëlluar aty ku duhet falë edhe një reagimi të dobët të mbrojtjes nikoqire.

Prishtina 1-1 Drenica, pas 45 minutave lojë. 

Dukagjini - Gjilani: Vendasit pa vështirësi po administrojnë rezultatin

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

14:54

2 muaj më parë

14:54

65' Kur kanë kaluar 20 minuta lojë nga fillimi i pjesës së dytë, Dukagjini me mjaft sukses po arrin ta ruajë epërsinë e krijuar prej dy golave. Gjilani nuk po ia del të jetë thuajse fare i rrezikshëm. Mbrojtja e klinasve duket shumë kompakte dhe nuk po lejon korridore të lira për lojtarët e skuadrës së udhëhequr nga Ismet Munishi.

Dukagjini 2:0 Gjilani!

<b>Meziu barazon</b> për Drenicën në kohën shtesë të pjesës së parë

Meziu barazon për Drenicën në kohën shtesë të pjesës së parë

Burim Pacolli

2 muaj më parë

14:52

2 muaj më parë

14:52

Drenica ka barazuar rezultatin kundër Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 në Superligën e Kosovës në futboll.

Osman Meziu u shërbye me një top të thjeshtë por brilant në zonë, duke qëlluar cakun me një goditje potente.

Shikoni golin më poshtë. 

<b>VAR humb</b> kohë kot, golin qartazi të rregullt e shikon disa herë

VAR humb kohë kot, golin qartazi të rregullt e shikon disa herë

Burim Pacolli

2 muaj më parë

14:43

2 muaj më parë

14:43

Prishtina ka kaluar në epërsi si nikoqire e Drenicës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 në Superligën e Kosovës.

Leotrim Kryeziu realizoi në minutën e 34-t një gol qartazi të rregullt.

Sidoqoftë, VAR e rishikoi atë rreth pesë minuta, teksa vërehej qartë se mbrojtësi mysafir ishte më i avancuar.

Sidoqoftë, me rëndësi, Prishtina po avancon 1-0, pas golit që do ta shihni më poshtë. 

Dukagjini - Gjilani: Nis pjesa e dytë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

14:32

2 muaj më parë

14:32

46' Ka nisur pjesa e dytë në stadiumin e Klinës!

Deri më tani ekipi vendas po udhëheq falë dygolëshit të Altin Merlakut 33', 36'.  

Dukagjini - Gjilani: Përfundon pjesa e parë - Dukagjini në epërsi

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

14:19

2 muaj më parë

14:19

Ka përfunduar pjesa e parë në Klinë!

Dukagjini po udhëheq me rezultat 2 me 0, falë dygolëshit të Altin Merlakut, që e shënoi në minutat 33' dhe 36'.

<b>Dukagjini - Gjilani:</b> Altin Merlaku 'show' - kompleton dygolëshin për tre minuta

Dukagjini - Gjilani: Altin Merlaku 'show' - kompleton dygolëshin për tre minuta

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

14:11

2 muaj më parë

14:11

36' GOOOL!

Kapiteni i Dukagjinit, Altin Merlaku, ka arritur të shënojë edhe golin e radhës. Kësaj here ai golin e gjeti duke goditur jashtë zonës së rreptësisë nga pozita ballore. Portieri i gjilanasve, Koliçi, u la i shtangur, me topin që përfundoi në rrjetë, për t'i çuar në delir tifozët e shumtë në Klinë. 

Dukagjini 2:0 Gjilani!

Dukagjini - Gjilani: Altin Merlaku shënon golin e epërsisë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

14:07

2 muaj më parë

14:07

33' GOOOL!

Altin Merlaku ka shënuar golin e epërsisë për Dukagjinin. Ai u shërbye për mrekulli nga Ergyn Ahmeti. I gjendur në afërsi të portës, kapiteni i klinasve nuk gaboi.

Dukagjini 1:0 Gjilani!

Dukagjini - Gjilani: Gerard Progni provon nga distanca, por Muhaxhiri mbron goditjen e tij

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

13:41

2 muaj më parë

13:41


9' Gerard Progni është shfaqur i rrezikshëm, duke gjuajtur nga 20 metra distancë, por goditjen e tij e ndali Altik Muhaxhiri. Në fakt, ndonëse goditja nuk ishte shumë e fuqishme, ai ishte sinjali i parë i Prognit që dha në këtë ndeshje.

Dukagjini - Gjilani: Dabiqaj godet shtyllën

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

13:37

2 muaj më parë

13:37

4' Mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj, iu afrua shënimit të golit, por goditja e tij me kokë u ndalë nga shtylla e djathtë e portës së klinasve. Përkundër shkëputjes së tij të mrekullueshme me kokë nga një ndërprerje e ekzekutuar nga këndi i djathtë i fushës, ai nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Dukagjini - Gjilani: Nis ndeshja në Klinë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

13:31

2 muaj më parë

13:31

1' Ka nisur ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit.

Prishtina - Drenica: Publikohen formacionet zyrtare

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

13:07

2 muaj më parë

13:07

Prishtina sot luan përballë Drenicës me fillim në ora 14:00. Ndërkohë, të dy trajnerët respektivë kanë bërë zgjedhjet e tyre, duke i publikuar edhe formacionet zyrtare.

Prishtina

Drenica (pas pak...):

1
1