<b></b> Max Verstappen fiton garën e dytë radhazi, triumfon në “Miami Grand Prix” - Leclerc dhe Sainz në podium

Max Verstappen fiton garën e dytë radhazi, triumfon në “Miami Grand Prix” - Leclerc dhe Sainz në podium

08.05.2022 23:22

Piloti i Red Bull, Max Verstappen ka shënuar fitore në garën e parë që u zhvillua në "Miami Grand Prix".

Për holandezin që është kampion në fuqi, gjërat po shkojnë për mrekulli, pasi kjo është fitorja e dytë radhazi për këtë sezon.

Verstappen edhe pse nuk e nisi nga pozita e parë, arriti që të fitojë garën, me Charles Leclerc që zuri pozitën e dytë, ndërsa podiumin e kompletoi Carlos Sainz.

Sa i përket pozitës të katër, i takoi kolegut të Verstappen, Perez, derisa pozitat pesë dhe gjashtë u mbyllën nga Mercedes (Russell dhe Hamilton).

Top 10-shja u mbyll kështu:

Kampioni i botës pas fitores deklaroi se është shumë i lumtur duke e quajtur ditë të pabesueshme.

"Jam tejet i lumtur që kam fituar këtu në Miami. Ishte një e diele e pabesueshme për neve", nënvizoi ai.

Kurse, Charles tha se Red Bull kishin avantazhin falë shpejtësisë dhe që në fund ka mundur ta kapte Verstappen.

"Ishte një garë shumë e vështirë fizikisht. Deri në fund mendova se mund të merrja Maxin në një moment, por sot ata kishin avantazhin për sa i përket ritmit. Por, ishte argëtuese, e mrekullueshme të shihja kaq shumë njerëz përsëri”, theksoi ai.

Ndërsa, Carlos Sainz që e mbylli si i treti tha se nuk ishte aspak garë e lehtë dhe e vlerësoi si rezultat të mirë.

"Arritëm të qëndrojmë në podium, prandaj është një rezultat i mirë. Nuk ishte aspak lehtë. Ishte garë e vështirë".

Tjera nga autori:
1