Përditësim: Reagon Raiola: Gjendja ime shëndetësore? I mllefosur

Përditësim: Reagon Raiola: Gjendja ime shëndetësore? I mllefosur

28.04.2022 13:39

E përditësuar: Mino Raiola ka thënë se ndihet i mllefosur me mediat për raportimin e thashethemeve për vdekjen e tij.

Mediat më të mëdha italiane dhe ato botërore raportuan të enjten paradite se Raiola vdiq sot në moshën 54-vjeçare.

Por Raiola e ka mohuar lajmin përmes një shkrimi në Twitter.

“Gjendja ime e tanishme shëndetësore për ata që po pyesin: i mllefosur, hera e dytë brenda katër muajve që më vrasin mua. Duket se janë në gjendje edhe të më ringjallin”, shkroi 54-vjeçari.

__________________________________________________________
__________________________________________________________

Përditësim: Spitali San Raffaele në Milano e ka mohuar lajmin për vdekjen e menaxherit të famshëm të futbollit, Mino Raiola, duke thënë se ai është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, por ende gjallë.

Mediat më të mëdha italiane dhe ato botërore raportuan të enjten paradite se Raiola vdiq sot në moshën 54-vjeçare.

Megjithatë, lajmi nuk është konfirmuar nga familja e Raiolës dhe spitali në Milano, ku ai është shtruar kohëve të fundit, e ka mohuar lajmin.

“Ai është në gjendje të rëndë, por ende gjallë”, thuhet në njoftimin e spitalit, sipas mediave italiane.

______________________________________________________
______________________________________________________

Mediat italiane: Vdes Mino Raiola

Ka vdekur Mino Raiola, menaxheri më i famshëm i lojtarëve në botën e futbollit, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Ai vdiq të enjten në moshën 54-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të shkurtër, njoftojnë mediat italiane.

Nuk është e qartë se nga çfarë vuante Raiola, por në janar ishte raportuar se ai ishte pranuar urgjentisht në spitalin e Milanos. Këto raportime u mohuan më vonë nga ekipi i tij, i cili kishte këmbëngulur se supermenaxheri ndodhej në spital vetëm për një vizitë procedurale.

Raiola ka qenë menaxheri më i famshëm i futbollistëve në dekadat e fundit, duke i pasur nën menaxhim yjet si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Mario Balotelli, Erling Haaland dhe Matthijs de Ligt.

Ai u lind më 4 nëntor, 1967 në Nocera Inferiore të Italisë, por u zhvendos në Holandë në moshën njëvjeçare.

Babai i tij kishte hapur piceri dhe Raiola kishte vendosur t’iu ndihmonte prindërve duke u përkushtuar si kamerier.

Ai i fliste shtatë gjuhë: holandisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht dhe italisht.

Për punën e tij si kamerier, Raiola njihej me nofkën “kryekuzhinier i picës”, derisa një ditë ai duke qeshur tha: “kurrë në jetë s’kam bërë picë”.

Dashuria për futbollin e shtyu që në moshën 20-vjeçare të bëhej shef i sektorit të rinjve në Haarlem, para se ta merrte rolin e drejtorit sportiv në klubin holandez.

Pasi e themeloi kompaninë e vet, ai nisi të kujdesej për interesat e futbollistëve, duke i marrë nën menaxhim shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe shumë talente të reja.  

Tjera nga autori:
1