<b></b> Trajneri i Mallorcas për të ardhmen e Vedat Muriqit: Ai është shumë i motivuar, duhet të ulemi...

Trajneri i Mallorcas për të ardhmen e Vedat Muriqit: Ai është shumë i motivuar, duhet të ulemi...

26.04.2022 11:28

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, e ka lënë të hapur mundësinë që skuadra e tij ta mbajë Vedat Muriqin edhe pas këtij sezoni.

Përfaqësuesi i Kosovës, Muriqi, iu bashkua Mallorcas në janar nga Lazio, në një marrëveshje huazimi gjashtëmujor, me mundësi blerjeje për 12 milionë euro në fund të sezonit.

Kohët e fundit raportohej në mediat spanjolle se Mallorca nuk do ta ushtrojë të drejtën për ta blerë ish-sulmuesin e Lirisë në verë, për shkak se gjoja e vlerësonte të lartë çmimin e tij.

Megjithatë, loja e mirë dhe bindëse e 27-vjeçarit i ka lënë shumë mbresa trajnerit Aguirre dhe të tjerëve në klubit ishullor.

I pyetur nëse Mallorca a do ta paguajë apo jo çmimin prej 12 milionë eurove për Muriqin, Aguirre tha: “Nuk mund ta flas duke hamendësuar. Duhet të presim derisa të përfundojë [sezoni] dhe të shohim çfarë mund të bëjmë.”

Duke folur për mediat spanjolle, ai shtoi: “Duhet të ulemi me [Lazion], të planifikojmë, ta shohim a ia vlen, ta shohim se çfarë do të ndodhë me çështjen e huazimit dhe çfarë na duhet neve. Megjithatë, ai është shumë i motivuar [për të qëndruar].”

Muriqi ia ka ngjallur shpresat e mbijetesës Mallrocas që prej mbërritjes në Palma, duke qenë lojtar kyç në largimin e skuadrës nga zona e rënies në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Kosovari është sulmuesi i vetëm që ka luajtur titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Aguirres në vitin 2022.

“Pesë sulmuesit tanë janë të ndryshëm dhe çfarëdo kombinimi është i mirë. Ai që ka luajtur më së shumti është Muriqi, sepse ai është shumë i dhënë pas golit dhe shumë i nxitur. Me përjashtim të Mattheë [Hoppe], atë e kam futur në lojë me çdo sulmues tjetër dhe më ka pëlqyer puna e tyre”, tha Aguirre për Muriqin dhe sulmuesit e tjerë të tij.

Muriqi është përfshirë në pesë gola për Mallorcan, më shumë se çdo futbollist tjetër i kësaj skuadre në vitin 2022. Pra, katër gola dhe një asist në 12 paraqitje.

Para ardhjes së Muriqit, Mallorca ishte vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga La Liga, tani, pas 12 paraqitjeve të tij dhe kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje deri në përfundim të sezonit, skuadra e Javier Aguirres është në pozitë shumë më të mirë për të mbijetuar, pasi renditet në vendin e 16-të me 32 pikë, ka tri pikë më shumë se vendi i 18-të dhe baras me pikë me vendin e 15-të.

Tjera nga autori:
1