<b></b> Si bëri histori në Angli synimi i Liverpoolit për katërpletë

Si bëri histori në Angli synimi i Liverpoolit për katërpletë

02.05.2022 10:40

Pavarësisht se a e dashuroni apo e urreni Liverpoolin, të gjithë ne po e vrasim mendjen për të njëjtën gjë: a do t’i fitojnë ata një, dy, tre... apo të gjithë katër trofetë këtë sezon?

Kur kanë mbetur më pak se një muaj deri në përfundim të sezonit, fitimi i një katërpletë të paparë deri më sot nuk po duket më ëndërr e pamundur. Në fakt, megjithëse e kanë fituar vetëm trofeun e Carbao Cup deri tani, të kuqtë mund të pretendojnë tashmë se janë më afër katërpletës se çdo ekip anglez në të kaluarën.

Shumë klube janë përpjekur. Qëkur u bë e arritshme më 1960, 15 klube i kanë bërë 120 tentime për t’u bërë kampionë të Anglisë, ta pushtojnë Evropën dhe ta fitojnë FA Cup dhe Carabao Cup në të njëjtin sezon.

Deri tani i kemi parë tri tripleta nga ato ekipe dhe 17 ekipe të tjera e kanë arritur dopion. Por, deri më sot, asnjë ekip tjetër nuk ka arritur kaq larg brenda sezonit me shpresa kaq të mëdha për kapjen e të gjithë trofeve të mundshëm.

Tripleta e Manchester Unitedit në sezonin 1998-99, si fitues i Premierligës, Ligës së Kampionëve dhe FA Cup ishte historike me meritë vetjake dhe me të drejtë vlerësohet si njëra prej arritjeve më të mëdha nga një ekip anglez në cilëndo epokë.

Por skuadra e Sir Alex Fergusonit nuk kishte arritur as gjashtë muaj brenda katërpletës, sepse kishte rënë nga gara e kupës së ligës pas disfatës nga Tottenhami në çerekfinale, më 2 dhjetor 1998.

Kjo nënkuptoi se askush nuk fliste për një katërpletë nga djajtë e kuq as deri në Krishtlindje atë vit, e lërë më në pranverë. Megjithëse, njëlloj si Manchester City më 2019 dhe Liverpooli më 1984, Unitedi kishte shumëçka për të festuar.

Ekipi i Unitedit që ishte më afër fitimit të katërpletës, në fakt, ishte ai i sezonit 2008-09, i cili e fitoi Premierligën dhe kupën e ligës.

Ai ekip arriti tre muaj afër katërpletës, por humbja nga Evertoni në FA Cup në gjysmëfinale dhe disfata nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve, bëri që ata të pajtoheshin me vetëm dy trofe në fund.

Tani për tani, Liverpooli e ka vetëm një trofe në çantë.

Ky është tentimi i 24-të i të kuqve në 47 sezone për katërpletë. Kjo arritje është bërë e mundshme qëkur u themelua Carbao Cup në sezonin 1960-61, më së shumti tentime deri tani bashkë me Manchester Unitedin.

Pavarësisht sa i jashtëzakonshëm ka qenë sezoni i Liverpoolit deri tani këtë vit, është numri i përgjithshëm i trofeve që do ta fitojë në fund ai që do të vendosë se si do të mbahet në mend ky sezon i tij. E jo sa gjatë e pati mundësinë për të fituar gjithçka apo sa ndeshje ishte larg lavdisë.

Pyetni Chelsean për këtë.

Deri në këtë javë, skuadra e Jose Mourinhos më 2007 kishte qenë në garë për ta fituar katërpletën më gjatë se çdo klub tjetër anglez.

Kjo ndodhi 15 vite më parë, por tashmë është harruar shumë dhe madje ishte injoruar nga shumë në atë kohë.

Tjera nga autori:
1