<b></b> Penalltia e ftohtë akull e Karim Benzemas e ndriçoi klasiken e Ligës së Kampionëve

Penalltia e ftohtë akull e Karim Benzemas e ndriçoi klasiken e Ligës së Kampionëve

27.04.2022 11:05

Çfarë do të bënit pasi t’i keni humbur tri penallti në muajin e fundit? Ngrihesh dhe shënon penallti në stilin “Panenka” në një ndeshje gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, këtë.

Të paktën, kjo është çfarë Karim Benzema bëri, sidoqoftë.

Sulmuesi i Real Madridit tregoi nerva të çelikta duke e çuar topin mbi portierin e Manchester City Ederson për rezultatin 4:3 në disfatën e skuadrës së tij në ndeshjen e parë drithëruese gjysmëfinale në Etihad Stadium.

Moskokëçarja e përkufizoi një ndeshje sensacionale mes dy gjigantëve evropian që shfaqi futboll sulmues pareshtur tërë kohën.

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand that për BT Sport pas ndeshjes: “Ky djalosh është i ftohtë akull. Ai i ka fituar katër trofe në Ligën e Kampionëve. Edhe sikur të ishte në çastin e fund, ai prapëseprapë do të kishte gjuajtur penalltinë”.

Gjashtë ditë më parë, Benzema i humbi dy penallti brenda shtatë minutave në fitoren e Real Madridit kundër Osasunas, por të martën mbrëma ai e shënoi golin e nëntë në katër ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

“Unë gjithmonë e kam në mendje se, nëse nuk e gjuan një penallti, kurrë nuk do ta humbasësh asnjë”, tha Benzema.

“Ky është vetëbesim mendor, kaq. Unë kam shumë besim në veten, prandaj e bëj këtë dhe po më shkon mirë”.

Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer, qeshi gjatë komentimit të penalltisë së Benzemas në BBC Radio 5.

“Krejt çka mund të bëj është të qesh dhe të mendoj, ‘nuk mund të besoj se Karim Benzema sapo e ka bërë këtë’. Kjo arrogancë e pastër, por edhe besimi dhe aftësia për ta bërë këtë”, tha Shearer.

“Duket se ai po bëhet seç herë e më i mirë. Ky guxim për të rrezikuar! E jashtëzakonshme”.

Ishte një ndeshje fantastike në Etihad Stadium, pasi City kaloi në epërsi 2:0 brenda 11 minutave dhe i humbi disa mundësi shumë të mëdha shënimi, para se Benzema ta kthente Realin në lojë duke shënuar pak para pushimit mes pjesëve.

Phil Foden i Cityt dhe Vinicius Junior i Realit shënuan brenda një kohë të shkurtër, para se Bernardo Silva ta kthente epërsinë e City prej dy golave, 4:2.

Por penalltia e vonshme e Benzemas bëri që Reali të shkojë në ndeshjen e kthimit me një disavantazh prej vetëm një goli dhe trajneri Carlo Ancelotti beson se sulmuesi i tij e ndryshoi mënyrën e gjuajtjes nga 11-metershi pas dy penalltive të humbura javën e kaluar.

“Mendoj se ai e ndryshoi mënyrën e gjuajtjes, sepse dy penalltitë e tij të fundit nuk ishin të mira. Ai ndryshoi dhe e provoi këtë në stërvitje. Nuk e dija se si do të gjuante”, tha Ancelotti.

“Ai e zgjodhi këtë mënyrë dhe i shkoi shumë mirë. Ai ka personalitet dhe karakter të fortë.  

Tjera nga autori:
1