Boks

LIVE:

Florian Marku e mbron titullin në IBF me fitore mahnitëse me nokaut kundër Jenkins

Florian Marku rimbron titullin e kampionit të botës IBF, duke fituar me nokaut ndaj Chris Jenkins.

Përditësuar 3 muaj më parë

<b></b> Florian Marku e mbron titullin në IBF me fitore mahnitëse me nokaut kundër Jenkins

Momenti kur Marku ia ‘shkund dritat’ Jenkinsit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:21

3 muaj më parë

23:21

Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF duke fituar me nokaut ndaj Chris Jenkins.

Më poshtë mund të shihni momentin ku “Mbreti shqiptar” me goditje të njëpasnjëshme përfundon meçin para kohe.

Marku pas fitores: Më sillni Amir Khan, do ta thyej

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:12

3 muaj më parë

23:12

Boksieri shqiptar Florian Marku ka mbrojtur titullin e kampionit të botës “IBF”, duke mposhtur me nokaut Chris Jenkins.

Marku e nokautoi në raundin e katërt, duke i dhënë disa goditje të shpejta, me britanikun që nuk mundi të qëndronte në këmbë dhe pastaj arbitri e përfundoi ndeshjen.

Pas ndeshjes, Marku tha se dëshiron të përballet me boksierin Amir Khan në meçin e radhës dhe premtoj që do thyej atë.

“Së pari dua të falënderojë njerëzit që më mbështesin. Faleminderit të gjithë shqiptarët që më mbështetet. Dua të urojë të gjithë myslimanët, urime Ramazani dhe agjërim të lehtë".

"Doja t'i tregoja tifozëve amerikanas që jap zemrën kur shkojë në ring. Jam duke mësuar, kam vetëm tre vite në boks. Kur Jenkins ishte kampion të gjithë largoheshin nga ai, por unë jo. Më jepni Amir Khan të radhës, do ta thyejë".

"Nokauti i Jenkins? Të them të vërteten fillova të vrapojë sepse kisha frikë se arbitri do më ndalte. Sot tregova pak, jo shumë. Më trego një njeri që i ka bërë këtij atij, askush nuk është. Mos më përmendi emra, kur i kërkoja ata nuk më donin. Më sillni Amir Khan".

<b></b> Jenkins uron Markun - përqafohen pas ndeshjes

Jenkins uron Markun - përqafohen pas ndeshjes

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:04

3 muaj më parë

23:04

Florian Marku ka mbrojtur titullin e kampionit të botës, duke mposhtur Jenkins.

Marku në raundin e katërt arriti ta godas disa herë Jenkins, duke mos i dhënë shanse që të ngritët në këmbë dhe kështu arbitri e përfundoi ndeshjen.

Pas ndeshjes, Jenkins shkoi menjëherë që të urojë Markun, me të cilin edhe u panë duke u përqafuar.

Florian Marku triumfon me nokaut ndaj Jankins - gjyqtari ndërpret ndeshjen

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:01

3 muaj më parë

23:01

Florian Marku ka rimbrojtur titullin e kampionit të botës, duke mposhtur Jenkins.

Shqiptari i dha disa super goditje Jenkins, të cilin e 'lëshuan këmbët' dhe pastaj arbitri e përfundoi ndeshjen.

Goditjet e Markut ishte të hatashme duke mos i dhënë asnjë shans britanikut që të mbajë vetën në këmbë.

Nis raundi i katërt

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:57

3 muaj më parë

22:57

Ka nisur raundi i katërt. Marku synon të këndellet sa më parë dhe të rimarr metçin në 'dorë'.

Përfundon raundi i tretë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:56

3 muaj më parë

22:56

Ky raund mund të thuhet se i takoi Jenkins, që arriti ta godas disa herë mirë Florian Markun, i cili tashmë është gjakosur.

Marku u tregua më i rrezikshëm në pesë sekondat e fundit, por britaniku u tregua i kujdesshëm.

Nis raundi i tretë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:53

3 muaj më parë

22:53

Ka nisur edhe raundi i tretë. Marku vazhdon të provojë ta nokautojë ish kampionin britanik.

Përfundon edhe raundi i dytë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:52

3 muaj më parë

22:52

Ka përfunduar edhe raundi i dytë. Në këtë raund, boksierët u treguan më të mirë duke provuar të godasin njëri-tjetrin në çdo moment të mundshëm.

Vlen të ceket edhe brohoritjet e tifozëve shqiptarë që nuk po ndalin duke mbështetur Markun.

"Mbyte, mbyte, mbyte" - tifozët nuk i ndalin këngët për Markun

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:50

3 muaj më parë

22:50

Tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium vazhdojnë me mbështetje të madhe për Florian Markun.

Tifozët gjatë tërë kohës janë duke bërtitur "Mbyte, mbyte, mbyte", si një lloj mbështetje për boksierin shqiptar.

Nis raundi i dytë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:49

3 muaj më parë

22:49

Ka nisur raundi i dytë. Deri me tani, të dy boksierët janë duke u treguar shumë të kujdesshëm, duke mos rrezikuar.

Përfundon raundi i parë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:48

3 muaj më parë

22:48

Ka përfunduar raundi i parë, ku nuk ka pasur ndonjë dominues të madh.

Të dy boksierët goditën njëri-tjetrin, mirëpo u treguan shumë të kujdesshëm.

Nis raundi i parë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:45

3 muaj më parë

22:45

Ka nisur raundi i parë mes Markut dhe Jenkins. Menjëherë dëgjohen tifozët shqiptarë duke e mbështetur boksierin tonë.

<b></b> Marku futet në ring

Marku futet në ring

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:42

3 muaj më parë

22:42

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka hyrë në ring për përballjen ndaj Jenkins

<b></b> Shqiptarët në mbështetje për Markun

Shqiptarët në mbështetje për Markun

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:41

3 muaj më parë

22:41

Shumë tifozë shqiptarë janë në stadium për të mbështetur Markun.

 

Ndiqni këtu 'betejën' drejtpërdrejt

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:22

3 muaj më parë

22:22

Për ata që nuk e dinë se ku të shikojnë këtë betejë të shumëpritur, mund ta ndiqni brenda këtij linku, duke klikuar këtu

Ish kampioni i botës, Nelson: Jenkins do ta mposht Markun

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:19

3 muaj më parë

22:19

Ish kampioni i botës, Johnny Nelson mendon se Chris Jenkins do arrijë të mposht kampionin aktual të botës për IBF, Florian Marku.

Derisa fliste për "Bet365", Nelson tregoi edhe arsyen pse Jenkins do arrijë të mposht "Mbretin shqiptar".

"Jenkins ka shpirtin, dëshiron të rrahet nëpër ring, Florian Marku ka treguar që është i guximshëm, është nga ana psikike më agresivë".

"I pyetur se cili është parashikimi? Do të shkojë për Jenkins".

Marku përgatitet për 'luftë'

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:16

3 muaj më parë

21:16

Florian Marku veçse është duke u përgatitur për 'luftën' ndaj ish kampionit britanik, Jetkins.

Në një video të postuar nga "IntuBoxing", vërehet Marku duke u bërë gati për 'luftën' dhe dëgjuar këngën e Butrint Imerit.

Rekordet e dy boksierëve

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:05

3 muaj më parë

21:05

Marku deri me tani ka zhvilluar 11 beteja si profesionist duke shënuar 10 fitore, gjashtë prej tyre me nokaut dhe një barazim.

Ndërkohë, kundërshtari i tij, Jenkins ka edhe më shumë eksperiencë, ka zhvilluar plotë 30, duke fituar 23 (8 me nokaut), humbur katër dhe barazuar në tre të tjerë.

Marku synon ta mbrojë titullin e kampionit të botës ndaj Jenkins

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:05

3 muaj më parë

21:05

Sonte, boksieri shqiptar Florian Marku do provojë të mbrojë titullin e kampionit të botës, IBF kundër Chris Jenkins.

1
1