<b></b> A duhet transgjinoret të lejohen të garojnë në sportet e grave? Çfarë thonë shkencëtarët

A duhet transgjinoret të lejohen të garojnë në sportet e grave? Çfarë thonë shkencëtarët

10.05.2022 16:09

A duhet atletet transgjinore të lejohen të garojnë në sportet e grave? A ekziston një përparësi e padrejtë? A duhet transgjinoret ta kenë sportin e vet?

Biseda rreth përfshirjes se transgjinoreve në sportin e grave i ka ndarë njerëzit brenda dhe jashtë sportit, madje e ka nxitur edhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, të reagojë.

Përqendrim i debatit është rreth gjithëpërfshirës, paanësisë në sport dhe sigurisë në sportin e grave - më saktë nëse transgjinoret mund të garojnë në sportet e grave pa përfituar nga përparësitë e padrejta që iu jep gjinia biologjike apo nëse ato përbëjnë rrezik për t’i lënduar garueset e tjera.

Në këto pyetje janë përgjigjur një shkencëtar dhe një shkencëtare, të cilët japin qëndrimet e tyre të kundërta.

Ross Tucker është shkencëtar i sportit i cili thotë se dallimet fiziologjike që bëhen gjatë pubertetit mund të krijojnë përparësi të mëdha në paraqitjen sportive mes burrave dhe grave.  

Joana Harper është shkencëtare e sportit dhe vetë transgjinore. Ajo i studion ndikimet e ndryshimit në atletet transgjinore.

A gëzojnë përparësi të padrejtë transgjinoret ndaj grave në sport?

Harper: Përparësitë nuk janë patjetër të padrejta, dhe më lejoni t’i përdor dy shembuj, një ku përparësitë nuk janë të padrejta dhe një ku ato janë të padrejta.

Atletët majtakë kanë përparësi ndaj atletëve djathtakë në shumë sporte. Por më së shumti përparësi kanë mbase në sportin e skermës, ku 40% e lojtarëve të skermës janë majtakë, ndërsa vetëm 10% e popullsisë është majtake.

Por lojtarët majtakë dhe ata djathtakë në sportin e skermës mund të përfshihen në lojë të barabartë, pavarësisht faktit se majtakët kanë përparësi ndaj djathtakëve.

Megjithatë, në boks nuk mund ta fusësh kurrë në ring një boksier të madh me një boksier të vogël, pavarësisht se sa i mirë është boksieri i vogël. Pavarësisht se sa shumë punon, sa fort stërvitet dhe sa garues i fortë është boksieri i vogël, ai kurrë nuk mund ta mposhtë boksierin e madh. Dallimi në madhësi nënkupton se nuk ka garë të barabartë mes boksierëve të mëdhenj dhe atyre të vegjël.

Prandaj pyetja nuk është se a kanë përparësi transgjinoret, por a mund transgjinoret të garojnë kundër grave në mënyrë të barabartë? Të them të drejtën, përgjigjja nuk ka ende përgjigje përfundimtare.

Trucker: Kur djemtë e arrijnë moshën 13 apo 14 vjeçe, gjërat fillojnë të ndryshojnë fizikisht dhe ne shohim masë të rritur muskulore, zgjerim të ashtave dhe ndryshim të skeletit të njeriut, ndryshim të zemrës dhe mushkërive, rritje të nivelit të hemoglobinës dhe shumë ndryshime të tjera që janë kontribuues të mëdhenj në paraqitjen sportive.

Ulja e testosteroneve i ka disa ndikime në ato sisteme, por nuk është ulje e plotë, dhe çfarëdo qofshin dallimet biologjike, testosteronet vijojnë të jetë të pranishme, qoftë edhe pasi niveli i tyre të jetë ulur dukshëm.

Pra prapa lë një pjesë të madhe të testosteroneve të cilat u japin përparësi burrave ndaj grave në paraqitjet sportive.

Tjera nga autori:
1