<b></b> Liverpool bën hap fals në garën për titull - ndalet nga Tottenham

Liverpool bën hap fals në garën për titull - ndalet nga Tottenham

07.05.2022 22:38

Liverpool nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Tottenhamit, në kryederbin e xhiros së 36-të në Premierligë.

"Reds" dominuan në të gjitha aspektet dhe ishin më të mirë në përgjithësi, por që rezultati përfundimtar doli të jetë 1:1.

Ndeshja nisi shumë më mirë për "Reds" që krijon aksion pas aksioni, por iu mungoi finalizimi i rasteve, me Hugo Lloris që bënte disa super pritje që t'iu mohojë golin Manes dhe Salah.

Kështu, meqenëse asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet e shumta, dy skuadrat shkuan në pushime me rezultat të njëjtë siç nisi ndeshja.

Në pjesën e dytë, Spurs e nisën më mirë duke kaluar të parët në epërsi. Nga një aksion i shpejtë, Sessegnon gjeti për mrekulli Heung-Min Son, që e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia.

Koreani kishte edhe një tjetër mundësi disa minuta më vonë, por që goditja e tij përfundojë jashtë portës.

Pas golit të pësuar, "Reds" nisën të rimarrin vetën me Luis Diaz që realizoi një gol të bukur pas një asistimi të Thiagos, duke barazuar rezultatin 1:1.

Tutje, të dy skuadrat vazhduan të kërkojnë golin, por që assesi nuk i konkretizuan rastet e mira.

Kështu, me këtë barazim, Liverpool bën hap fals në garën për titull pavarësisht që përkohësisht merr kreun me 83 pikë, aq sa ka Manchester City në pozitën e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa, Tottenham vazhdon të luftojë për top katërshe, duke u renditur në pozitën e pestë me 62 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpool është mysafir i Aston Villas, derisa Tottenham do të pres rivalin lokal, Arsenal.

Tjera nga autori:
1