<b></b> Wolves me përmbysje triumfon një pikë ndaj Chelseas

Wolves me përmbysje triumfon një pikë ndaj Chelseas

07.05.2022 18:02

Chelsea nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Wolves.

"Blutë" e Londrës ishin duke triumfuar me rezultat 2:0, por "Ujqërit" u këndellen vonë duke shënuar dy herë për të arkëtuar një pikë.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin duke bërë presion qysh nga minutat e para dhe e gjetën golin përmes sulmuesit Timo Werner, por që pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua pasi rezultoi se gjermani kishte bërë një faull (34').

Vetëm katër minuta më vonë, Chelsea realizoi sërish, këtë herë përmes Ruben Loftus-Cheek, por që prapë u anulua nga VAR-i, kësaj radhe për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, kjo nuk ndryshoi asgjë, me Chelsean që vetëm u motivua më shumë dhe vazhdoi me sulmet e njëpasnjëshme edhe pas pjesës së dytë.

Qendërsulmuesi Romelu Lukaku fitoi një penallti pasi u faullua brenda zonës dhe pastaj u tregua i saktë duke e konkretizuar në gol.

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë, belgu shënoi edhe të dytin pas një gabimi në mbrojtje të mysafirëve (58').

Wolves u këndellen vonë, fillimisht duke ngushtuar rezultatin përmes sulmuesit Francesco Trincao që shënoi një eurogol nga distanca (80’).

Vlen të ceket se i pranishëm në tribunë në "Stamford Bridge" ishte edhe presidenti i ri i klubit, Todd Boehly.

Ndërsa, në 'frymën e fundit', mbrojtësi Coady shënoi me kokë pas një harkimi të Jimenez (90+6'), duke bërë befasinë midis "Stamford Bridge" dhe nisur festën për mysafirët.

Me këtë barazim, Chelsea mban pozitën e tretë në tabelë me 67 pikë të tubuara, derisa Wolves vazhdon të ëndërrojë për një pozitë në Evropë, duke u renditur në pozitën e tetë me 50 sosh.

Në ndeshjen e radhës, Chelsea do të jetë mysafir i Leeds United, derisa Woles do ta pres Manchester Cityn.

Tjera nga autori:
1