<b></b>Nata në hotelet shqiptare për finalen e Konferencës ekstremisht më shtrenjtë se nata në Francë për finale të Champions

Nata në hotelet shqiptare për finalen e Konferencës ekstremisht më shtrenjtë se nata në Francë për finale të Champions

07.05.2022 22:17

Më 25 maj 2022, ditë e mërkurë, në Tiranë, më saktësisht në "Air Albania" do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës.

Roma që në gjysmëfinale eliminoi Leicester Cityn do të ketë përball skuadrën holandeze, Feyenoord, që arriti të mund Marseillen.

UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) që ta zhvillojë finalen në Tiranë, sidoqoftë gastronomisë i ka konvenuar shumë, ku menjëherë kanë nisur rritjen e çmimeve.

Nuk janë vetëm disa ngritje të çmimeve dosido pasi që në disa hotele, çmimet janë ngritur më shumë se pesëfish.

Pra, nëse shohim në “Booking.com”, dallimet mes datave të shumica e hoteleve dallojnë në çmime për data normale dhe ato të datës 25 maj 2022, pavarësisht që dhomat janë të njëjta.

E nisim fillimisht më "Tirana Backpacker Hostel", ku vlerësohet si hotel me pesë yje dhe një dhomë aty për një natë kushton 80 euro, sidoqoftë, nuk qëndron e njëjta me datë 25 maj, pasi kjo vlerë është ngritur në plotë 720 euro.

Këso ndryshimesh ekstreme qëndrojnë edhe në hotele të tjera, siç është rasti i "Diplomat Hotel & Spa", ku një dhomë për një person kushton 54 euro, por për datën 25 maj, kjo vlerë ka pasur ngritje të jashtëzakonshme në 984 euro.

Ose edhe rasti i "Hotel Victoria Tirana" që normalisht një dhomë për një person kushton 220 euro, derisa më 25 maj, do të kushtojë plotë 833 euro.

Emrat e hoteleve që u përmenden nuk janë të vetmet që kanë bërë 'ngritje të pabesueshme' në çmime, ngase shumica e hoteleve kanë shtrenjtuar gjithçka për finalen e Ligës së Konferencës.

Këso ngritje të larta në çmime nuk kanë bërë as hotelet në Francë për finalen e Ligës së Kampionëve

Mund të duket e pabesueshme, mirëpo këso ngritjesh plus 500 euro, nuk janë paraparë të ndodhin as në Francë, ku do zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, më saktësisht në stadiumin "Stade de France" me 28 maj.

Normalisht ka ngritje edhe aty, por jo të nivelit të hoteleve shqiptare. Për shembull, një dhomë hoteli, në "Hotel L Esturgeon", zakonisht kushton 107 euro, ndërsa për finale, ky çmim është ngritur në 405 euro.

Roma – Feyenoord në finale të Ligës së Konferencës

Roma dhe Feyenoord janë dy finalistët e parë të këtij kompeticioni të ri, që për herë të parë do zhvillohet në Tiranë.

Dy klubet bënë një rrugë të gjatë, duke eliminuar disa kundërshtarë të fuqishëm që të arrijnë në finale, aty ku synojnë të shpallën kampion për herë të parë.

“Romakët” kishin punë të vështirë me Leicester Cityn që e mposhtën me rezultat të ngushtë 2:1 (rezultati i përgjithshëm), derisa Feyenoord befasoi të gjithë duke eliminuar favoritin Marseille (3:2).

Finalja do zhvillohet me 25 maj dhe do nis në ora 21:00 në stadiumin shqiptar “Air Albania”.

Tjera nga autori:
1