<b></b> Malisheva dhe Drenica arrijnë fitore të rëndësishme në luftën e ashpër për mbijetesë

Malisheva dhe Drenica arrijnë fitore të rëndësishme në luftën e ashpër për mbijetesë

05.05.2022 17:05

Malisheva ka bërë befasinë duke triumfuar me Ballkanin, derisa Drenica ka arkëtuar pikët e plota ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.

Malisheva triumfoi me rezultat të ngushtë 2:3 në Suharekë, derisa Drenica gjithashtu ka arkëtuar pikët e plota ndaj Llapit (1:0).

Sfida mes Ballkanit dhe Malishevës nisi në mënyrën më të mirë, me mysafirët që i bënë "Gardën e Nderit" skuadrës kampione të Kosovës.

Pas vetëm 11 minutave lojë, Ronald Sobowale pas një asistimi të Kryeziut kaloi mysafirët në epërsi (11').

Ndërsa, Hasan Hyseni pastaj realizoi një eurogol të bukur për të dyfishuar rezultatin, me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Ballkani e nisi më mirë pjesën e dytë, me Albion Rrahmanin që ngushtoi epërsinë (61').

Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, Malisheva vulosi fitoren sulmuesi Xhevdat Shabani (63').

E tëra që bëri kampioni i Kosovës ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit, i shënuar nga Ermal Krasniqi që realizoi nga distanca (90+4’).

Ballkani mbetet në tabelë si lider me 70 pikë, derisa Malisheva qëndron jashtë zonës së rrezikshme duke qenë në pozitën e shtatë me 43 pikë.

Drenica 1:0 Llapi

Ndërsa, në anën tjetër, Drenica me vështirësi ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e vështirë ndaj Llapit me rezultat minimal 1:0.

Derbi mes Drenicës dhe Llapit ishte shumë interesant, por me dy skuadrat që nuk zhvilluan futboll të hapur aq sa duhet, duke u treguar të kujdesshëm.

Kur zhvillohej minuta e 78-të në skenë doli Besart Dervishaj, duke i dhuruar fitoren skuadrës vendase.

Kësisoj, Llapi mban pozitën e katërt me 55 pikë, derisa Drenica mbetet në zonën e rrezikshme, saktësisht në pozitën e tetë me 43 sosh.

Mbyllet edhe xhiro e 33-të, ja tabela e Superligës

Me përfundimin e dy ndeshjeve të sotme, zyrtarisht është mbyllur edhe xhiro e 33-të në Superligën e Kosovës.

Çështja për skuadrat që do luajnë në Evropë dhe kampionit të Kosovës është e përfunduar, derisa vazhdon gara e ashpër për mbijetesë.

Katër klube janë duke luftuar për mbijetesë, derisa dallimi është vetëm dy pikë.

Prishtina ka të arkëtuar 45 pikë duke qenë në pozitën e pestë, derisa Drenica renditët e teta me 43 sosh.

Tjera nga autori:
1