Futboll

LIVE:

Portugalia në finale - Maqedonia e Veriut bën mrekullinë dhe eliminon Italinë

Itali 0:1 Maqedonia e Veriut (Trajkovski 90+2) 
Portugali 3:1 Turqi (Otavio 15', Jota 42', Yilmaz 65', Nunes 90+4)

Përditësuar 3 muaj më parë

<b></b> Portugalia në finale - Maqedonia e Veriut bën mrekullinë dhe eliminon Italinë

Finalja e 'play-off': Portugali - Maqedoni e Veriut

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:34

3 muaj më parë

23:34

Të martën e ardhshme, me saktësisht me 29 mars do të zhvillohet finalja e 'play-off'.

Portugalia arriti që sonte të eliminoi Turqinë me rezultat komod 3:1, ndeshje ku dominuan nga minutat e parë.

Ndërsa, sa i përket Maqedonisë së Veriut bën befasinë duke eliminuar kampionin e Evropës, Italinë me një gol të vonshëm (0:1).

Kështu, finalja do zhvillohet me 29 mars dhe fituesi do kualifikohet në Kupën e Botës 2022 që zhvillohet në Katar.

Presidenti i federatës italiane, Gravina: Humbja e sotme tregon që diçka duhet të ndryshojë në futbollin italian

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

23:23

3 muaj më parë

23:23

Presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina, foli me shumë hapur pas përfundimit të ndeshjes në Renzo Barbera, me ç'rast Italia u eliminua për herë të dytë nga playoffi për ta siguruar pjesëmarrjen në botëror: "Humbja e sotme tregon që diçka duhet të ndryshojë në futbollin italian.

"Duhet të kuptojmë vërtet se çfarë duhet të bëjmë për ta ngushtuar dallimin me të tjerët. Në kampionatin e të rinjve, në Primavera, prania e lojtarëve italianë është vetëm 30%. Duhet të flasim për këto."

"Shpresoj që Mancini ta vazhdojë bashkëpunimin me neve. Uroj që si ai, ashtu edhe ne, ta gëlltisë sa më parë këtë humbje, për të vazhduar mëtutje", përfundoi ai.

Marco Verratti: S'ka vend për arsyetime - duhet t'i parashtrojmë disa pyetje vetes

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

23:18

3 muaj më parë

23:18

Marco Verratti në fund të ndeshjes u deklarua si vijon: "Ky i sotmi është një zhgënjim i madh. Ishte një ndeshje që e kishim për detyrim ta fitonim. S'kemi çka të shtojmë përtej kësaj. S'kemi arsyetime!

"Goli i pësuar në fund ishte një makth i vërtetë. Kemi qenë superiorë. Na ka munguar saktësia. Në futboll është vendimtare të jesh klinik para portës. Zemërimi është vërtet i madh.

"Jemi këtu që po flasim për një vetëshkatërrim. Kemi kapërcyer në një periudhë nga heronj në një rënie drastike. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, por neve na përket t'i parashtrojmë disa pyetje vetes. Duhet të kesh fat, e vërtetë, por edhe fatin duhet ta gjesh". 

Roberto Mancini: Nuk mund ta besoj se si rodhi ndeshja, sikurse të ishte i shkruar një fat i tillë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

23:12

3 muaj më parë

23:12

Përzgjedhësi italian u tregua shumë i zemëruar në fund të takimit kur u ballafaqua me pyetjet e gazetares italiane për mikrofonin e RAI. 

"Ky është zhgënjimi më i madh. S'mund të komentosh asgjë më shumë. Kemi bërë gjithçka për ta synuar fitoren. Disa ndeshja janë kështu. Mbase, e kam të vështirë të flasë edhe për vetë paraqitjen e sotme, sepse ishte dominim i plotë.

"Nëse në evropian na përcolli edhe fati disi, nga shtatori e këtej atë element e humbëm. 

"Grupin e kemi dominuar. Ta zëmë, në rastin e sotëm, nëse e analizojmë këtë ndeshje, pyet veten mos ishte gjithçka e shkruar kësisoj".

Kur u pyet për të ardhmen në stolin italian, ai u përgjigj: "Tani është shumë herët të flitet për të ardhmen".

Jorginho: Dhemb kur mendoj për penaltitë e gabuara - do të më mbesin në mendje për tërë jetën

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

23:09

3 muaj më parë

23:09

Jorginho është deklaruar pas përfundimit të ndeshjes. Ai për gazetarët italianë u shpreh: "E vështirë të shpjegohet kjo çfarë ndodhi. Madje, është e vështirë t'i gjesh këto përgjigje. Dhemb shumë!
Kam vështirësi të jap përgjigjet e mia, sepse ende s'po më besohet.

"Ta them të drejtën, besoj që në ndeshjet e fundit gjithmonë kemi qenë dominues. S'mund ta fajësojmë askënd. Ky është realiteti me të cilin duhet të përballemi. Kemi dëshmuar një futboll të mirë në këtë hark kohor, duke fituar edhe evropianin. Mirëpo, disa gabimet tona kanë peshuar shumë në ndeshjet e fundit. Edhe penaltitë e humbura nga unë do të më mbesin në mendje tërë jetën".

Giorgio Chiellini: Mos na cilësoni mendjemëdhenj - dhamë gjithçka nga vetja

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:52

3 muaj më parë

22:52

Kapiteni i Italisë ishte i pari që shfaqi kurajon të përballet me gazetarët italianë.

Ai u deklarua kështu: "Është e vështirë të shpjegosh këtë që ndodhi. S'kemi qenë mendjemëdhenj!
Nuk mund të na akuzoni për këtë. Kemi bërë disa gabime nga shtatori dhe tani po na faturohen. Jemi të dërmuar. Jemi të zhgënjyer, mërzitur dhe frustruar. Brenda nesh do të mbetet një boshllëk i madh për këtë dështim. Shpresoj që do të jemi bashkë me përzgjedhësin Mancini, të cilin e vlerësoj shumë. 

"I kemi pasur rastet tona, por ata u mbyllën mirë në 30 metrat e fundit të fushës. S'mund t'i fajësoj për asgjë bashkëlojtarët e mi, sepse edhe sot dhanë gjithçka nga vetja".

Njashtu, ai u pyet nga mediumi publik italian nëse kjo ishte paraqitja e fundit, por ai u shpreh: "Ju lutem, nuk është tani momenti i duhur për të folur për këtë gjë".

Finalja e 'play-off' - Portugali kundër Maqedonisë së Veriut

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:46

3 muaj më parë

22:46

Me fitoren e Portugalisë ndaj Turqisë dhe Maqedoninë e Veriut që eliminoi Italinë, finalja e 'play-off' do jetë ndërmjet portugezëve dhe maqedonasve.

Finalja zhvillohet me 29 mars dhe fituesi i ndeshjes do sigurojë 'biletën' për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022 që zhvillohet në Katar.

Italia humbet për herën e dytë radhazi botërorin, Maqedonia e Veriut kualifikohet në finale

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:43

3 muaj më parë

22:43

Ka përfunduar ndeshja në Renzo Barbera!

Maqedonia e Veriut ka siguruar një tjetër rezultat historik, duke mposhtur Italinë në terrenin e saj, gjegjësisht në stadiumin e Palermos, me golin që shënoi Trajkovski në minutën e 93-të. Ndeshja përfundoi mes fishkëllimave të mëdha të publikut vendas. Makthi për Italinë sa i përket kualifikimit në botëror vazhdon, sepse kjo është hera e dytë që zhgënjen duke u eliminuar. Ndërkaq për Maqedoninë e Veriut rezultatet e mëdha që po korrin s'kanë të ndalur. Tani do ta luajnë finalen ndaj Portugalisë. 

Portugalia kalon në finale - eliminon Turqinë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:40

3 muaj më parë

22:40

Kombëtarja e Portugalisë është kualifikuar në finale të 'play-off' duke eliminuar Turqinë me rezultat 3:1.

Portugalia vulos kalimin në finale - shënon Nunes

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:39

3 muaj më parë

22:39

Portugalia ka shënuar edhe golin që i siguron kalimin në finale ndaj Turqisë.

Ishte Nunes që shënoi golin e tretë të ndeshjes dy minuta pa përfundar ndeshja.

Pas një asistimi të Leaos, Nunes realizoi nga afërsia (90+4)

 

Trajkovski shënon në minutën e 92-të, Italia afër eliminimit

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:39

3 muaj më parë

22:39

92' GOOOOL!
Trajkovski përmes një goditjeje të saktë nga 25 metra ka shënuar gol spektakolar, duke mposhtur kësisoj Donnarumman. Goditja e tij ishte shumë e saktë dhe shkoi në cepin e majtë të portës.

Maqedonia e Veritu shumë afër ta sigurojë finalen drejt kualifikimit në botëror.

 

 

Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:35

3 muaj më parë

22:35

 

90' Gjyqtari i takimit ka vendosur t'i akordojë 5 minuta shtesë. Vazhdimet afrohen çdoherë e më tepër. 

Rezultati mbetet në shifrat e njëjta prej fillimit të ndeshjes: 0 me 0.

Joao Pedro dhe Giorgio Chiellini hyjnë në lojë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:34

3 muaj më parë

22:34

89' Italia ka bërë edhe dy zëvendësimet e radhës. Mes ovacioneve u futën në lojë Joao Pedro dhe Giorgio Chiellini. Nga fusha e blertë dolën Berardi dhe Mancini.

Vijon të mbetet pa gola rezultati në Renzo Barbera.

Maqedonia e Veritu bën zëvendësimin e katërt në lojë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:32

3 muaj më parë

22:32

86' Maqedonasit kanë bërë zëvendësimin e katërt në lojë. Velkovski doli nga fusha, për t'i lënë vend Kire Ristevskit.

Rezultati vazhdon të mbetet 0 me 0.

Pellegrini godet nga pozita anësore, por gabon rëndë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:30

3 muaj më parë

22:30

85' Pellegrini u gjend i vetmuar tre metra afër portës kundërshtare nga një pozitë anësore, por goditja e tij ishte tejet e zbehtë, pa rrezikuar fare portën e Dimitrievskit. Megjithatë, ishte një rast i mirë shënimi për ta zhbllokuar ndeshjen.

Kësisoj, me vazhdimet që afrohen, rezultati vijon të jetë 0 me 0.

Yilmaz humb penalltinë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:29

3 muaj më parë

22:29

Turqia ka humbur rastin e artë që të barazoi rezultatin kundër Portugalisë.

Ishte golashënuesi i golit të parë, Burak Yilmaz që dështoi nga pika e bardhë (85').

Pas rishikimit të VAR-it, u akordua 11-metërsh për Turqinë, por që Yilmaz dështoi nga pika e bardhë duke goditur shtyllën.

 

Roberto Mancini me zëvendësime të dyfishta

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:21

3 muaj më parë

22:21

77' Përzgjedhësi italian po mundohet t'i lëkundë disa ekuilibra në fushë. Ai ka bërë zëvendësimet e radhës. Në lojë janë futur Tonali dhe Pellegrini , kurse nga fusha kanë dalur Barella dhe Immobile.

Kësisoj, Raspadori do ta mbulojë pozitën e qendërsulmuesit, kurse Marco Verratti do ta mbajë shiritin e kapitenit në minutat e mbetura të ndeshjes.

Rezultati mbetet 0 me 0 në ishullin e Sicilias.

Maqedonia e Veriut bën zëvendësimin e tretë në lojë

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:17

3 muaj më parë

22:17

72' Kombëtarja mysafire ka bërë edhe zëvendësimin e tretë në këtë ndeshje. Nga loja doli Milan Ristovski, kurse në vend të tij u inkuadrua Bojan Miovski. 

Italia gjithnjë e më nërvoze në fushë, kurse Maqedonia e Veriut po iu afrohet vazhdimeve. 

Në Renzo Barbera, kur mungon diçka më shumë se njé çerek lojë, rezultati mbetet 0 me 0.

Bastoni godet me kokë, por Dimitrievski tregohet i vëmendshëm

Shpend Thaçi

3 muaj më parë

22:13

3 muaj më parë

22:13

67' Mbrojtësi italian, Bastoni, kërceu më lartë sesa të gjithë të tjerët, kur Italia ekzekutoi këndoren e 12-të në këtë ndeshje. Ai madje arriti të shkëputet dhe godasë, por topi përfundoi në duart e portierit maqedonas, Dimitrievski.

Mbetet pa gola rezultati në Renzo Barbera.

Turqia ngushton epërsinë ndaj Portugalisë - shënon Yilmaz

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:12

3 muaj më parë

22:12

Kombëtarja e Turqisë ka ngushtuar epërsinë ndaj Portugalisë.

Ishte Burak Yilmaz që realizoi nga afërsia pas një aksioni të shpejtë.

Under asistoi për Yilmaz që shënoi nga afërsia (65').

 

1
1