<b></b> Tyson Fury: Kam shkuar me 500 gra, jam tradhtar dhe gënjeshtar

Tyson Fury: Kam shkuar me 500 gra, jam tradhtar dhe gënjeshtar

26.04.2022 14:38

Tyson Fury ka zbuluar se kishte shkuar me 500 gra para se të martohej, gjë për të cilën këmbëngul se pendohet, si dhe e ka pranuar se kishte gënjyer dhe tradhtuar në marrëdhëniet e kaluara me gratë.

Boksieri britanik foli për “gjërat e këqija që i kishte bërë e po i bën”, por këmbënguli se është penduar për jetën e shfrenuar dhe seksin para martesës.

33-vjeçari është i martuar me Parisin që prej vitit 2008 dhe ata i kanë gjashtë fëmijë së bashku. Megjithatë, në maj Furyt iu zbuluan disa fotografi ku shihej duke u lyer me krem dielli nga një tifoze në bikni.

Duke folur për Boxing News Online të premten e kaluar, Fury tha: “Unë jam gënjeshtar, tradhtar, arrogant dhe krenar. Unë e kam bërë dhe e bëj çdo gjë të keqe. Të gjithë ne bëjmë gabime, apo jo?”

“E vetmja gjë për të cilën pendohem është që kam bërë seks para martesës. Nëse do të mund ta fshija këtë, atëherë jeta ime do të ishte e përkryer. Pendohem për të gjitha ndyrësitë që i kam bërë në jetë”, nënvizoi ai.

Ai shtoi: “Duhet të kem bërë seks me 500 gra, apo më shumë, nuk e di, më ka humbur filli i llogaritjes.”

“Kur e mendoj tani, është ndyrësi e madhe. Nuk jam njeri fetar, më pëlqen t’i ndihmoj njerëzit dhe të bëj gjëra të mira. Po i lë të gjitha punët e këqija.”

“Iu kam dhënë fund pirjes dhe daljeve. Tani mund të zgjohem herët dhe t’i dërgoj fëmijët kudo të shtunën në mëngjes, në vend se të fle deri në orën 12:00”, tregoi ai.

Fury u takua me Parisin kur ajo ishte 15 vjeçe dhe ata nuk nisën lidhjen deri pas ditëlindjes së 16-të të Parisit.

Ata u martuan në vitin 2008. Si praktikues të fesë katolike, ata nuk bënë seks deri kur u martuan zyrtarisht.

“Edhe pasi u fejuam, Tyson flinte në karavan në shtëpinë e prindërve të mi, derisa unë flija brenda shtëpisë”, tha Parisi.

Të shtunën, Fury e mbrojti titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC, pasi e mposhti me nokaut në rundin e gjashtë bashkatdhetarin e vet Dillian Whyte para 94 mijë tifozëve në Wembley.

Fury ka lënë të kuptohet se ajo ishte lufta e tij e fundit në karrierën e tij të shquar dhe se mund të pensionohet së shpejti.

Tjera nga autori:
1