<b></b> Liverpool - Villarreal: Analizë, statistikë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Liverpool - Villarreal: Analizë, statistikë, formacionet e mundshme dhe parashikim

27.04.2022 17:58

Sonte do zhvillohet gjysmëfinalja shumë interesante ndërmjet Liverpoolit dhe Villarrealit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

"Reds" kaluan në gjysmëfinale duke eliminuar Benficën në çerekfinale (6:4), derisa Villarreal ishte befasia e sezonit, ku eliminoi Bayern Munichun për të siguruar gjysmëfinalen (1:2).

Mungesat e lojtarëve të dy skuadrave për këtë takim:

Në këtë përballje, shumica e yjeve kryesorë do të jenë nën dispozicionin e trajnerëve, Jurgen Klopp, respektivisht Unai Emery.

Liverpool do këtë të gjithë lojtarët nga minuta e parë, përpos qendërsulmuesit Roberto Firmino që mbetet në dyshime, pasi së fundmi pësojë një lëndim në kyçin e këmbës.

Ndërkohë, Villarreal do të jetë pa Alberto Moreno, derisa në dyshime janë Francis Coquelin dhe Gerard Moreno.

Statistikë për dy skuadrat:

Liverpool është i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, derisa kanë shënuar se paku dy gola në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, edhe Villarreal mban një rekord të mirë në Ligën e Kampionëve, pasi nuk di për humbje në pesë takimet e fundit.

Analizë:

Një fitore 2-0 ndaj Evertonit të dielën, bëri që Liverpool të ruajë shtytjen e titullit për të mbyllur sërish diferencën ndaj Manchester Cityt në vetëm një pikë. “Reds” tani kanë dështuar të fitojnë vetëm dy nga 12 ndeshjet e tyre të fundit në “Anfield”, që përfshin një barazim 3-3 me Benfican në fillim të këtij muaji.

Villarreal befasojë të gjithë duke mposhtur Juventusin dhe Bayern Munich për të rezervuar një vend në gjysmëfinale. Ata vijnë në ndeshjen e së mërkurës në Merseyside të pamposhtur në pesë, duke fituar tre prej tyre.

Unai Emery e ka mposhtur Liverpoolin si trajner vetëm një herë dhe ka pësuar tre humbje në udhëtim në “Anfield”. “Nëndetësja e Verdhë” ka fituar shumë admirues në rrugën e tyre për në gjysmëfinale, por Reds në formë duhet të kenë shumë për homologët e tyre në La Liga.

Formacionet e mundshme:

Liverpool pritet të nis me këtë formacion bazë (4-3-3): Alisson; Robertson, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold; Thiago, Fabinho, Henderson; Diaz, Mane, Salah.

Ndërkohë, Villarreal pritet të luajë me këtë 11-she nga minutat e parë (4-4-1-1): Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Pino, Capoue, Parejo, Trigueros; Lo Celso; Danjuma.

Parashikim:

Liverpool 3:1 Villarreal.

Përballja shumë interesante zhvillohet në “Anfield” dhe do nis me fillim nga ora 21:00.

Tjera nga autori:
1