<b></b> Anglia në fund siguron një pikë ndaj Gjermanisë, Italia rigjen ndjesinë e fitores

Anglia në fund siguron një pikë ndaj Gjermanisë, Italia rigjen ndjesinë e fitores

07.06.2022 22:43

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar një pikë ndaj Gjermanisë, derisa Italia riktheu "ndjenjën e fitores" duke triumfuar ndaj Hungarisë.

Gjermania zhvilloi paraqitje të bukur ndaj Anglisë, ku ndeshja ishte shumë e baraspeshuar me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:1.

Vendasit e nisën shumë më mirë pjesën e parë, atë duke gjetur golin pas 23 minutave me anë të Jonas Hofmann, por që pastaj u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Anglia gjithashtu kishte raste të mira dhe krijoi disa aksione fenomenale, mirëpo nuk i finalizuan.

Gjermania u tregua edhe më e saktë gjatë pjesës së dytë nisi më mirë për vendasit, duke gjetur golin e epërsisë përmes Hofmann, i cili realizoi me një goditje fantastike pas asistimit të Joshua Kimmich (50').

Tutje, të dy kombëtaret zhvilluan lojë edhe më ofensive, duke bërë tentime të njëpasnjëshme dhe mos dorëzimi i “Tre Luanëve” në fund u shpërblye, kur Harry Kane u faullua brenda zonës dhe më pas u akordua 11-metërsh, të cilën e konkretizoi.

Kështu, Gjermania zë pozitën e tretë në ligën A, grupi 2 me dy pikë, derisa Anglia mbetet në fund me një sosh.

Raporti i ndeshjes Itali 2:1 Hungari

Italia i është rikthyer fitores, duke mposhtur Hungarinë, anipse me rezultat të ngushtë dhe pa bindur krejtësisht me lojë të zhvilluar në fushë. 

Kombëtarja e udhëhequr nga Mancini e nisi më mirë lojën, por iu deshën plot 21 minuta për ta rrezikuar për herë të parë portën hungareze. 

Pas pesë minutave Hungaria u kundërpërgjigj me Sallai, por Donnarumma ndali goditjen e tij. 

Italia ia doli të kalojë në epërsi me lokomotivën e mesfushës së saj, Barella, i cili shfrytëzoi siç është më së miri asistin e dhënë nga Spinazzola, lojtar i cili i mungoi gjatë dhe shumë Kombëtares së Italisë.


Në stadiumin e Cesenas, axurrët morën kontrollin e lojës në minutat e mbetura të pjesës së parë. Kjo u dëshmua edhe në minutën e 45-të, ku fare pak çaste para se të përfundonte pjesa e parë, Pellegrini finalizoi me gol pasimin që iu dha nga Politano, për t'i çuar shifrat në 2:0.

Kështu përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë vendasit meqë ishin në epërsi, filluan që ta ulin presionin dhe paralelisht Hungaria nisi që të orvatet më shumë në aksionet e saj sulmuese.

Një sinjal të tillë mysafirët e bënë të qartë me Sallai në minutën e 53-të, por Donnarumma ishte i vëmendshëm që ta largonte rrezikun.

Italianët u munduan me anë të një goditjeje të Politanos ta trefishonin epërsinë në minutën e 55-të, por topi përfundoi në trasversale. 

Qendërmbrojtësi Mancini vendosi të katranosë gjithçka në minutën e 61-të, kur në mënyrë të pafat shtyju topin në portën e tij, duke mos u kuptuar mirë me Donnarumman. Kësisoj, Hungaria ngushtoi epërsinë e Italisë në 2:1.

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati shumë emocione, me Italinë që siguroi fitoren e parë në grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve, duke udhëhequr grupin me 4 pikë, e pasuar nga Hungaria me 3 pikë, Gjermania 2 dhe Anglia 1. 

Ndeshjet e ardhshme që ka në program Italia janë me Anglinë në Wembley dhe Gjermaninë në stadiumin Borussia-Park. 

Tjera nga autori:
1